Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“I thashë mbrëmë Sylvinhos në një darkë që ishim, se i kam lënë një skuadër që ka vlera, ka disa pika kyçe, por tani duhet të vazhdojnë rrugëtimin e tij. Dua të shoh se si do të sillen tani me trajnerin e ri, uroj të piqen dhe të sillen si profesionistë dhe mbi të gjitha të tregojnë se e duan Shqipërinë”.

TIRANE - Çdo gjë fillon dhe mbaron, më pas puna e bërë la një shenjë të mire, ose më pak të mirë për atë që u bë. Kështu ndodhi edhe me Edoardo Rejan, ish-trajnerin kuqezi, i cili në një rrëfim për “Top Channel” bën përmbledhjen e kësaj aventure të fundit në karrierën e tij
“Kur kam ardhur herën e parë që pashë ndeshjen Shqipëri-Turqi vura duart në kokë, erdha për të parë ekipin dhe për pak u tërhoqa, thashë me vete ca dua unë këtu, nuk paska asgjë për mua. Megjithatë e mora përsipër një skuadër, që në atë kohë nuk kishte as krye as fund, me gjithë respektin për Panucin. Filluam me Salihin dhe Bulkun të udhëtonim në Zvicër, Greqi, Itali, e disa vende të tjera për të takuar djemtë që në fillim t'i motivonim. Erdhi ndeshja e parë me Islandën dhe pak më vonë Turqi dhe mora një përgjigje të mirë nga djemtë, aty thash ‘Ok’ kështu mund të vazhdojmë”.
Por ecuria kishte një kurbë në rritje dhe kulmorja pozitive e Edoardo Rejas ishte fitimi i grupit në Nations League, më pas gjithçka për t'u harruar.
“Nuk dua të gjej justifikime, pasi përgjegjësia ishte e imja. Pësuam gol në fund me Islandën dhe për fat të keq humbëm gjithçka, ndoshta mund ta lija Shqipërinë në vendin e dytë dhe Sylvinho do të kishte një situatë më komode. I thashë edhe mbrëmë në një darkë që ishim, i kam lënë një skuadër që ka vlera, ka disa pika kyçe, por tani duhet të vazhdojnë rrugëtimin e tij. Pas asaj ndeshjeje u takova me presidentin në shkurt. Aty isha shumë i zhgënjyer dhe një ditë më pas i thash presidentit, fillo të kërkosh për një trajner tjetër. Me kalimin e kohës fillova të kisha një marrëdhënie shumë të mirë me njerëzit, sepse edhe kur fituam grupin në Ligën e Kombeve, më ndalonin në rrugë më përgëzonin kudo. Nuk do të ta harroj kurrë këtë dashuri që më falën, më pëlqejnë shumë shqiptarët, janë të ndershëm, të përulur dhe punëtorë. Kam krijuar shumë miq këtu edhe jashtë ambientit të futbollit. Dikur flitej keq për shqiptarët, ndoshta në perëndim, por unë kam një qasje krejt të ndryshme, kam një mendim shumë pozitiv dhe ata do të mbeten gjtihmonë miqtë e mi. Kam kujtime shumë të bukura”.
Si shkoi mbrëmë darka me Sylvinhon?
Kështu besoj mendon edhe Sylvinho, ku luan çdo tre ditë duhet që të lësh dikë pushim. Kur unë i lija pushim për t'i dhënë hapësirë dikujt tjetër, ata mërziteshin. Unë i këshilloj që është mirë të mësojnë të rriten dhe të pranojnë që 25 lojtarët që janë pjesë e Kombëtares duhen respektuar njësoj të gjithë. Sepse kur luan ti, lë dikë tjetër në stol dhe anasjelltas e njëjta gjë është, edhe ai mërzitet. Dua të shoh se si do të sillen tani me trajnerin e ri, uroj të piqen dhe të sillen si profesionistë dhe mbi të gjitha të tregojnë se e duan Shqipërinë. Nuk është e rëndësishme të luash, është e rëndësishme të jesh pjesë e këtij grupi, këtë duhet ta fiksojnë mirë. Gjithashtu i dhashë disa këshilla për ambientin dhe se si jam ndjerë unë që në fillim e në vazhdim. Por mund të them që i gjithë stafi i ri që pashë janë shumë të mirë, një grup me shumë entuziazëm, sepse janë ish-lojtarë të një niveli shumë të lartë. Kanë eksperiencë të madhe, sepse kanë luajtur tek Barclona, në Angli, në Spanjë në Brazil. Në këtë këndvështrim kanë goxha eksperiencë dhe shumë besueshmëri, për këtë arsye një zgjedhje më të mirë nuk mund të bënte presidenti”.

Ky ishte stacioni i fundit i karrierës suaj si trajner?
