LIVE UPDATES
Sport

Rrëfimi i brazilianit Neymar Jr. dhe ambiciet e tij befasuese përtej Kupës së Botës…

Sulmuesi braziliani përgatitet për të fituar titullin në Katar, por edhe…

12 Nëntor 2022, 19:11 Nga DOSJA

Rrëfimi i brazilianit Neymar Jr. dhe ambiciet e tij befasuese përtej

FRANCE - Neymar dhe PSG përballen këtë të dielë kundër Auxerre, ndeshje e cila do të jetë e fundit para Kupës së Botës ‘Katar 2022’. Braziliani do të jetë një nga yjet e mëdhenj të asaj ngjarje, të cilën ai e arrin në një nga momentet e tij më të mira, duke qenë edhe lideri i madh i kombëtares braziliane për të fituar titullin.

Braziliani është bërë ylli, ndaj të cilit PSG-ja kërkon shumë, pas disa golave dhe asistime, të cilat e kanë bërë atë vendimtar dhe të çekuilibruar. Në moshën 30-vjeçare, ky Neymar të kujton më shumë atë që e ka shijuar kaq shumë lojën te Barcelona.

Edhe pse në një intervistë dhënë gazetës braziliane ‘O Globo’, Neymar nuk beson se ky do të jetë sezoni i tij më i mirë. Ai mbrohet nga kritikat për paraqitjen e tij në vitet e mëparshme në Paris: "E nisa mirë sezonin, por të gjitha sezonet e mia me PSG-në kanë qenë të mira, nëse shikoni numrat. Dallimi është se kam pasur dëmtime të rënda në sezonet e fundit dhe kam qenë jashtë fushës për një kohë të gjatë, gjë që më trishton”.

Në Brazil, ajo që bie në sy në këtë intervistë, është se sulmuesi mund të luajë Botërorin e tij të fundit në Katar. "Unë do të luaj sikur të ishte i fundit. Le të luajmë çdo ndeshje sikur të jetë e fundit, sepse nuk e dime e çfarë ndodh nesër. Nuk mund të garantoj se do të luaj një Botëror tjetër. Sinqerisht, nuk e di."

Një tjetër sfidë e Neymarit në Katar, përveç fitimit të trofeut, do të jetë edhe mposhtja e Pelé. Sipas shifrave të FIFA-s, Neymar është tre gola larg rekordit të Pelé, si golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit brazilian. Ndërsa numri aktual '10' ka shënuar 75 gola, ‘Mbreti’ ka shënuar 77. "Pelé është referenca. Pelé është futbolli. Pelé është praktikisht gjithçka për vendin tonë. Respekti dhe admirimi që kam për të është i madh,"- ka deklaruar 'Ney'.

Sigurisht, në mendjen e Neymar është fitimi i titullit me kombëtaren e Brazilit. Dhe, me siguri, pas Kupës së Botës ai ka sfidën për të fituar Chasmpions Leaguen e parë me PSG-në. Kjo mund ta afrojë atë më afër fitimit të “Topit të Artë”, diçka që nuk e ka arritur kurrë në karrierën e tij. Por në këtë intervistë në ‘O Globo’ shihet një Neymar më i thellë.

Braziliani deklaroi se "Më pëlqen të luaj futboll, më pëlqen të fitoj. Më pëlqen të jem më i mirë seç jam çdo ditë. Më pëlqen të ndihmoj shokët e skuadrës, kjo është gjëja kryesore". Dhe, objektivi i tij është shumë i qartë: "Shpresoj që emri im të shënohet në historinë e futbollit. Nëse jo në futboll, atëherë në jetën e dikujt".

Lavdia pret një Neymar që ëndërron të vazhdojë të shijojë futbollin, si me kombëtaren e Brazilit ashtu edhe me PSG-në. Futbolli me siguri do ta vlerësojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale