Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Unë jam i lumtur këtu. Por as unë nuk di asgjë. Do të jetë një vendim i Trabzonsporit, por mendoj ka kohë deri më 20 maj… Më pas, do të shohim”…

TURQI - Ernest Muçi u shndërrua në heroin e Trabzonsporit në Kupën e Turqisë teksa me golin e tij i dhuroi fitoren 2-1 skuadrës së tij ndaj Genclerbirigli, duke u kualifikuar për në finale të kompeticionit.
Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi i kombëtares shqiptare deklaroi se ishte shumë e rëndësishme për Trabzonsporin të arrinte këtë finale
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të arritur finalen. Ndeshjet jashtë fushe janë gjithmonë të vështira. Të luash me lojtarë të rinj e bën edhe më të vështirë. Objektivi ynë ishte të arrinim finalen dhe të fitojmë Kupën.
Po kalojmë një sezon të madh dhe tifozët tanë e meritojnë Kupën,” - tha Ernest Muçi për mediat turke pas përfundimit të ndeshjes
Ndërkaq, së fundmi po flitet shumë për të ardhmen e Ernest Muçit te Trabzonspor ku ai është dhënë me formë huazimi nga Besiktas që kërkon 8.5 milionë euro për kartonin e tij. Vetë futbollisti e la të paqartë këtë çështje teksa tha se as ai vetë nuk e dinte, edhe pse ndihet i lumtur në Trabzon.
“Unë jam i lumtur këtu. Por as unë nuk di asgjë. Do të jetë një vendim i Trabzonsporit, por mendoj ka kohë deri më 20 maj… Më pas, do të shohim.
Unë jam i lumtur këtu, por të shohim se çfarë na pret në të ardhmen,”- deklaroi sulmuesi i Kombëtares kuqezi Ernest Muçi, i cili ishte heroi i kualifikimit të Trabzonsporit në finalen e Kupës së Turqisë.
B.T (Dosja.al)
ÇEKI - Slavia Praga nuk tregoi shenja nervozizmi. Të mërkurën, liderët e ligës çeke fituan me rezultatin 5-1 kundë...
Daizen Maeda ka shënuar 13 gola për Celtic në ligë këtë sezon SKOCI - Hearts janë në prag të realizimit të...
SPANJE - Skuadra e Hansi Flick, e cila deri më tani kishte marshuar me një ritëm mbresëlënës, u përplas pas një &ldquo...
FRANCE - Këtë herë, mbaroi. 99% kampionë të Francës, PSG-ja e siguroi zyrtarisht titullin të mërkurën në mbr...
Omar Marmoush shënoi golin e dytë të Manchester City-t të mërkurën në mbrëmje ANGLI - Manchester City ende mund t&e...
ITALI - Interi ka fituar Kupën e Italisë për sezonin 2025/26, duke kompletuar një dopietë të shkëlqyer ...
TURQI - Si shpesh herë, edhe në këtë ndeshje gjysmëfinale, ai ishte heroi i Trabzonsporit. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest ...
TIRANE - Dinamo është sërish ‘pronare’ e Kupës së Shqipërisë, kjo pas fitores 3-2 me Egnatian në “Ai...
SPANJE - Ai kishte munguar për dy muaj. I detyruar të tërhiqej nga Çmimi i Madh i SHBA-së në fund të marsit, për shk...
ITALI - E ardhmja e Rafael Leao te Milani është gjithnjë e më e pasigurt. Pas shtatë vitesh me kuqezinjtë, s...