2 Shkurt 2025, 09:07
Nga DOSJA
ITALI - Vanja Milinkovic-Savic ishte ylli i ndeshjes në Bergamo midis Atalantas dhe Torinos: ai fitoi çmimin MVP të ndeshjes.
Portieri i Granatës i priti penalltinë sulmuesit të Atalantas, Retegui, duke i shpëtuar rezultatin skuadrës së tij. Kjo është penalltia e tretë e pritur nga portieri serb këtë sezon. Që nga viti 2021/22, vetëm Skorupski (pesë) ka pritur më shumë penallti se Vanja Milinkovic-Savic në Serie A (katër, si Szczesny dhe Meret).
“Nuk mund ta them sekretin që përdor te penalltitë”, tha ai për Dazn pas ndeshjes. “Kam ndryshuar plotësisht mënyrën e pritjes së penalltive: i kam studiuar gjuajtësit”. Pastaj vjen shpërthimi: "Unë nuk kam problem me ofendimet, por racizmi nuk është i mirë. Më kanë thënë gjëra si serb, cigan muti... Unë nuk iu jam përgjigjur, thjesht u ktheva dhe i shikova. Por ky nuk është sport".
Trajneri i Torinos, Paolo Vanoli vlerëson portierin e tij: "Milikovic-Savic është një fat për ne, ai është një nga portierët më të mirë në kampionat dhe gjithmonë i them: ai ka bërë një kërcim në mentalitet si i gjithë ekipi. Nuk e di se si ai stërvitet për penalltitë, i kam thenë se më mjafton nëse ai i pret ato”.
B.T (Dosja.al)
Sport
2 Shkurt 2025, 08:44
SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes së sotme mes katalanasve dhe...
Sport
2 Shkurt 2025, 08:25
FRANCE - Historia mes PSG-së dhe Gianluigi Donnarumma rrezikon të përfundojë vërtet. Negociatat për rinovimin ...
Sport
2 Shkurt 2025, 08:02
ANGLI - Nga Verona në Napoli, mes Rafa Benitez dhe Sarri, më pas ardhja në Angli, për të luajtur në Premier League me Chelsean, ...
Sport
2 Shkurt 2025, 07:51
ITALI - Në San Siro gjithçka është gati për derbin e tretë të sezonit (18:00), një tjetër udhëkryq p&eu...
Sport
2 Shkurt 2025, 07:37
SPANJE - Një disfatë që thumbon dhe që Real Madridi nuk mund ta kuptojë sesi ndodhi, duke qenë se pak minuta para goli...
Sport
2 Shkurt 2025, 04:30
ANGLI - Ata u kundërpërgjigjën. Të mundur në Bournemouth fundjavën e kaluar (0-5), lojtarët e Nottingham Forest rifilluan m...
Sport
2 Shkurt 2025, 04:00
ITALI - Gjithçka ishte e lehtë për Bolognan, e cila mundi 2-0 Como në Dall'Ara. Ritmi ishte mjaft i lartë që në fillim, m...
Sport
2 Shkurt 2025, 03:45
SPANJE - Rezultat sensacional në ditën e njëzet e dytë të La Ligës: Real Madridi i Ancelottit humbi 1-0 nga Espa...
Sport
2 Shkurt 2025, 03:30
FRANCE - Me Ousmane Dembele të papërmbajtur, pasi shënoi një “hat-trick” dhe Gonçalo Ramos që shënoi dy her&e...
Sport
1 Shkurt 2025, 21:49
GJERMANI - Bayern Munich vazhdon marshimin në krye të tabelës së Bundesligës. Në ndeshjen e javës së 20-të, bavar...