LIVE UPDATES
Sport

Çmenduria e miliardave të futbollit! Anglia nuk ka lidhje me Europën… Burnley i rënë nga Premier League fiton më shumë se Barcelona kampione?!

Futbolli modern ka arritur në një pikë, ku suksesi sportiv nuk ecën më paralelisht me triumfin financiar.

20 Maj 2026, 13:00 Nga DOSJA

Çmenduria e miliardave të futbollit! Anglia nuk ka lidhje me

SPANJE - Paradoksi është kaq i thellë sa sfidon çdo logjikë: tre klubet e rrëzuara nga Premier League në sezonin 2023/24, Burnley, Sheffield United dhe Luton Town, morën secila rreth £49 milionë si pagesë “parashutë” vetëm në vitin e parë pas rënies.

Ndërkohë, Barcelona, duke fituar titullin kampion në La Liga për sezonin 2024/25, do të arkëtojë rreth €57.84 milionë (afërsisht £46–48 milionë), si pagesën maksimale nga televizionet spanjole. Rezultati? Burnley i rënë nga kategoria fiton më shumë para se Barcelona kampione e Spanjës.

Si funksionon sistemi i ashtuquajtur “parashutë” në Angli?

Ky absurditet financiar rregullohet nga mekanizmi unik i futbollit anglez, i njohur si “parachute payments”. Kur një ekip bie nga Premier League, ai nuk pëson kolaps financiar, por mbrohet nga një jastëk i butë milionash: merr 55% të të ardhurave televizive në vitin e parë, 45% në të dytën dhe 20% në të tretin.

Nëse një klub nuk arrin të ngjitet menjëherë, ai siguron deri në £100 milionë brenda tre viteve. Kjo krijon një “efekt trampolinë” ku të njëjtat skuadra riciklohen. Sezoni 2023/24 ishte historik, pasi të tre të promovuarit ranë menjëherë, por vendin e tyre e zunë sërish dy klube që mbroheshin nga parashuta financiare: Leicester dhe Southampton.

Fuqia e Premier League dhe paratë e pafundme të këtij kampionati!

Diferenca mes Anglisë dhe pjesës tjetër të botës nuk është më një hendek, por një oqean. Në vitin financiar 2023, Premier League gjeneroi €7.1 miliardë, duke lënë pas La Ligan (€3.7 miliardë) dhe Bundesligën (€3.6 miliardë).

E ardhura mesatare e një klubi anglez është mbi tre herë më e lartë se ajo e klubeve në Spanjë apo Itali. Madje, edhe vendi i fundit në Angli, si Southampton, arkëton rreth £109 milionë nga TV, shumë më tepër se çdo klub që ngre trofeun në Madrid apo Barcelona.

Rekordet e te drejtave televizive që po asfiksojnë Europën

Arsyeja e këtij dominimi qëndron te kontratat stratosferike. Për ciklin 2025–2029, Premier League ka nënshkruar marrëveshjen më të madhe mediatike në historinë e Britanisë: plot £13.2 miliardë.

Vetëm rrjeti amerikan NBC paguan £378 milionë në vit për të pasur të drejtat ekskluzive në SHBA. Për ta vendosur në perspektivë, e gjithë La Liga shpërndan €1.3 miliardë për të 20 klubet e saj së bashku, një shumë që në Angli e gllabërojnë vetëm 3 apo 4 klube të marra individualisht.

Analiza e së ardhmes së futbollit

Ky paradoks nuk është thjesht një kuriozitet statistikor për të bërë lajm, por pasqyrimi më i qartë i një realiteti të ri: Premier League është kthyer në një “Superligë” de facto. Diferenca pritet vetëm të thellohet, duke treguar se sot në Europë, të dështosh në kampionatin anglez vlen financiarisht më shumë se sa të shpallesh ‘mbret’ i futbollit në pjesën tjetër të kontinentit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet