12 Shtator 2023, 15:03
Nga DOSJA
POLONI - Sulmuesi Robert Lewandowski, kapiteni i skuadrës polake të futbollit, bëri thirrje për “ndryshime të mëdha” këtë të hënë, pas disfatës në Shqipëri dhe kur trajneri portugez Fernando Santos tha se nuk do të jepte dorëheqjen.
“Ndryshime të mëdha për të parë dritë në fund të tunelit”,- tha lojtari, pa specifikuar se çfarë ndryshimesh synonte, duke shtuar se nuk ka mundur të shpjegojë arsyet e rezultatit katastrofik të së dielës në Tiranë (humbjen 2-0).
Lewandowski, lojtari më i mirë i FIFA-s në vitet 2020 dhe 2021, u shfaq i pafuqishëm përballë skenarit aktual, veçanërisht pas paraqitjes së dobët ndaj shqiptarëve, në ndeshjen kualifikuese të grupit “E” për Kampionatin Evropian 2024.
“Ne kemi pasur probleme që nga fillimi i kualifikimeve”,- tha sulmuesi, pa mundur të shpjegojë se çfarë po ndodh me skuadrën, duke thënë se ata “dinin të luanin shumë më mirë” me të njëjtët lojtarë dhe se kanë potencial "për ta bërë këtë".
Sulmuesi i Barcelonës shmangu të fliste për Fernando Santos, në një kohë kur zërat e kundërshtimeve ndaj trajnerit po rriten, duke kërkuar largimin e portugezit.
Rezultati i së dielës komplikon llogaritë e Polonisë, e cila ka pesë ndeshje të luajtura dhe gjashtë pikë në grupin “E”, pak përpara Ishujve Faroe (një pikë) dhe pas Shqipërisë (10), dhe Republikës Çeke dhe Moldavisë (të dyja me nga tetë).
Të dielën, pas ndeshjes në Tiranë, Fernando Santos deklaroi në një konferencë të vështirë për shtyp, se refuzon më shumë se një herë një skenar shkarkimi.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Shtator 2023, 14:51
FRANCE - Antoine Griezmann është pyetur për mundësinë që të shkojë në Arabinë Saudite, por sulmuesi ka habitur...
Sport
12 Shtator 2023, 14:44
ANGLI - John Terry, ish-qendërmbrojtësi i Chelseat, kërkon 116.4 euro për një autograf dhe rreth 582 euro për një darkë....
Sport
12 Shtator 2023, 14:33
SHBA - Ekuadori aktualisht është i përfshirë në kualifikueset e Kupës së Botës CONMEBOL dhe, megjithëse ka emra si ...
Sport
12 Shtator 2023, 13:02
FRANCE - Në orët në vijim, pasi Marco Verratti ka kaluar kontrollin tradicional mjekësor, është një aventurë 1...
Sport
12 Shtator 2023, 12:49
FRANCE - Tashmë është pothuajse zyrtare: Gennaro Gattuso do të jetë trajneri i ardhshëm i Olympique Lyon.
Ditën e djes...
Sport
12 Shtator 2023, 12:03
GJERMANI - Kapiteni i Gjermanisë, mesfushori Ilkay Gündogan u shpreh: “Gjendja e përgjithshme mes lojtarëve është nj&eu...
Sport
12 Shtator 2023, 11:40
ITALI - Tre fitore në tre javë. Interi dhe Milani e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin n&...
Sport
12 Shtator 2023, 11:22
ITALI - Historia mes Leonardo Bonuccit dhe Juventusit do të përfundojë në gjykatë.
Mbrojtësi, i cili u ...
Sport
12 Shtator 2023, 11:10
SPANJE - Nënkampionët spanjolë të Real Madridit po projektojnë për një alternativë për sulmuesin Kylian Mbappe, duk...
Sport
12 Shtator 2023, 10:42
ANGLI - Media angleze “The Sun” pretendon se Liverpool dhe Manchester City janë duke menduar për një lëvizje të 27-vje&cced...