LIVE UPDATES
Sport

Nga nata e frikës së Beogradit, tek agimi i krenarisë së Leskovcit…

“Ne shkuam në Levkovs për të luajtur futboll dhe Shqipëria mbrëmë nuk luajti thjesht një ndeshje, ajo I dha Serbisë një shuplakë historike”…

12 Tetor 2025, 17:20 Nga DOSJA

Nga nata e frikës së Beogradit, tek agimi i krenarisë së

Nga Endi Tufa

SERBI - Kjo nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli. Ishte një udhëtim mbrapa në kohë, në plagën që na la 14 tetori 2014, dhe një kthim madhështor në të tashmen, ku historia u shkrua ndryshe, më e pastër, më e fortë, më shqiptare se kurrë.

Shkuam në Serbi me hijen e asaj nate famëkeqe mbi supe. Atëherë flamuri jonë u rrëmbye, lojtarët u sulmuan, britmat “vritini shqiptarët” kumbuan në stadium si një jehonë urrejtjeje e trashëguar. E gjithë ajo egërsi vetëm pse guxuam të ishim vetvetja. Ajo plagë nuk u harrua kurrë, ajo na futi mllefin në palcë dhe mosbesimin në gjak. E kishim në memorje, dhe kujtesa nuk fal.

Këtë herë, për ndeshjen e 11 tetorit 2025, ata u fshehën pas termit “organizim normal”, por frika e tyre foli më shumë se çdo konferencë shtypi. Nuk guxuan ta mbajnë në Beograd, e larguan në Leskovc, sikur donin të ndryshonin hartën e dhimbjes. Flamurin kuqezi s’patën kurajo ta vendosnin as në stadium deri një ditë para ndeshjes, nga frika se do të shpërthenin ata, të vetët. Ky nuk është normalitet, kjo është dorëzim i heshtur.

Stadiumi dukej i rregullt, tribuna e kontrolluar, por helmi i vjetër ishte ende aty, i futur mes dhëmbësh. Dëgjoheshin thirrje të fikura “Kosova është Serbi”, shfaqej një hartë e fshehur e Kosovës me flamur të tyre, zëra që murmuritnin vrer, fjalë të dala nga errësira e mbi 90 viteve konflikt. Ëndrra e tyre ishte që ne të hynim në fushë me mendjen tek e shkuara kur na mendonin të mundur, por ndodhi e kundërta.

Ne shkuam për të luajtur futboll dhe Shqipëria mbrëmë nuk luajti thjesht një ndeshje, ajo dha një shuplakë historike. Mori tri pikë që vlejnë si biletë për play off-in e Botërorit 2026 dhe ua mori në shtëpinë e tyre, aty ku besonin se frika jonë do t’i mbronte ata. Por fituam ne me qetësinë e atyre që e dinë se historia ka ndryshuar kah.

Ata nuk patën më fuqi të ulërinin, nuk patën më fuqi të godisnin, e vetmja gjë që iu mbeti ishte të mërziteshin, me veten. Ne nuk u trembëm nga frika e tyre, ne u përqafuam me rezultatin, me fitoren, me realitetin.

Kosova është e lirë, është e pavarur, është pjesë e shqiptarëve dhe as flamuj e pikturuar dhe as britma paranojake nuk e ndryshojnë këtë. Edhe në eliminatoret e Europianit të 2016-ës ishin pas nesh edhe tani prapa mbeten.

Fitorja në Leskovc nuk fshiu nga memorja jonë 2014-ën, ne nuk shkuam për t’u hakmarrë, shkuam për të treguar se kush jemi. Dhe u pa qartë, nuk jemi më kombi që rrëmbehet, goditet dhe hesht. Jemi kombi që futet në fushë, i merr pikët dhe u lë bosh tribunat, me krenarinë tonë mbi supe dhe flamurin tonë në zemër.

Kjo ishte nata kur Serbia nuk na frikësoi më, kjo ishte nata kur historia u kthye në anën tonë. Dhe kur ata mbetën në heshtje, ne qeshëm, jo nga përçmimi, por nga çlirimi, sepse kësaj radhe, nuk treguam gjurmë plagësh, por hapëm plagë tek ata me fitoren tonë.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet