Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Federata Europiane e Peshëngritje është simboli i shprehjes sporti bashkon: Presidenti italian, sekretari i përgjithshëm nga Serbia dhe shefi i thesarit nga Kosova
TIRANE - Prej datës 28 maj në Tiranë po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes, një aktivitet shumë i madh për vendin tone, me pjesëmarrjen e mbi 600 sportistëve. Por pas çdo organizimi të tillë ka gjithmonë disa të fshehta interesante, përpos punës së madhe që ka bërë Federata Shqiptare e Peshëngritjes për aktivitetin. Bëhet fjalë për Antonio Conflitiin, presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, i cili ka marrë këtë post, pasi ka udhëhequr Federatën e Moldavisë në këtë sport, por origjina e tij italiane e lidh ngushtë me Shqipërinë…
“Eksperienca e parë shqiptare për mua ka qenë në vitin 2000, kur unë isha këtu si ushtar italian i forcave të NATO-s në mbrojtje të kufirit me Kosovën në kohën e luftës. Ajo që më bëri përshtypje, që në atë kohë, ishte lidhja mes Shqipërisë dhe Italisë. Një lidhje historike në fakt, por një ditë kur po shkoja në Shkodër, në rrugën kryesore pashë se shtëpitë kishin të gjitha parabola satelitore dhe pyeta shoqëruesit tanë, për çfarë janë ato? I përdorin për të parë kanalet televizive italiane, më thanë,"- tregon presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, në një intervistë ekskluzive për 'Top-Channel'.
22 vite më pas, Conflitti është katapultuar, nga lufta në sport, dhe kryesia e federatës së tij, është simboli i shprehjes sporti bashkon: Sekretari i përgjithshëm është nga Serbia dhe shefi i thesarit nga Kosova...
“Sporti bashkon, aktualisht bota po sheh një tjetër luftë, që unë shpresoj që zgjidhja të vijë sa më shpejt, ndoshta dhe nga sporti. Ka shumë konflikte në botë dhe Europë. Për fat të keq, mund të përmend këtu konflikti Azerbajxhan-Armeni, Kosovë-Serbi, apo Rusi-Ukrainë, por në këto grumbullime sportistët janë miq. Sa i përket marrëdhënies me sekretarin apo me shefin e thesarit, kemi patur gjithmonë diskutime normale, debate pune, asnjëherë s’më ka thënë askush… “Ah ti ishe në luftë kundër shtetit tim…”
Si është për ju ky Kampionat Europian, që zhvillohet këtu në Shqipëri, në Tiranë, si ka shkuar deri më tani?
“Eshtë diçka emocionuese për mua. Shpërndarja e medaljeve është ajo që më pëlqen më tepër në këtë Europian, pasi në vitet e shkuara edhe për shkaqet e dopingut, ishin të njëjtat shtete që fitonin. Ndërsa këtë herë ka pasur shtete si Serbia, apo Danimarka, që nuk merrnin medalje prej shumë vitesh. Kjo padyshim është një meritë e tyre për punën e bërë, por edhe e jona me kontrollet më të rrepta antidoping”.
Ditën e shtunë, do të zhvillohet edhe ceremonia e mbylljes së këtij Kampionati Europian, i cili për vendin tonë dha rezultate nën pritshmëritë, me vetëm dy kampionë Europe, Evangjeli Velin në një stil dhe dygarësh, si dhe Erkand Qerimaj në një stil, ndërkohë që nuk ia doli, për shkak të dëmtimit, Briken Calja të marrë një rezultat.
B.T (Dosja.al)
DURRES - Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares shprehet optimist për atë që do të tregojë skuadra në këto dy ndeshje t&...
DURRES - Elseid Hysaj jep kushtrimin në prag të nisjes së edicionit të tretë të Nations League. Në konferencën e sotme p...
ANGLI - Klubet e Premierligës përballen me kërcënimin e zhdukjes së kompanive të basteve nga fanellat e tyre. Disa sponsori...
SPANJE - José Bordalás tani nuk është më trajner i Valencias. Tekniku nga Alicante e dinte se kjo ishte &cced...
SPANJE - 12 vjet pas takimit të pare, që u zhvillua me rastin e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, janë në kriz&e...
SHBA - Uruguaji mposhti Meksikën 3-0 mëngjesin e sotëm, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Glendale, Phoenix, t&e...
Safet Gjici dhe Diego Longo TIRANE - Safet Gjici ndihet shumë i rënduar dhe nervozuar për ato që ka lexuar një ditë më ...
FRANCE - Francezët do të presin sot në shtëpi kombëtaren e Danimarkës, ndeshja e parë e Grupit A1 për Ligën e Kombe...
PORTUGALI - Në moshën 33-vjeçare, João Sacramento do të jetë afër fillimit të karrierës së tij si trajner....
SPANJE - Në asamblenë e jashtëzakonshme që Barcelona ka thërritur më 16 qershor për të diskutuar një plan operacion...