LIVE UPDATES
Sport

"Nuk ka asgjë që prish marrëdhëniet tona me Dukën"/ Ademi kundër organizimit FSHF-Serbi: Plagët janë ende të hapura

Më tej ai tha se mes dy Federatave nuk do ketë luhatje, por dihet që vendimi nuk është pritur mirë nga njerëzit.

23 Tetor 2024, 19:02 Nga E. D
"Nuk ka asgjë që prish marrëdhëniet tona me
Agim Ademi,

TIRANË- Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka deklaruar se marrëdhëniet jenë të shkëlqyera me presidentin Duka. Ademi në një intervistë për “Sport News” në “News 24”, u shpreh se Duka sot ka qëndruar në Prishtinë, jemi shumë afër dhe të gjitha udhëtimet i bëjmë bashkë

Gjithashtu ai tha se pavarësisht organizimit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Serbisë të Europianit U21, ai nuk e shihte si një problem madhor, edhe pse shumë tifozë i janë kundërvënë këtij bashkëbisedimi. Njëkohësisht, nuk mungoi as dëshira e tij për të shmangur Shqipërinë në shortin e Botërorit. Më tej ai tha se mes dy Federatave nuk do ketë luhatje, por dihet që vendimi nuk është pritur mirë nga njerëzit.

Pjesë nga intervista:

Këtë periudhë duket sikur ka një ftohje, ose më saktë ka shumë zëra që bëjnë krahasime jo të hijshme, pakënaqësi të shprehura publikisht etj. Pse kjo fushatë negative, dhe si janë raportet tuaja me FSHF-në?

Nuk ka asnjë ftohje, nuk ka asnjë gjë që mund të prishë marrëdhëniet tona. Sot Duka ka qëndruar në Prishtinë, në baza ditore jemi në telefonata, jemi shumë afër dhe të gjitha udhëtimet i bëjmë bashkë. Thashethemet janë më shumë mediatike, nuk është asgjë e vërtetë. Konsultohemi të dy, por vendimet i marrim ndaras.


President keni komunikuar me Duken për organizimin e Europianit U-21 Serbi-Shqipëri? A është konsultuar me ju për këtë organizim? Cili është opinioni juaj për këtë?

Është ditur që ne nuk aplikojmë dot për organizimin pasi nuk i plotësojmë dot kushtet. Marrja e këtij kampionati u desh të bëhej në këtë formë, pra me dikë tjetër. Fatkeqësisht qëlloi Serbia, duke ditur raportet tona me ta. Unë e di që shqiptarët e Kosovës janë të zemëruar pasi nuk i kemi të mbyllura ende plagët e luftës. Është vendim i tyre, kështu që le të vazhdojmë!

Si është pritur nga opinioni në Kosovë ky vendim i FSHF-së? A do të ndikojë ky vendim në marrëdhënien mes dy federatave?

Mes dy Federatave nuk do ketë luhatje, por dihet që vendimi nuk është pritur mirë nga njerëzit. Kjo me Serbinë tejkalon pjesën e futbollit. Ne me Serbinë kemi probleme që ende nuk kanë përfunduar, ndaj kjo është arsyeja përse njerëzit janë prekur. Në Kosovë pothuajse çdo familje ka dikë që i është vrarë në luftë, ose i është zhdukur. Ende nuk ka një kërkim-falje nga Serbia. Gjithsesi, në një këndvështrim tjetër, në UEFA apo FIFA nuk ka politikë.


E fundit, në dhjetor do të hidhet shorti për kualifikueset e Botërorit. Do e preferonit Shqipërinë në grup?

Do doja që mos të ishim në një grup. Do doja që të luftonim në dy fronte të ndryshme. Nëse jemi bashkë, nuk duhet ta pengojmë njëri-tjetrin. Ne nuk ka lejohet që të luajmë me Serbinë. Cilado skuadër që të na bie përballë, për ne është në rregull. Ne duhet të kemi rival të lehtë.

agim ademi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet