8 Maj 2025, 22:09
Nga DOSJA
TIRANE - Federata e Futbollit mirëpriti në ambientet e saj një aktivitet të rëndësishëm të dedikuar grave dhe vajzave që ushtrojnë profesionin e arbitrimit, si pjesë e nismës ndërgjegjësuese “Gjykojmë të barabartë”. Qëllimi i kësaj nisme është vendosja e barazisë gjinore në qendër të vendimmarrjes në sport, duke fuqizuar rolin dhe zërin e grave dhe vajzave në arbitrim.
Gjatë aktivitetit, arbitre nga kategori të ndryshme u mblodhën për të ndarë përvoja, reflektime dhe ide konkrete për përmirësimin e përfaqësimit gjinor në këtë fushë. Diskutimet u përqendruan në sfidat me të cilat përballen vajzat që ndjekin këtë profesion, paragjykimet ende të pranishme, si dhe nevojën për të krijuar më shumë hapësira drejt një sporti më të drejtë, më të hapur dhe më gjithëpërfshirës.
Aktiviteti u organizua nga AWEN, në kuadër të projektit “Investo tek Gratë: Përshpejto progresin drejt Barazisë Gjinore në Shqipëri”, i zbatuar nga UN Women Albania me mbështetjen financiare të Ambasadës Britanike në Tiranë. FSHF mbështet dhe inkurajon çdo nismë që synon fuqizimin e rolit të gruas në sport, duke besuar se barazia gjinore nuk është vetëm një standard shoqëror, por edhe një domosdoshmëri për zhvillimin dhe integritetin e futbollit.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Maj 2025, 22:05
ANGLI - Parada e klubit të Leeds United, pasi arritën me sukses objektivin për t’u kthyer në Premier Ligë, ka regjistruar një...
Sport
8 Maj 2025, 22:00
SHBA - Austin mori një fitore të rëndësishme ndaj El Pasos. Skuadra e Uzunit triumfoi me përmbysje 3-2, ndërsa ndeshja ishte e vle...
Sport
8 Maj 2025, 21:46
ANGLI – Nga ora 21:00 në fushë zbitën 4 skuadra për të zhvilluar ndeshjet e kthimit për gjysmëfinalet e Ligës s&eu...
Sport
8 Maj 2025, 19:30
SPANJE - Për drejtorët, lojtarët dhe stafin e Barcelonës, arsyeja kryesore e eliminimit të tyre në gjysmëfinalen e Lig&e...
Sport
8 Maj 2025, 18:30
SPANJE - Marcus Rashford ka bërë lëvizjet e tij të para për të tentuar një transferim te Barcelona sezonin e ardhsh...
Sport
8 Maj 2025, 18:00
BRAZIL - Neymar po garon me kohën për t'u rikthyer në fushë me Santos para se kontrata e tij të skadojë më 30 ...
Sport
8 Maj 2025, 17:30
ARABIA SAUDITE - Al Nassr, me Cristiano Ronaldon dhe Otávion si titullarë, humbi 2-3 në shtëpi ndaj Al Ittihad të Danilo Pereiras, du...
Sport
8 Maj 2025, 17:00
ITALI - Miliona euro të garantuara nga kualifikimi për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm janë tashmë në...
Sport
8 Maj 2025, 16:23
FRANCE - Imazhi i gdhendur në kokën e Luis Enriques i triumfit të tij me Barcelonën në Ligën e Kampionëve n&eu...
Sport
8 Maj 2025, 16:10
ITALI - Lojtari aktual i AC Milan, Kyle Walker, zbuloi këtë të mërkurë, në episodin e fundit të podkastit Kyle Walker, se kus...