28 Janar 2025, 08:30
Nga DOSJA

ITALI - Zlatan Ibrahimovic, këshilltar special i AC Milan, siguroi të hënën se gjithçka ishte “zgjidhur” pas sherrit mes trajnerit të klubit Sergio Conceiçao dhe Davide Calabria në bilbilin e fundit të ndeshjes kundër Parmës të dielën.
Tekniku portugez dhe kapiteni i kuqezinjve, të tërbuar nga zëvendësimi në minutën e 77-të, u përplasën në fund të përballjes mahnitëse, të fituar në kohën e shtuar nga milanezët kundër parmesanëve (3-2).
“E rëndësishme është që gjithçka ishte rregulluar para se të mbërrija në dhomat e zhveshjes. Është një gjë e mirë për ekipin që gjëra të tilla ndodhin, përndryshe do të ishte sikur (klubi) të mos kishte rëndësi.
Mund të jetë e shëmtuar, por ndodh”, tha Ibrahimovic, i pyetur për incidentin të hënën gjatë konferencës për shtyp ku prezantoi rekrutin anglez Kyle Walker. “E njëjta gjë më ndodhi në Barcelonë, Milano, Paris dhe United…”- vuri në dukje Ibrahimovic, ish-sulmues i klubit të Milanit, i njohur për temperamentin e tij të fortë.
Davide Calabria, i cili humbi shiritin e kapitenit nga portieri francez Mike Maignan në fillim të muajit, e la mënjanë incidentin, duke përmendur "një keqkuptim". “Ne e rregulluam këtë, duke parë imazhet tani, më bën të qesh”, deklaroi mbrojtësi i djathtë italian në mikrofonin e transmetuesit DAZN, ndërsa pranoi se “nuk po kalon një sezon të mirë”.
“Kur fëmijët tuaj sillen keq, ju duhet të veproni”,- tha trajneri Sergio Conceiçao. Që kur Conceiçao zëvendësoi bashkatdhetarin e tij Paulo Fonseca në fund të dhjetorit, AC Milan ka shijuar një rigjallërim në formë (i 7-ti në renditje), por është 19 pikë prapa liderit Napoli dhe është tre pikë prapa Juventusit (5-ti).
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Janar 2025, 08:00
SPANJE - Vështirësitë e shumta për Frenkie de Jong tani duket se janë pas tij. Mesfushori holandez i Barcelonës&n...
Sport
28 Janar 2025, 07:30
ARABIA SAUDITE - Neymar është një lojtar i lirë. Këtë të hënë, Al-Hilal njoftoi se “klubi dhe Neymar b...
Sport
27 Janar 2025, 21:59
TIRANE - Bekim Balaj është shpallur “Topi i Artë” 2024 në kampionatin “Abissnet Superiore”. Futbollisti i Vllaznis...
Sport
27 Janar 2025, 21:54
TIRANE - Ezmiralda Franja, mesfushorja e Kombëtares shqiptare dhe Vllaznisë është “Topi i Artë” 2024. Në garë p...
Sport
27 Janar 2025, 21:49
TIRANE - Pjesëmarrja historike e Kombëtares në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ishte kurorëzimi i një viti...
Sport
27 Janar 2025, 21:44
TIRANE - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka përshëndetur Mbrëmjen Gala “Topi i Artë” me anë të një video...
Sport
27 Janar 2025, 21:16
TIRANE - Në një ceremoni madhështore të organizuar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nga Federata e Futbollit, Bera...
Sport
27 Janar 2025, 21:10
TIRANE - Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka dërguar një video-mesazh urimi për Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2024”,...
Sport
27 Janar 2025, 21:00
TIRANE - Ashtu si në çdo edicion tjetër, përveç çmimeve individuale të dhënë për futbollistët shq...
Sport
27 Janar 2025, 20:54
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbajti një fjalim përshëndetës gjatë Mbrëmjes Gal...