“Kam një jetë që mendoj se do ta lë, që kur isha 58 vjeç, mendova kështu se isha i lodhur. Më pas mora drejtimin e Napolit dhe për 5 vite ia dolëm të fitojmë 3 kampionate dhe shkuam në Europë, më pas shkova tek Hajduku dhe e njëjta gjë, më pas katër vite tek Lazio, kalova edhe dy vite tek Atalanta dhe aty thashë tani boll më. Erdhi më pas oferta e Shqipërisë dhe isha këtu deri dje zyrtarisht. Sot jam 78 vjeç, erdha për një vit e gjysmë dhe qëndrova për 3 vite e gjysmë. Për të gjitha këto dua të falenderoj Zotin që më ka dhënë shëndet dhe kthjelltësi nga këndvështrimi mendor. Nëse do të jem ende i vlefshëm për Shqipërinë jam gati. Ne në Itali themi që e bukura ende nuk ka ardhur, por kjo nuk vlen për moshën time, ose bëhet më e vështirë tani, sepse ça doni të më bëni, që të vdes në pankinë...(qesh)... Por përtej shakasë unë kur jam në pankinë, e ndjej ende adrenalinën e sportit. E falenderoj edhe një herë Zotin që më dha mundësinë të punoj në ambientin e futbollit, pasi ka qenë gjithmonë pasioni im, që kur isha fëmijë 12 vjeç dhe deri tani, për këtë e ndjej veten shumë me fat. Si trajner e kam mbyllur, mund të jem drejtor teknik, sepse i kam që tani disa oferta nga skuadra italiane apo perëndimore, por këto janë oferta që do t'i vlerësoj në një moment të dytë. Si trajner, e them që tani, e kam mbyllur prej vërteti. Ndoshta na ndodh ndryshe, por janë gjëra që i përksin momentit. Deri dje isha trajneri më i vjetër në botë që vazhdoja drejtoja një skuadër. Nuk besoj që ka më të mëdhej se unë... e kam vendosur tashmë këtë rekord... që më kënaq sigurisht”.
Kemi mësuar se me rastin e tërmetit, ju keni kontribuar edhe financiarisht?
“Mua nuk më pëlqen të përmend gjëra të tilla, por unë kur i bëj të tilla gjëra pozitive, e ndjej me shpirt. Për njerëzit në nevojë unë bëj shpesh bamirësira dhe këtë gjë e bëjmë si familje bashkë me bashkëshorten time. Më pëlqen të jap, por asnjëherë s’më pëlqen ta tregoj. Më erdhi shumë keq për ata njerëz që u prekën, sepse ne shkuam edhe me Federatën që ndërtuam disa shtëpia dhe kjo më bëri të ndihem shumë mirë. Arritëm t'i japim disa gjëra shumë të vogla për ne, por për ata të mëdha, por këtë ndihmesë që kam dhënë e kam bërë me gjithë zemër”.
Ju nuk keni pranuar as të merrni disa premio që ju kanë takuar me Kombëtaren…
“Këto janë gjëra që unë i kaloj më tepër për bamirësi. Unë kështu jam i brumosur, kur ndihem i përmbushur, se ndoshta fitoj një ndeshje nuk kam nevojë për premio, pasi më kënaqin gjëra të tjera. Secili ka mënyrën e tij, ka njerëz që ndjen gjëra të tjera ndërsa unë jam i lidhur me marrëdhëniet me njerëzit. Nëse dikush pranë meje është fals nuk shkon mirë me mua, sepse unë jam shumë i hapur. Ndonjëherë edhe unë gaboj në zgjedhjet e mija, apo vlerësimet e mija, por nëse pranë meje kam dikë që më gënjen, ose është fals nuk bashkëpunoj dot. Por ky është një aspekt karakterial, sepse secili nga ne është i ndryshëm. Në të vërtetë kam hequr dorë nga disa premio, sepse nuk e ndjeja të drejtë që të merrja premio”.
Mesa po kuptojmë Shqipëria fitoi një turist më shumë?
“Unë rikthehem këtu si një person që ka kaluar shumë mirë në Shqipëri dhe do të rikthehem gjithmonë me shumë dëshirë. Dua të shkoj në Shkodër, pasi më ka mahnitur libri i At Zef Pëllumbit, por edhe në Krujë, pasi kam lexuar ‘Daullet e Shiut’ të Ismail Kadares, ku fliste për heroin tuaj Skëndërbeun. Aty kam kuptuar shumë për lufrat e popullit tuaj dhe trimërinë e shqiptarëve, që kurrë nuk e kanë ulur kokën dhe kam kuptuar që një shqiptari i besdis edhe miza kur i fluturon mbi kokë, jo më pushtuesi. As në periudhën e pushtimit turk asnjëherë shqiptarët nuk e ulën kokën. Zgjodhën edhe të vdisnin përpara faktit që të ishin të pushtuar”.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Margarida Corceiro, e dashura e sulmuesit portugez João Félix, ka publikuar mëngjesin e sotëm dy foto brenda një avioni,...
ANGLI - Chelsea dhe Atlético Madrid tani po shkëmbejnë dhe nënshkruajnë dokumente për marrëveshjen e João Fél...
ANGLI - Cristiano Ronaldo ka fituar pesë “Topa të Artë” në karrierën e tij të shkëlqyeshme, por ka zgjedhur t&e...
SPANJË - Barcelona është detyruar të paguajë një nga ish-lojtarët e saj me 7.5 milionë stërlina, pasi e largoi at...
ITALI - Mbrëmë, skuadra kryeqytetase e Lazios u mblodh për të festuar 123-vjetorin e klubit bardhekaltër. Skenari ishte i njëjt&...
SPANJE - Joana Sanz, gruaja e Dani Alves, rishfaqet publikisht për të folur në lidhje me ankesën e bërë kundër bashk&e...
ARABI SAUDITE - Pesë herë fituesi i Topit të Artë nënshkroi zyrtarisht një marrëveshje deri në vitin 2025 me drejtuesit ...
SHBA - Arenat sportive të shekullit XXII janë rendi i ri i sportit botëror. Dhe nëse duhet të vihet në dukje një ...
SHBA - Pak muaj pas tërheqjes së saj nga tenisi, kampionja amerikane vendosi të ndryshojë faqen e bindjeve të saj fetare. N&e...
ZVICER - Carlo Ancelotti është shpallur ‘Trajneri më i mirë’ në botën për klube në vitin 2022 nga IFFHS.&nbs...