29 Qershor 2023, 11:15
Nga DOSJA
ITALI - Interi nuk ka dyshime: Kristjan Asllani nuk do të largohet. Futbollisti shqiptar e ka thënë këtë disa herë, edhe klubi zikaltër ka gjithashtu ide shumë të qarta. Sipas “Gazzetta dello Sport”, rreth mesfushorit shqiptar ka një synim serioz për të ndërtuar një projekt të mirëpërcaktuar.
Shitja e Marcelo Brozovic, përveç financimit të ardhjes së Davide Frattesi, ka si prerogativë edhe rritjen e ish-lojtarit të Empolit, i cili do të jetë partner i Hakan Calhanoglu, i cili do të kalojë përfundimisht në rolin e “regjisorit” të zikaltërve.
Për Interin, Asllani është një pasuri për t’u vlerësuar dhe për këtë arsye përjashtohet çdo mundësi për ta dërguar diku në formë huazimi. Nëse Simone Inzaghi nuk do të ketë përforcime të mëtejshme, nuk do të ketë mesfushorë të tjerë që do të konkurrojnë me shqiptarin në rolin e partnerit të Calhanoglu.
Koha e lojës do të rritet në mënyrë të pashmangshme dhe më në fund Kristjan do të ketë shansin për t’u dukur në ndeshje të plota. Vitin e kaluar shqiptari u “izolua” nga ideja e Inzaghit për ta përdorur turkun si “playmaker”, tani pa kroatin do të jetë zëvendësuesi i tij në mesin e fushës.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Qershor 2023, 11:09
FRANCE - Sipas një raportimi spanjoll, Paris Saint-Germain i ka dhënë një ultimatum yllit të tij të madh, Kylian Mbappe, deri n&eu...
Sport
29 Qershor 2023, 11:00
GJERMANI - Një hap larg një kalimi në Munich është Kim Min-jae, i cili ka arritur një marrëveshje verbale me Bayernin ...
Sport
29 Qershor 2023, 10:53
SPANJE - Ana Peleteiro, medaliste e bronztë në kërcimin trehapsh në Lojërat Olimpike Tokio 2020, doli në rrjetet sociale kë...
Sport
29 Qershor 2023, 10:41
BRAZIL - Një javë pasi doli publikisht për të kërkuar falje për tradhtinë e të dashurës – dhe nënë...
Sport
29 Qershor 2023, 10:40
SPANJE - Ata u takuan në Lyon, ku ajo ishte atje për të parë një mik të saj dhe Benzema për të parë familjen...
Sport
29 Qershor 2023, 10:20
ANGLI - Përveç njoftimit të vendndodhjes së disa finaleve evropiane, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi këtë të mërku...
Sport
29 Qershor 2023, 10:00
ANGLI - Dritarja e transferimeve fillon sërish te Chelsea. Të etur për të pastruar dhe forcuar skuadrën, ‘Blutë&...
Sport
29 Qershor 2023, 09:40
ITALI - Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të marrë masa të forta për të luftuar kundër antisemitizmit. Tani e tutje...
Sport
29 Qershor 2023, 09:20
ITALI - Më 3 maj, pas një ndeshjeje të AS Roma në Monza (1-1), José Mourinho kritikoi ashpër gjyqtarin e ndeshjes...
Sport
29 Qershor 2023, 09:00
SHBA - Siç është bërë e ditur, Gerardo “Tata” Martino, do të jetë trajneri i ri i Inter Miamit.
Tekniku argj...