20 Maj 2024, 15:18
Nga DOSJA
ANGLI - Të dielën, Manchester City mposhti West Hamin me rezultat 3-1 për t’u bërë ekipi i parë në histori, që fiton katër tituj radhazi në elitën e futbollit anglez.
Arsenali në anën tjetër bëri punën e tij me sukses, duke mposhtur Evertonin me rezultat 2-1 në ‘Emirates’, por fatkeqësisht për ekipin e Mikel Artetas, kjo nuk mjaftoi. Këtë sezon ‘Topçinjtë’ kanë luftuar për titull deri në momentet e fundit, duke u përmirësuar dukshëm në krahasim me sezonin e kaluar.
Por përkundër kësaj, ylli i Cityt, mesfushori Rodri, ka përmendur diferencën në mentalitet mes dy klubeve, si një arsye pse City ishte në gjendje të bëjë histori.
“Është mentaliteti. Lojtarët e mëdhenj janë prezent në tërë ligën, në të gjitha klubet. Edhe te Arsenali gjithashtu, ata kanë pasur një sezon të pabesueshëm.
Por mendoj se diferenca këtu ka qenë te mentaliteti. Kur Arsenali erdhi në ‘Etihad’, unë i pashë ata. Këta djem, nuk donin të na mposhtin ne, ata donin vetëm të barazonin. Dhe me këtë mentalitet edhe ne nuk do të arrinim asgjë”, ka thënë Rodri.
Dy ekipet u përballën në ‘Etihad’ gjatë muajit mars dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, falë lojës mbrojtëse të ‘Topçinjve’, që iu mundësoi atë kohë të kryesonin me një pikë më shumë se Man.City në tabelë, para se këta të fundit të merrnin kreun më vonë.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 Maj 2024, 14:56
FRANCE - Impresionues gjatë gjithë sezonit në ngjyrat e Real Madridit, Aurélien Tchouaméni u vendos si një titullar i padiskut...
Sport
20 Maj 2024, 14:38
KROACI - Trajneri Zlatko Dalic ka publikuar sot listën e lojtarëve të kombëtares së Kroacisë, të cilët i llogarit pë...
Sport
20 Maj 2024, 14:17
GJERMANI - Rruga për në “Euro 2024” është e ndërprerë nga pengesat për anësorin Kingsley Coman.
Sulmuesi ...
Sport
20 Maj 2024, 14:07
ANGLI - Në përfundim të kontratës së tij me Brighton, trajneri Roberto de Zerbi shprehu të dielën dëshirën e tij ...
Sport
20 Maj 2024, 11:45
ARGJENTINE - Carlos Tevez nuk është më trajner i Independientes. Klubi argjentinas ka njoftuar në rrjetet sociale se ish-“ylli” ...
Sport
20 Maj 2024, 11:27
GREQI - PAOK-u i Selanikut është kampion i Greqisë për sezonin 2023-2024. Skuadra e drejtuar nga Razvan Lucescu mposhti 2-1 Arisin në d...
Sport
20 Maj 2024, 11:23
ANGLI - Arsenali i Mikel Artetës u përpoq deri në ditën e fundit... por nuk mundi. ‘Topçinjtë’ duhej të m...
Sport
20 Maj 2024, 11:20
ANGLI - Klopp mbajti një fjalim emocionues në përfundim të ndeshjes ndaj Wolves, e fundit për të në stolin e Liverpoolit. Lam...
Sport
20 Maj 2024, 11:05
SPANJE - Ancelotti e zbuloi atë tre javë më parë, pasi fitoi në San Sebastián, por klubi e kishte marrë këtë...
Sport
20 Maj 2024, 10:00
ANGLI - Jurgen Klopp luajti ndeshjen e tij të fundit me ‘Reds’ në ‘Anfield’ këtë të dielë kundër Wo...