LIVE UPDATES
Sport

Orges Shehi para Vllaznisë: “Tirana fillon një kampionat i ri, që ka 11 javë. Shpresojmë që këto 11 javë, ne të jemi të parët”

“Futbolli është sfidë, momentet janë sfida për çdo njeri dhe mendoj se njerëzit që kanë karakter të fortë, marrin sfida të vështira. Renditja duhet të fshihet nga mendja jonë. Përpara është Vllaznia, ne do të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje për të marrë maksimumin e pikëve.”

27 Shkurt 2026, 08:30 Nga DOSJA

Orges Shehi para Vllaznisë: “Tirana fillon një kampionat i ri,

TIRANE - Orges Shehi, trajneri i ri i Tiranës, të enjten doli në konferencë para ndeshjes ndaj Vllaznisë, ku foli jo vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë, por edhe për situatën në skuadrën e bardhebluve, por edhe për shumëçka.

Çfarë iu bindi të riktheheshit te Tirana?

Sigurisht që të kthehesh këtu ku unë kam shumë histori, është diçka e bukur dhe emocionuese. Nuk është se ishte ndonjë çudi e madhe për t’u bindur, edhe për shkak të asaj çfarë kam kaluar këtu. Jam fokusuar më shumë çfarë më ka dhënë ky klub mua personalisht. E kam bërë me dëshirën më të madhe, ka qenë edhe zgjedhje emocionale.

Është zgjedhje emocionale, pavarësisht se renditja nuk është aty ku i takon këtij klubi. Nuk e kam parë nga pozicioni, por nga emri. Çfarë përfaqëson për mbarë opinionin. Shpresoj që me gjithë strukturat, çunat, të dalim sa më shpejt nga ky pozicion. Nuk kam menduar kurrë çfarë do ndodhë në karrierën time. Jam në klub shumë të madh, nuk besoj se do të humbas.

Aventurë e njëjtë si e para?

Pak koiçidencë në fakt, nëse herën e parë kam ardhur nga 21-22 janar, edhe këtë vit vi në një muaj diferencë. E lashë para Vllaznisë dhe vi prapë para Vllaznisë. Shpresoj që nesër të jetë dita jonë e mirë, për të marrë atë çfarë dëshirojmë.

Futbolli është sfidë, momentet janë sfida për çdo njeri dhe mendoj se njerëzit që kanë karakter të fortë, marrin sfida të vështira. E nisim aty ku e lamë, ose të paktën unë përpara Vllaznisë. Është ndeshje e rëndësishme, përballë një kundërshtari histori.

Ka pozicion të mirë, por kjo kurrsesi nuk na vendos në atë trusninë që kundërshtari në pozicion më të mirë dhe ne më të dobët. Renditja duhet të fshihet nga mendja jonë, duhet të shohim përpara. Përpara është ndeshja e radhës, do bëjmë maksimumin në çdo ndeshje për të marrë maksimumin e pikëve.

Janë bashkuar rrugët në moment të vështirë. Dhe kur ka qenë bashkëbisedimi me drejtuesit, kemi qenë të dy dakord që kemi një të përbashkët shumë të madhe që është Tirana. Ne duam që ky klub të ngrihet. Dhe pastaj për vazhdimësinë, pak rëndësi ka. E rëndësishme është që të dalim nga ky pozicion, jo me fjalë, por me punë.

Dhe duke pasur edhe motivimin dhe përqëndrimin e duhur të lojtarëve. Me aq sa kam parë këto 2-3 ditë, skuadra kërkon të bëjë mirë, ka cilësinë. Jemi munduar nga ana psikologjike që të punojmë pak, edhe pse ditët janë të pakta. Çdo gjë do ia lëmë vazhdimësinë. Nuk mendoj çfarë do ndodhë sezonin tjetër. I rëndësishëm ky moment, deçiziv, që ne të dalim nga kjo situatë.

Shqetësim?

Koha është e pakët. Sot është dita e tretë me skuadrën, ndeshja është shumë shpejt. Është nesër. Ne themi për trajnerët që duan kohë, minimumi 6 muaj. Por duke njohur disa lojtarë që kam pasur këtu, duke njohur mentalitetin, rëndësinë, që çdo pjesëtar i klubit i jep kësaj fanelle, besoj se do ta kalojmë edhe këtë vështirësi.

Unë Tiranën e kam ndjekur, më shumë nga dhjetori e këtej. Në janar ka pasur ndryshime të mëdha. E kam ndjekur nga dhjetori, edhe për shkak të impenjimeve të mia, që kam qenë në klub tjetër dhe nuk kam pasur mundësi ta ndjek. Lojtarët që kanë ardhur, kanë cilësi, por duhet t’i bashkojmë të gjitha bashkë.

Nëse një individ, cilësinë e shpreh vetëm për veten ose nuk është unison me tjerët, atëherë këto vlera shuhen. Kjo është pak vështirësia, janë shumë lojtarë që kanë ardhur para shumë pak kohësh. I duhet njohja e njëri-tjetrit.

Kush e fiton kampionatin?

Nuk më intereson fare pjesa lart. Më intereson vetëm çfarë duhet të bëjmë ne në fushë. U kam thënë çunave që për ne fillon kampionat i ri, që ka 11 javë. Shpresojmë që këto 11 javë, duke hequr renditjen e kaluar, këto 11 javë të jemi ne të parët.

Unë kam respekt për ato që kanë drejtuar këtu. Unë me gjithë stafin do të mundohemi që të bëjmë më të mirën tonë, për t’u ringritur. Tirana ka pasur trajnerë më të mirë se Shehi, klub me shumë histori dhe kampionate. Ne ikim dhe vijmë, por e rëndësishme është të dalim nga kjo situatë. Të mos merremi me jam i katërti apo pesti, apo ai që ka ndejtur pothuajse 3 vjet këtu.

Përmirësim do të thotë, që të bëj analizën çfarë ka kaluar. Nuk dua të merrem me çfarë ka ikur. Këto 3 ditë, kur i sheh lojtarët nga brenda, krijon një përshtypje ndryshe nga ajo çfarë ke parë në televizor.

Këto 3 ditë jemi munduar, që të njohim akoma më shumë njëri-tjetrin. Atë që kam në kokë unë, edhe pse kohë e shkurtër, të mundohemi t’i bindim. Trajneri ka punën më të vështirë që të bindi lojtarët, se çfarë do bëjnë në fushë, më pas të shpresojë që të dali e duhura.

Stërvitja në “Selman Stërmasi”?

E kemi bërë edhe dje, për shkak të mbingarkesës që ka “Skënder Halili”. Edhe për shkak të barit natyral sepse luhet në fushë me bar natyral. Dhe për shkak të ngarkesës që kanë pasur lojtarët, për t’i ruajtur nga dëmtimet.

Vllaznia më e mira?

Nuk di të them, por rezultatet i japin të drejtë. Kërkon respekt maksimal. Klasike e Shqipërisë, gjithmonë ka dhuruar ndeshje të forta, mes dy skuadrave që kanë pasur gjithmonë elementë cilësorë brenda. Meriton respekt për atë që ka bërë dhe vendin që ka.

Ne llogaritë i bëjmë për 3 pikë dhe jo 1 pikë. Pastaj të bëjmë maksimumin tonë, të dalim nga fusha me idenë që dhamë gjithçka. Të kërkojmë pak nga fati, por nuk kërkohet duke mos bërë asgjë. E rëndësishme të bëjmë maksimumin, pastaj do pranojmë çdo rezultat që prodhon fusha dhe do vazhdojmë ndeshjen tjetër”, u shpreh Orges Shehi.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë