LIVE UPDATES
Sport

NGJARJE E HARRUAR!... Dita kur Pelé ndaloi një luftë në Nigeri: "Është një nga krenaritë e mia më të mëdha"...

Lufta civile nigeriane u ndal në vitin 1969 për shkak të një miqësoreje me Santos

30 Dhjetor 2022, 16:08 Nga DOSJA

NGJARJE E HARRUAR!... Dita kur Pelé ndaloi një luftë në

BRAZIL - "Frymëzimi dhe dashuria shënuan jetën e 'O Rei', Peles, i cili na la në paqe. Në jetën e tij, Edson i pushtoi të gjithë me gjenialitetin e tij në sport, ndaloi një luftë, bëri punë sociale në të gjithë botën dhe përhapi atë që ai besonte, se ishte një kurë për të gjitha problemet: dashuria. Mesazhi i tij në jetë bëhet një trashëgimi për të gjithë brezat e ardhshëm. Dashuri, dashuri dhe dashuri, përgjithmonë."

Njoftimi i profilit zyrtar të 'O Rei' në 'Instagram' tregonte mes rreshtave një prej episodeve më të panjohura të karrierës së Pele: kur, më 4 shkurt 1969, ai arriti një 'armëpushim' të çastit në Luftën Civile në Nigeri.

Lufta e Biafranit, siç njihet ajo, u zhvillua midis 5 korrikut 1967 dhe 13 janarit 1970 dhe mori afro një milion jetë. Në mes të kësaj klime lufte, Santos zbarkoi në qytetin e Beninit për t'u përballur me një përfaqësuese nga Shteti Qendror Perëndimor.

"Dritat e qytetit nuk ndizeshin natën. U ndezën vetëm hoteli dhe shtëpitë. Më kujtohet, se pyeta menaxherin pse ndodhte kjo dhe ai më tha se ishte për të shmangur bombardimet e armikut,"- kujton Edu, një ish-lojtar i Santosit.

"Fuqia e Peles ishte e pabesueshme. Më kujtohet kur shkuam në Nigeri dhe ai vend ishte në luftë. Dhe djemtë e ndaluan luftën një ditë, që Santos të luante!",- thotë argjentinasi Ramos Delgado, ish-bashkëlojtari i 'O Rei'.

"Si qeveria dhe Republika e pavarur e Biafras, pranuan një armëpushim për të lejuar ekipin e Santosit, të luante dy ndeshje miqësore kundër ekipeve lokale. Për 72 orë, futbolli ishte më i rëndësishëm se lufta,"- kujton revista amerikane "Time".

Vetë Pelé ofroi përmes 'Twitter', në vitin 2020, versionin e tij të fakteve: "Kam mësuar herët, nga babai im Dondinho, se futbolli duhet të jetë një instrument për të mire… E aplikova në jetën time, duke përdorur talenti im për të promovuar dashurinë dhe paqen. Gjithmonë jam përpjekur ta përcjell atë mesazh. Një nga krenaritë e mia të mëdha është ndalimi i një lufte në Nigeri, në vitin 1969, në një nga turnet e shumta që Santos bëri nëpër botë.

Ne patëm një takim miqësor në Benin City, i cili ishte në mes të një lufte civile. Vetëm Santos ishte aq i dashur, sa palët ranë dakord për një 'armëpushim' në ditën e ndeshjes. Që atëherë, kjo ngjarje është kujtuar si 'Dita kur Santos ndaloi luftën'.

E kuptova se futbolli kishte fuqinë për të sjellë paqe në komunitetet e pafavorizuara. Në dy momente të rëndësishme në karrierën time, golin tim të 1000-të dhe lamtumirën time me futbollin, përfitova nga gjithë vëmendja e shtypit për t'u kërkuar fëmijëve në mbarë botën të kenë dashuri, dashuri dhe dashuri!"

Sfondi, megjithatë, nuk është plotësisht i qartë... as për vetë Pelé. "Nuk jam i sigurt nëse është plotësisht i vërtetë (fakti i ndalimit të luftës), por ajo që është e sigurt është se nigerianët u siguruan që biafranët të mos i luftonin ata derisa ne ishim atje," pasqyroi vetë 'O Rei' në një nga autobiografitë e tij, botuar në 2007.

E vetmja gjë e sigurt është se Santos më në fund fitoi 2-1, me golat e Edu dhe Toninho Guerreiro, ndaj një ekipi vendas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit