Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kylian Mbappe mendohej se të transferohej te Real Madrid këtë verë, por gjërat kanë ndryshuar në orët e fundit.
SPANJE - Gjithçka ndryshon në rastin e transferimit të Kylian Mbappe. Ylli francez ka informuar zyrtarët e PSG-së se ai nuk dëshiron të zgjasë marrëveshjen me skuadrën e Ligue 1, ndërkohë që të gjitha raportet e shikonin Mbappe, si një transferim të sigurtë te Real Madrid.
Në këto kushte, zyrtarët e PSG-së po bënin llogaritë për ta shitur francezin këtë verë, por spanjolët nga ‘Marca’ njoftojnë se ka dalë një opsion i ri për futbollistin e PSG-së.
Burimi i cituar më sipër thotë, se Kylian Mbappe mund të nënshkruajë një kontratë të re me PSG-në, e vlefshme edhe për tre sezone të tjera, por me kusht dhe një marrëveshje mes futbollistit francez dhe drejtuesve të skuadrës së Ligue 1, që ata do ta linin Mbappe të largohej verën e ardhshme në rastin e një ofertë në emër të tij.
Kështu francezi do të përfitonte një shumë të konsiderueshme, nëse pranon propozimin e PSG-së edhe për një vit, pasi marrëveshja aktuale mes tij dhe klubit përfshin një bonus besnikërie që shkon në disa dhjetëra milionë euro.
Duke qenë se Kylian Mbappe do të vazhdojë kontratën me PSG-në, verën e ardhshme do të mund të largohet i lirë, atëherë Real Madridi mund të përfitojë nga kjo situatë dhe të transferojë në “Santiago Bernabeu” futbollistin që Florentino Perez e kërkonte me ngulm, si lojtar të lirë, pa detyrime financiare për transfertën.
Mirëpo, Yvan Le Mee, menaxheri i Ferland Mendy, mik i ngushtë i Real Madridit, ‘plasi bombën’ në Spanjë. Ai tha se skuadra e ‘Santiago Bernabeu’ nuk ka paratë e nevojshme për të blerë Kylian Mbappe këtë verë.
“Mbappe nuk do të vijë në Real Madrid këtë verë. Absolutisht jo. Jam afër Real Madridit dhe e di që ‘los blancos’ nuk i kanë paratë e nevojshme për këtë transferim tani. Nuk mund të paguajë një pagë 40 milionë euro në vit, as një bonus sezoni prej 30 milionë.
Mbappe fiton nga 70 deri në 75 milionë euro në vit. Në krahasim, Karim Benzema që fitonte rreth 13 milionë euro në sezon në Madrid, ju duhet ta kuptoni situatën”,- tha Yvan Le Mee, cituar nga ‘Mundo Deportivo’.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Pas blerjes së Milik me blerje nga Marseille (vitin e kaluar ai luajti si huazim) dhe zgjatjes së partneritetit me Rabiot, ka ardhur koha p&...
FRANCE - Demarkacioni i transfertave “të zhurmshme” nga Premierliga nuk ka fund për Al Ahlin. Pasi bleu Edouard Mendy...
TURQI - Ish-ylli i Ajax-it, Patrick Kluifert, 46 vjeç, ka drejtuar vetëm skuadrën e Curaçaos deri më tani dhe ka qenë p...
ITALI - Lojtari i kombëtares franceze, Marcus Thuram, është nënshkrimi i parë i siguruar nga Interi për sezonin 2023/24, pas p&eum...
FRANCE - Christophe Galtier ndoshta po kalon një nga momentet më të këqija të karrierës së tij. Me më shum&eum...
SHBA - Edhe pse kanë një karrierë të shkëlqyer në aspektin e tyre profesional, Shakira dhe Leo Messi janë...
BELGJIKE - Tragjedi në botën e automobilizmit: piloti i ri holandez Dilano van't Hoff, 18 vjeç, humbi jetën pas një aksid...
ANGLI - Drejtuesit e Chelseat përforcuan organikën e trajnerit Mauricio Pochetino me sulmuesin Nicolas Jackson. 22-vjeçari mbërriti n&eu...
SPANJE - Sevilla është në një situatë dramatike ekonomike, sipas radio ‘Marca’-s. Skuadra andaluziane mund të k...
SPANJE - Barcelona ka ndërprerë kontratën e Samuel Umtitit tre vjet para datës së skadimit të saj pas një periudhe të gj...