Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-mbrojtësi i Barcelonës i akuzuar për sulm seksual refuzoi të merrte pilula gjumi, nuk telefonoi askënd dhe hëngri fruta vetëm natën e tij të parë pas hekurave.
SPANJË- Kur je mësuar të jetosh një jetë para dritave pasi ke luajtur për Brazilin, Barcelonën, Paris Saint-Germainin dhe Juventusin, një natë në burg është gjithmonë e vështirë. Sidomos e para. Dani Alves, 1.5 muaj më parë luajti në Kupën e Botës me Seleção ndërsa muaj më parë ishte futbollist i Barcelonës, përpara se Xavi ta përjashtonte. 39-vjeçari natën e 30-31 dhjetor 2022 shkoi në një klub në Barcelonë për t'u argëtuar me miqtë, por kjo natë i ndryshoi jetën.
Një vajzë 23-vjeçare e ka denoncuar për sulm seksual. Ajo dëshmoi se ai fillimisht ia futi dorën brenda të brendshmeve dhe më pas e çoi në tualet dhe e detyroi t'i bënte seks oral. Kur ajo reagoi, ai e goditi dhe e detyroi ta përfundonte atë që kishte nisur. E shau, ejakuloi dhe u largu. Të gjitha këto vajza i raportoi po atë natë në Policinë e Barcelonës. Ai gjithashtu shkoi në një spital për të provuar gjithçka që ndodhi.
Edhe pse ai pretendoi se e gjitha ishte një gënjeshtër. Disa ditë më vonë atij iu kërkua të kërkonte falje. Ai ra në kontradikta dhe ishte ironik në rrëfimin e tij. Prokurori nuk e besoi dhe i kërkoi burg, ndaj dhe gjykatësi e çoi pas hekurave të qelisë deri në zbardhjen e çështjes.
Ai do përballet me 4 deri në 12 vjet burg nëse shpallet fajtor!
Alves u dërgua natën në burgun Brians 1 në Barcelonë, i vendosur në qytetin e Sant Esteve Sesrovires. Kjo është qendra që zëvendësoi burgun historik Modelo në Barcelonë kur u mbyll në korrik 2017. Është 40 km nga qendra e qytetit. E përdorin për të paraburgosur (burra dhe gra). Alves shkoi në burg me rrobat me të cilat u arrestua. Ai iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor, iu morën shenjat e gishtave dhe më pas u fotografua. Ai nuk rezistoi.
E çuan në qeli ku për arsye sigurie nuk kishte shok dhomë. Në qeli kishte krevat, tavolinë, tualet dhe dush brenda. Gardianët i kanë shpjeguar 39-vjeçarit se mund të telefononte çdo person që donte, por ai nuk pranoi. Ai pretendoi se nuk mbante mend asnjë numër. Alves nuk foli me askënd tjetër përveç rojeve. Sipas mediave spanjolle, ai ka refuzuar të marrë një pilulë gjumi për të fjetur shpejt, ndërsa vetëm frutin ka prekur nga tabakaja me ushqime që i kishin çuar. Megjithatë, ai foli me zë të ulët dhe me respekt për gardianët.
Policia po vazhdon hetimet. Spanjollët raportojnë se ai u dërgua në burg sepse mund të largohej nga Spanja për në Brazil dhe të zhdukej.
Sipas raportimeve, ai mund të akuzohet për përdhunim dhe jo për sulm seksual. Çështja mbërriti edhe në qeveri, ku ministrja e barazisë, Irene Montero, shkruante në rrjetet sociale: Kushdo qoftë autori i dyshuar, ligji mbron të gjitha gratë. Gratë që vuajnë çdo lloj dhune seksuale kanë mbrojtjen e shtetit.
GJERMANI - Këlni aplikoi, këtë të shtunë, një mposhtje ‘të modës së vjetër’ (7-1) ndaj Werder Brem...
SPANJE - Atlético Madrid priti dhe mposhti Valladolidin me një rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e javës së 18-të t&e...
ITALI - Eliminimi i pabesueshëm ndaj Cremoneses në Kupë ishte vetëm një aksident. Napoli aktivizoi modalitetin dërrmues n&eu...
SPANJE - 'Sessions #53' nga Bizarrap dhe Shakira, është kthyer në një ikonë muzikore për t'ia dedikuar ish-it tuaj,...
ANGLI - Jurgen Klopp ka kujtuar Arsene Wengerin pas barazimit të ‘Reds’ në Stamford Bridge. Në një javë gjer...
SPANJE - Gazetat kryesore në Spanjë, si "El País" dhe "El Mundo" të Madridit dhe "El Periódico" e Barcelonës, publikuan pjes...
SPANJE - Daniel Alves është arrestuar në Spanjë, i akuzuar për sulm seksual. Nëse shpallet fajtor, dënimi i tij m...
TIRANE - Përfundojnë tri ndeshjet e para të javës së 17-të Abissnet Superiores, bardheblutë e Tiranës, në ‘...
ANGLI - Ndeshja mes Southampton dhe Aston Villa, e vlefshme për javën e 21-të të Premier Ligës, është ndërprerë p&e...
ANGLI - Përfundon pa gola ndeshja e madhe e javës së 21 të Premier League mes Liverpool dhe Chelsea. Në Anfield përfundoi 0-0, me ...