Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për të dytën herë Bajram Begaj pas betimit si president në Korrik të vitit të shkuar, nuk dekreton një ligj prodhuar nga qeveria e Edi Ramës dhe votuar më pas parlament.
TIRANE - Presidenti i Shqipërisë, së bashku me një pjesë të deputetëve të parlamentit duke se janë kundër Kombëtares së Shqipërisë. Nuk është një lapsus, por absurdi që fillon nga votimi në parlament deri tek i Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili me veprimin e tij të fundit duke refuzuar dekretimin e amendimeve të Ligjit për Shtetësinë.
Për të dytën herë Bajram Begaj pas betimit si president në korrik të vitit të shkuar, nuk dekreton një ligj prodhuar nga qeveria e Edi Ramës dhe votuar më pas parlament.
Pas mos-dekretimit të ligjit për dekoratat presidenti Begaj nuk e dekretoi edhe ligjin për nënshtetësinë, me arsyetimin se miratimi i amendamentit të dytë në parlament është bërë me 78 vota, i amendamentit të tretë me 77 vota, i amendamentit të katërt me 78 vota dhe i amendamentit të pestë me 79 vota në një kohë kur kërkoheshin 84 vota.
Por veç kësaj pjese ku duket se mund të jetë një gabim procedurial, duket se presidenti Barjam Begaj me sa duket ka vendosur të tentojë të kthehet në faktor në skenën politike ku deri tani është në hije, duke iu kundërvënë pikërisht ndryshimeve të cilat janë në favor të lëvizjes kuqezi. Për të konfirmuar këtë në përgjigjen e refuzimit të ligjit Begaj shpreh shqetësimin me mos-përputhmërinë me Konventën Evropiane për Shtetësinë.
Një tjetër hap ky ku politika, nga deputetët dhe deri tek Parlamenti, bëhen një pengesë e fortë që lojtarë të përzgjedhur për kombëtaren A, përfaqësuesen e Shpresave apo ekipet e moshave të përfaqësojnë atdheun e tyre duke u pajisur me pasaportën e Republikës së Shqipërisë.
Bazuar në këto gjetje e riktheu ligjin në diskutime dhe shqyrtim përsëri në Parlament.
Disa nga amendimet e këtij ligji kishin të bënin me krijimin e lehtësirave për talentet shqiptarë që kanë lindur apo jetojnë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë duke kërkuar heqjen e provimit të gjuhës shqipe dhe mundësinë e marrjes së pasaportës për lojtarët nën 18 vjeç, por pikërisht ata që me statusin që kanë, duhet të ishin përkrahje pa asnjë rezervë në këtë nismë, janë kthyer në pengesë për dekretimin e ndryshimeve të miratuara në parlament.
Refuzimi i Begajt ka vënë në vështirësi Federatën Shqiptare të Futbollit që investon pa fund në zbulimin, përzgjedhjen dhe afrimin e talenteve shqiptare anembanë botës për të përfaqësuar kombin, pasi pengon dhjetëra lojtarë që tanimë i kanë thënë po Shqipërisë, në të gjitha nivele, që nga kombëtarja A e deri te moshat, për t’u bashkuar me ekipet përfaqësuese.
Kombëtarja Shqiptare po përjeton një nga kulmet e saj historike, duke bërë krenarë shqiptarët anembanë botës e duke bashkuar kombin me një skuadër që përfaqëson të gjithë trevat shqiptare, duke u bërë ambasadorët më të mirë të kombit, por me sa duket kjo nuk i bën politikanëve shqiptarë.
Sipas tyre Jasir Asani, Mirlind Daku apo Taulant Seferi nuk kanë të drejtë të na ngrenë peshë me golat e tyre pa dhënë provimin e gjuhës shqipe, atë gjuhë që ju ka kënduar nëna që në djep, e po ashtu qindra talente nëpër Europe s’mund të ëndërrojnë fanellën kuqezi pasi kështu e kërkon burokracia.
Kudo në botë për pajisjen me pasaportë të talenteve që përfaqësojnë shtetin ekzistojnë procedura lehtësuese, por me sa duket poltiikanët shqiptarë, nga deputetët në parlament deri tek Presidenti i Republikës bëjnë përjashtim dhe parësore kanë faktorizimi e tyre duke mos votuar si duhet dhe duke kthyer një dekret, që do të jetë në interes të kombit.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Arsene Wenger e njoftoi dy vjet më parë, në një prej atyre takimeve që ai bën si drejtor i zhvillimit të futboll...
FRANCE - Përleshjet e ndodhura mbrëmë në Lens nga tifozët holandezë të PSV-së, të cilët u p&eum...
SPANJE - Autor i një rekordi të pagabueshëm në Champions League dhe lider i La Liga-s, i barabartë në pikë me Girona, Real Ma...
SERBI - Skuadrës serbe të futbollit i ka mbetur edhe një hap për t'u kualifikuar në Kampionatin Evropian dhe ekipit të Dragan Stoj...
FRANCE - Ashtu si dje gjatë takimit mes Lens dhe PSV Eindhoven, ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Paris Saint-Germain dhe AC Milan është ...
FRANCE - Këtë mbrëmje, Paris Saint-Germain do t'i duhet të tërheqë të gjitha ndalesat kundër AC Milan dhe të rifill...
SPANJE - Fernando Fernández Tapias, nënkryetari i parë i Real Madridit, ka vdekur në moshën 84-vjeçare, siç konfirmohet...
SHBA - Që nga ardhja e tyre në Shtetet e Bashkuara, jeta e Messis ndryshoi pothuajse tërësisht. Daljet me miqtë u bënë z...
ITALI - Udinese shkarkoi Andrea Sottil të martën. Një ditë pas barazimit ndaj Leçes (1-1), klubi njoftoi se kishte &ld...
BRAZIL - Pas avionit, i cili dha (dhe ka ende) aq shumë për të folur, presidentja e Palmeiras nxori sërish portofolin dhe investoi shumë...