19 Gusht 2022, 07:55
Nga DOSJA
Balliu, së bashku me Lejeune, në ndeshjen e javës së parë të La Ligas, luajtur në 'Camp Nou'
SPANJE - Villarreali ka aktivizuar tashmë alarmin, para largimit të mundshëm të Juan Foyth. Interesi i Barcelonës për lojtarin e kombëtares argjentinase, i ka detyruar verdhezinjtë të mendojnë për tregun e mbrojtësve të djathtë, me vëmendje të veçantë në La Liga. Një nga emrat që i ka pëlqyer në të shkuarën, është ai i shqiptarit Iván Balliu.
Gjatë muajit qershor mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Balliu, mori një telefonatë nga disa klube të La Ligës, përfshirë edhe Villarrealin, për të pyetur për situatën e tij. Megjithatë, ato sondazhe fillestare nuk u realizuan. Lojtari, i cili mori një ofertë të fortë nga Arabia Saudite, më në fund vendosi të rinovojë kontratën e tij me Rayo Vallecanon deri më 30 qershor 2025.
Pavarësisht se shqiptari rinovoi kontratën më 7 korrik, merkato është ajo që vendos ritmin dhe mundësia e largimit nga Rayo, alternative e cila tani është sërish në tavolinë. Njerëz nga ambienti verdhezi kanë kontaktuar orët e fundit me përfaqësuesin e lojtarit, Fabián Bustos, për të hetuar kushtet e një largimi hipotetik.
Megjithatë, që mundësia të përfundojë dhe të bëhet realitet, shumë gjëra duhet të ndodhin. Në radhë të parë, Villarreal duhet të ulë pretendimet dhe të pranojë të shesë Foyth për një çmim më të ulët se klauzola. Pasi të ketë ndodhur largimi i argjentinasit, Villarreal duhet të ulet për të negociuar me Rayo, gjë që nuk do t'i lehtësonte gjërat shumë.
Pas rinovimit, klauzola e Balliut është rritur në 20 milionë, shifër që Villarreali, i cili do të ishte i hapur për të bërë përpjekje ekonomike për një lojtar që e vlerëson shumë, nuk do të ishte i gatshëm ta arrinte. Nga ana e tij, mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu është shprehur shumë i lumtur dhe i përfshirë në projektin e Rayo Vallecano.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Gusht 2022, 07:16
SPANJE - Lajm i keq për Barcelonën: Atlético Madrid nuk ka ndërmend të paguajë 40 milionë eurot e parashikuara në marr...
Sport
19 Gusht 2022, 06:41
ANGLI - Casemiro mund t’i kalojë orët e tij të fundit si lojtar i Real Madridit, pasi mediat nga Anglia, shkruajnë se marrëvesh...
Sport
18 Gusht 2022, 23:01
SHKUP- Ballkani fiton ndeshjen parë të raundit "Play-Off' të Conference League. Kampionët e Kosovës mundin Shkupin në stadiumin ...
Sport
18 Gusht 2022, 20:03
SPANJË- Nuk ka nisur mirë aventura e Robert Lewandowskit te Barcelona, këtë herë bëhet fjalë për një ç&eum...
Sport
18 Gusht 2022, 19:51
ANGLI- Liverpool vendosi të mbyllte merkaton hyrëse dy javë para fundit. Trajneri Jurgen Klopp ka insistuar se nuk do të ketë prurje ...
Sport
18 Gusht 2022, 19:35
ITALI- Lajme të reja për Milan Skriniar. Sipas L'Equipe (konkretisht gazetari Loic Tanzi), PSG i ka dërguar Interit një ofertë të...
Sport
18 Gusht 2022, 19:16
Alex Ferguson
ANGLI- Një tifoz i Manchester United bëri një lutje të dëshpëruar për Sir Alex Ferguson që të di...
Sport
18 Gusht 2022, 18:51
SPANJË- Vera sportive e vitit 2000 u shënua nga transferimi befasues i Luis Figos nga Barcelona te Real Madrid. Florentino Pérez bëri nj...
Sport
18 Gusht 2022, 18:43
SHBA - Numri i yjeve që bashkon dhoma e zhveshjes së PSG-së, bën që pjesa më e madhe e botës, ta ndjeki atë nga a...
Sport
18 Gusht 2022, 18:37
KINË- Oscar mendoi se i kishte bërë mirë llogaritë kur në dhjetor 2016 vendosi t'i jepte fund karrierës së tij në...