LIVE UPDATES
Sport

Shehi: “Nesër prisni të shikoni një Tiranë tjetër, mos harroni fillimet e Skënderbeut!”

“Vlerat në letër nuk janë domethënëse në fushë dhe nesër shpresoj të mos ketë dallim fare. Koha ikën dhe mbeten kujtimet, që kthehen ose në pengje, ose në nostalgji”.

18 Korrik 2022, 17:48 Nga DOSJA
Shehi: “Nesër prisni të shikoni një Tiranë

TIRANE - Para ndeshjes së nesërme, e para për turin e dytë në Conference League ndaj Zrinjskit, e cila do të luhet në "Air Albania", në orën 20:00, trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli në konferencë për shtyp, ku thekosi se tashmë nuk mund të mbajnë mendjen te e kaluara, ndërsa shtoi se nesër do të shfaqet një ekip ndryshe.

“Ana psikologjike është mirë, nuk ka vend për të qarë atë që iku dhe në futboll ndeshja e radhës vjen shpejt. Sa mirë që rikthehemi pas një jave dhe ana psikologjike është e mirë për të përballuar një ndeshje ndaj një kundërshtari të ndryshëm nga ai që ishte një javë më parë. Përballemi me një skuadër që ka bërë mirë dhe ka traditë, ka të ndërthurrur eksperiencën dhe lojtarët e rinj. Është një ndeshje sa e vështirë por edhe e pranueshme. Nuk është për Champions, por luajmë sërish përballë kampionëve.

Kemi një formacion të pranueshëm përballë kundërshtarit të nesërm. Nesër do të ketë ndryshime pasi ndryshon edhe kundërshtari, kemi zgjedhur një strategji tjetër dhe në fushë do të shihet. Nesër shihen ndryshimet, jo sot. Flasim për një Tiranë që ka boshllëqe në organikë. Ka situata në futboll që të ulin entuziazmin, në 45-minutat e para me Dudelange pamë një Tiranë agresive dhe që shkonte sipas sezonit të kaluar.

Ne nesër kemi menduar një strategji tjetër se ndryshon kundërshtari dhe lojën do ta interpretojmë në mënyrë tjetër. Sa i përket Tiranës serioze siç ishte në sezonin e kaluar, ne këtë pretendojmë. Por, ne kërkojmë të shkojmë aty ku ishim sezonin e kaluar dhe më pas të përmirësohemi. Lojtarët individual rrisin vlerën e skuadrës, por ata kanë lojtarë të huazuar.

Ne kërkojmë që lojtarët që janë të përballojnë edhe kampionatin, ne nuk duam lojtarë në huazim për Europën. Përballjet në fushë do të tregojnë vlerën, e tregojnë dyluftimet individuale dhe ekipore. Vlerat në letër nuk janë domethënëse në fushë dhe nesër shpresoj të mos ketë dallim fare. Koha ikën dhe mbeten kujtimet, që kthehen ose në pengje ose në nostalgji. Kur humbet një ndeshje kërkon që pengjet t’i minimizosh ose t’i shtosh dhe thua sikur ta kisha bërë ndryshe.

Duhet të jemi agresivë dhe të dalim para porte, disa nga pengjet e ndeshjes që kaloi nuk janë rastet. E rëndësishme është t’i krijosh ato, por janë disa detaje që gabuam dhe humbën përqëndrimin. Këto i takojnë të shkuarës tashmë dhe nuk ka kthim pas. Kërkojmë të përforcohemi për të ardhmen, kemi marrë Hussein për të plotësuar organikën. Dy lojtarë do të afrohen dhe është çështje kohe. Klubi rrotullohet rreth stemës dhe tifozëve të cilët i falenderoj”.

Eksperienca me Skënderbeun në Europë, kjo Tiranë ka më pak eksperiencë? “Të gjithë e kujtojnë Skënderbeun që u fut në Europa League dhe mori pikë, por shumë harrojnë fillimin. Skënderbeu fillimit ikte që në turin e parë dhe lojtarët edhe pse ishin me eksperiencë nuk shfaqeshin mirë, Skënderbeu nuk shkoi rastësisht lart, duhet vazhdimësi.

Kam qenë vetë aty dhe na mbyste ndenja e inferioritetit. Pas pesë viteve dhe përballjeve vit pas viti shkoi aty, ne jemi në fillime dhe skuadra ka nevojë për eksperiencë dhe të jetë aty. E nëse Tirana, nëse del kampione në sezonin e ri, do të jetë më mirë në Europë, sepse është thelbësore eksperienca, sepse cilësia nuk i mungon”.

Avantazhet e Tiranës dhe të kundërshtarit? “Kjo shihet në fushë, është një ndeshje e barabartë dhe fusha të jep përshtypjet për kundërshtarët. Edhe pse nuk është goli, ndeshja e parë është e rëndësishme për taktikën dhe psikologjinë. Por, sido që të jetë rezultati, kualifikimi nuk mbyllet nesër”, u shpreh Shehi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet