LIVE UPDATES
Sport

VEZHGIM/ Olimpiada “Paris 2024”, e 10-ta për Shqipërinë... Arritjet sportive? Si 135 vite më parë, “rëndësi ka pjesëmarrja"...

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike në vitin 1972 dhe që në atë pjesëmarrje të parë arritëm të merrnim medaljen e parë dhe të vetme olimpike, në peshëngritje, sportin tonë të traditës, me Ymer Pampurin. Një medalje e artë që ka mbetur si një shenjë historike e pjesëmarrjes shqiptare në për Olimpiada, pasi askush më vonë, nga të gjithë sportistët pjesëmarrës, në disiplina të ndryshme, nuk ka mundur të fitojë një medalje olimpike.

3 Gusht 2024, 19:11 Nga DOSJA

VEZHGIM/ Olimpiada “Paris 2024”, e 10-ta për

TIRANE - Olimpiada është aktiviteti më i madh dhe gjithëpërfshirës i sporteve në Botë, ku marrin pjesë thuajse të gjitha disiplinat. Sporte, të cilat janë shtuar apo edhe janë larguar me kalimin e viteve, për arsye nga më të ndryshme.

Një aktivitet madhor i këtij kalibri, që fillesat i ka që nga antikiteti në Greqinë e lashtë, per të rilindur dhe modernizuar më 1896, po në Greqi, me Lojërat e para moderne Olimpike, për të mberritur në Lojerat Olimpike "Paris 2024", që vazhdojnë të mbeten një vitrinë madhore e një standarti shumë të lartë sportiv.

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike në vitin 1972 dhe që në atë pjesëmarrje të parë arritëm të merrnim medaljen e parë dhe të vetme olimpike, në peshëngritje, sportin tonë të traditës, me Ymer Pampurin.

Një medalje e artë që ka mbetur si një shenjë historike e pjesëmarrjes shqiptare në për Olimpiada, pasi askush më vonë, nga të gjithë sportistët pjesëmarrës, në disiplina të ndryshme nuk ka mundur të fitojë një medalje.

VEZHGIM/ Olimpiada “Paris 2024”, e 10-ta për

Nga viti 1972, për 20 vite me rradhë Shqipëria nuk mori më pjesë në Lojërat Olimpike, e diktuar kjo kryesisht për arsye politike, për t'u rikthyer në vitin 1992, me 7 atletë, por që sigurisht nuk patën asnjë rezultat për medalje.

Ajo që bie në sy në 10 pjesëmarrjet tona nëpër Olimpiada, për herë të parë në "Paris 2024", kuqezinjtë olimpistë nuk kanë asnjë përfaqësues të peshëngritjes, sportin tonë “flamurtar" të arritjeve të mëdha në shumësportësh, i cili ka filluar dhe ka mbetur i vetmi me atë “medalje” ikonike të Pampurit. Një sport që ka furnizuar edhe Greqinë me shumë kampion, të cilët më pas u bën, kampionë olimpikë dhe Botërorë, si Pirro Dhima dhe Luan Shabani.

Asnjëri nga peshëngritësit tani më të mirë të momentit, por në perëndim, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, nuk arritën të siguronin një rezultat që të mund t’i kualifikonte për të marrë pjesë të paktën në këtë Olimpiadë, që me gjasë mund të jetë e fundit për historinë e sportit të peshëngritjes, pasi që nga Olimpiada e ardhshme në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara nuk do të jetë më si sport olimpik, të paktën deri në këto ditë, kur vendimi për ta larguar është marrë edhe pse drejtuesit e Federatës Botërore shpresojnë në një “amnisti”.

Të krijuara si një sport për amatorët në vitet 1890, nga i famshmi dhe themeluesi i Kartës Olimpike, Pierre de Coubertain, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike ishte një aktivitet që i kushtohej amatorëve, jo sportistëve profesionistë.

Në kohën kur e gjithë bota ka avancuar, në sajë të sponsorizimeve dhe garave që janë bërë gjithmonë e më të luftuara dhe kanë arritur rezultate të kufirit njerëzor, kuqezinjtë shqiptarë të shumësportshave me sa duket kanë mbetur ende në moton e themelimit të këtyre lojërave: “Rëndësi ka pjesëmarrja…”

Këtë herë pa peshngritjen, jemi në Francë me 3 sportistë të huaj të konvertuar si shqiptarë, të kalibrit të lartë si mundësit çeçenë, Abakarov, Dudaev, apo rusi Valiev, me vetëm atleten e njohur Luiza Gegën, e kualifikuar në atletikë dhe pjesa tjetër më pas me ftesa. Nga atleti Franko Burraj, te notarët Greis Koxhaku, Kaltra Meça, që thjeshtë garuan në disiplinat e tyre dhe qitësja Manjola Konini, që i mbylli lojërat, e fundit, si për të konfirmuar “shëtitjen” me ftesë në Paris.

Dikur olimpiadat e shqiptarëve, pas peshëngritjes kanë patur qitjen si sportin më të arritur, me Fatos Pilkatin, Afërdita Tusha në 50 metër psitoletë me ajër dhe Ismail Rama apo Beqir Kosova në 50 m pushkë me zjarr.

Për të vazhduar më pas me Kristo Robon 25m pistolet zjarri dhe Enkelejda Shehu gjithashtu në 25 m, për të vazhduar me Diana Matën apo Arben Kuçanën, që ndoshta nuk kanë mundur të marrin medalje olimpike, por në asnjë rast nuk u renditën të parafundit.

Edhe në mundje, nuk kemi patur kampiona bote apo Europe, si tre sportistët e huaj që i morëm si të tillë, jo se i bëmë ne dhe në Olimpiadë janë të vetmit që kanë shanse për të marrë një medalje, falë stërvitjes dhe rritjes së tyre në Rusi, apo Çeçeni.

Medalje që vlejnë se do të ngrihet ndoshta flamuri kuqezi lart dhe mund të kemi një statistikë që fituam medalje, por asnjë kontribut nga sporti i mundjes shqiptare, as për këta sportistë dhe as për brezat e rinj që janë në nivele shumë larg edhe vetë niveleve të Sahit Prizrenit, që sot është president i Federatës së Mundjes.

Për të mos folur për notin, që edhe pse një vend që laget nga dy dete dhe thuajse gjysmën e kufirt e ka detar, asnjëherë nuk kemi patur sportistë të nivelit të lartë.

Dhe për të mos u ndaluar vetëm tek sportistët, "bëmat" shqiptare plotësohen në Lojërat Olimpike të radhës "Paris 2024" me vendimin e fundit të KAS-it të Lozanës, gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, i cili shfuqizoi Asamblenë Zgjedhore të KOKSH-it, presidentin Fidel Ylli, dhe të gjitha vendimet e mara prej KOKSH-it deri në këtë Olimpiadë...

Por pavarësisht kësaj të gjithë këta sportistë dhe drejtues, legjitimë ose jo, janë në në Paris, për të shijuar si spektatorë se si Bota nxjerrë edicion pas edicioni emra të rinj, në sporte të ndryshme, ku planifikohet dhe punohet në sajë të projekteve afatgjata.

Dhe nëse dikur justifikoheshim me shprehjen “jemi vend i vogël dhe i varfër”, nuk mund ta themi se në 2 vitet e fundit Komitetit Olimpik Shqiptar përfitoi 10 milionë euro, për disa projekte pilot, të cilat për momentin nuk kanë patur ndonjë impak në jetën sportive në vend, as në atë amator jo më profesionist.

Kështu Shqipëria mbetet në pritje të rezultateve të mundësave, me telefona në dorë, për të postuar në rrjetet sociale ndoshta një rezultat të mirë të tyre, për ta trumbetuar shpejt si një arritje tonën…por ama të blerë, jo të projektuar dhe pa një të ardhme, pasi edhe pas 52 vitesh nga debutimi në Olimpiada, ne mbetemi nën moton “Rëndësi ka pjesëmarrja…!”

 

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen