Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Paul Pogba, francezi i konsideruar disa vite më parë si lojtari më i mirë në botë në pozicionin e tij, u kap me doping dhe u pezullua pas një testi të kryer në fund të ndeshjes Udinese-Juventus në Serinë A të këtij sezoni. Mesfushori pranoi aktin e tij dhe rrezikoni një dënim të madh!
ITALI - Ish-kampioni i botës 2018 doli pozitiv për testosteron dhe teorikisht do të kishte të drejtë të kërkonte një test B brenda tre ditëve, gjë që mund ta kishte shpëtuar nëse do të rezultonte negativ.
“Gazzetta dello Sport” njofton se Paul Pogba tashmë ka pasur një diskutim me zyrtarët e klubit të Juventusit, të cilëve u ka pranuar se këtë verë, ndërsa ishte me pushime në Miami, mori një suplement testosteroni me rekomandimin e një miku të tij që është mjek. Por francezi kishte “harruar” t’i njoftonte më parë italianët për gafën.
Burimi i cituar përmend se Paul Pogba rrezikon një pezullim për katër vite dhe në këto kushte, shanset që ai të luajë më futboll në nivel të lartë janë zero.
Juventusi tani i ka pezulluar lojtarit francez pagën prej 10 milionë euro në vit dhe tani e tutje, ai do të paguhet vetëm 2000 euro në muaj deri në përfundimin e kontratës.
Klubi i Serie A kishte njoftuar tashmë tri ditë më parë se Paul Pogba ishte pezulluar përkohësisht nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping, pas një kontrolli të kryer më 20 gusht 2023.

“Juventus njofton se sot lojtari Paul Labile Pogba ka marrë një urdhër të përkohshëm pezullimi nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping pas rezultatit të pafavorshëm të analizave të kryera më 20 gusht 2023.
Klubi rezervon të drejtën të vlerësojë hapat e ardhshëm procedural”, thuhet në deklaratën e postuar në faqen zyrtare të Juventusit .
B.T (Dosja.al)
ITALI - Koha ka ardhur. Samir Hadanoviç u lirua nga Interi në verë, pas njëmbëdhjetë vitesh, teksa gard...
GJERMANI - Matthijs de Ligt mund të ketë impresionuar në sezonin e tij të parë me fanelën e Bayernit, por ardhja e&...
SHBA - Episodi i ri i dhunës në familje me protagonist një yll sporti. Basketbollisti i NBA-së Kevin Porter Junior akuzohet se ka sulmu...
SPANJE - Pritet me interes derbi i Barcelonës me Real Madridint, që do të zhvillohet në fundmuaj në Barcelonë ...
ANGLI - Son Heung-Min i Tottenham Hotspur, i njohur gjithashtu thjesht si Son, është futbollisti më i njohur i Koresë së Jugut, i ...
ARABI SAUDITE - Tani është zyrtare: Marco Verratti gjithashtu po braktis Evropën. Mesfushori kampion i Evropës në vitin ...
ARABI SAUDITE - Pasi dominoi për njëzet vjet në Champions League-n origjinale, Cristiano Ronaldo po përgatitet të provojë ver...
SERBI - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është “çmendur”. Presidenti i ka pritur në Beograd t...
ELBASAN - Dinamo ka marrë më në fund fitoren e parë në “Abissnet Superiore”. “Nëndetësja” ka mposht...
TIRANE - Arbitrat shqiptarë vazhdojnë të ngjisin shkallët e karrierës në arenën ndërkombëtare dhe së fundmi nj...