Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Spanja dhe Anglia luajnë me njëra-tjetrën në finalen e madhe të këtij Europiani, me të dyja skuadrat që duan trofeun e lavdishëm në “Olympiastadion” të BerlinIt.
GJERMANI - “La Roja” kërkon këtë trofe për të katërtën herë, për të qenë ajo e vetmja me këtë numër duke lënë pas Gjermaninë, teksa i fundit u fitua në vitin 2012, nga ai që cilësohej si brezi i artë i Spanjës.
Nga ana tjetër, “Tre Luanët” nuk e kanë fituar kurrë, teksa hera e fundit që iu afruan më shumë ishte përpara tre vitesh, kur u mundën në Londër nga Italia vetëm falë goditjes së 11-metërshave. Gjithashtu Anglia kërkon t’i japë fund edhe “agjërimit” prej 58 vitesh pa trofe, që nga hera e fundit kur fituan Kupën e Botës në vitin 1966, i pari dhe i vetmi në historinë e tyre,
Skuadra e De La Fuentes ka qenë një nga më të bukurat në këtë turne, duke prodhuar futboll të shpejtë. Në grupe ata morën tre fitore radhazi, duke mposhtur Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë. Nga faza e 1/8-ave e deri në gjysmëfinale, “La Roja” triumfoi kundër Gjeorgjisë, Gjermanisë dhe Francës.
Sa i përket ekipit të Southgate, duket se ata kanë luajtur një lojë vetëm për të fituar. Në grupe, ata mundën Serbinë në ndeshjen e parë, teksa barazuan me Danimarkën dhe Slloveninë në dy të tjerat. Në fazën e 1/8-ave erdhi fitorja e vuajtur me Sllovakinë, kualifikimi përballë Zvicrës në çerekfinale dhe fitorja në frymën e fundit kundër Holandës në gjysmëfinale.
De La Fuente i ka besuar 11-shes së tij titullarë, teksa në formacion janë rikthyer Carvajal dhe Le Nromand, të cilët nuk luajtën për shkak të kartonëve në gjysmëfinalen me Francën.
Nga ana tjetër, Southgate ka bërë vetëm një ndryshim, duke i besuar krahun e majtë të mbrojtjes Luke Shaw në vend të Trippier.
Sfida starton në orën 21:00.

B.T (Dosja.al)
SHBA - A do t'i zemërojë më tej puristët Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (Conmebol), e kritikuar nga Marcelo B...
ANGLI - Një vit pasi kishte zbritur në Itali për të gjetur një golashënues si Rasmus Hojlund (ish-Atalanta), Manchester United erd...
ANGLI - Carlos Alcaraz është sërish "Mbret" i Wimbledon dhe triumfon në finale ndaj Novak Djokovic me rezu...
GJERMANI - Kombëtarja “La Roja” mund të fitojë një xhekpot të mirë. Spanja përballet me Anglinë k&eu...
GJERMANI - Spanja dhe Anglia do të takohen në finalen e Kampionatit Evropian të dielën, me fokusin më të madh te një fëm...
GJERMANI - Anglia duhet të prezantohet këtë të dielë në të njëjtin konfiguracion si në gjysmëfinale (2-1 kund&...
SHBA - Në fund ishte Uruguaji ai që fitoi këtë ndeshje për vendin e tretë dhe arriti në podiumin e Copa America 2024. Lojtar&...
GJERMANI - Për Kyle Walker, finalja e Euro 2024 kundër Spanjës do të jetë një sfidë e komplikuar jo...
SPANJE - Një faqe në kombëtaren spanjolle po kthehet. I mbijetuari i fundit i epikave dhe kurorëzimit ndërkombëtar (në bot&eu...
Gascoigne, Alfonso, Caminero. England-Spain, Wembley, Euro 1996 GJERMANI - A do të kthehet më në fund futbolli në shtëpi? Të ...