23 Tetor 2022, 11:47
Nga DOSJA

SPANJE - Në rindërtimin e plotë të skuadrës dhe projektit sportiv të FC Barcelonës, një nga viktimat ishte Clément Lenglet, të cilit iu tha se nuk ishte pjesë e planeve të stafit të trajnerëve. Francezi pranoi mesazhin dhe u nis për te Tottenham Hotspur në Premier League. Sigurisht si i huazuar: deri më 30 qershor 2023, kur do të rikthehet në klubin katalan, edhe pse vështirë se do të llogaritet.
Në një intervistë dhënë për 'The Times', Lenglet shpjegoi arsyet e largimit të tij nga Camp Nou dhe zbarkimit të tij në Londër. "Unë erdha këtu për të jetuar një eksperiencë të re dhe doja të luaja më shumë minuta. Kur je 27 vjeç, dëshiron të përfshihesh. Kjo ishte ideja ime e parë",- tha futbollisti.
"Në kontratë nuk ka asnjë opsion blerjeje, por jemi në tetor. Është fillimi i sezonit dhe duhet të presim para se të mendojmë për këtë. Duhet të jem mirë në fushë dhe të ndihmoj ekipin. Ndoshta nëse gjithçka është mirë, do të flasim, por është shumë shpejt”,- shton francezi.
Gjithsesi, paraqitjet e tij te Spurs po zhvillohen në një rrjedhë: ai ka luajtur vetëm 7 ndeshje (katër në Champions League dhe tre në Premier League) nga 15 që ka luajtur skuadra angleze, duke u aktivizuar gjithsej në 496 minuta. Roli i tij është të oksigjenojë mbrojtjen, por skema e mbrojtjes me tre lojtarë dhe performanca e Davies, Dier dhe Romero, e vështirëson që të ketë më shumë ndeshje.
Në lidhje me momentin në të cilin Barça është zhytur, ai nuk ka dashur të flasë shumë, por ka shpjeguar në të njëjtën intervistë, se “Nuk jam aty këtë vit, ndaj nuk më pëlqen të flas shumë kur nuk jam aty, por Barcelona është një klub shumë i madh. Ndoshta vitet e fundit nuk ishin shumë të mira, por në pak vite ne, ata, do të përmirësohen dhe do të luftojnë përsëri për gjithçka."
Ai kishte fjalë edhe për Leo Messin, ish-shokun e skuadrës, por edhe një rival gjatë fazës së tij të mëparshme te Sevilla. "Për mua, Messi është gjithmonë një lojtar i Barcelonës. Ky vit i kaluar ka qenë më i vështirë sepse ishte hera e parë që ai ndërroi klub. Ky vit është krejtësisht ndryshe. Ai po bën shumë mirë. Kam luajtur me të te Barça, por edhe kundër tij kur ishte te Sevilla!”, ka komentuar ai.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Tetor 2022, 11:20
d.a.
Dietrich Mateschitz
AUSTRI- Bashkëpronari i Red Bull Dietrich Mateschitz ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Miliarderi a...
Sport
23 Tetor 2022, 10:51
SPANJE - Luka Modric arriti në 450 ndeshje me Real Madridin kundër Sevillas dhe festoi këtë ngjarje, duke shënuar golin e par&eu...
Sport
23 Tetor 2022, 10:28
MALAJZI - Francesco Bagnaia fitoi garën MotoGP në Malajzi, e shtata e vitit, duke iu afruar shumë titullit, të cilin nuk e arriti sot, sep...
Sport
23 Tetor 2022, 10:30
A.B
Luzia Gega
TIRANË- Kampionia europiane e atletikës Luiza Gega ka fituar gjysmë maratonë e Tiranës duke thyer edhe rekord komb...
Sport
23 Tetor 2022, 09:43
ANGLI - Chelsea do të planifikojë të provojë sërish për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon në hapjen e merkatos,...
Sport
23 Tetor 2022, 08:55
ANGLI - Erik Ten Hag pranoi, pas barazimit ndaj Chelseat (1-1), se skuadrës i mungonte Cristiano Ronaldo, i cili është i dënuar për s...
Sport
23 Tetor 2022, 08:33
ANGLI - Ai tentoi për të ndërprerë trajektoren e aksionit të Pierre-Emerick Aubameyang, në minutën e 56-të, por më...
Sport
23 Tetor 2022, 07:46
FRANCE - Neymar kalon në sulm. Pasi u akuzua nga Lula për mbështetjen e Bolsonaros për çështje tatimore, lojtari i P...
Sport
23 Tetor 2022, 07:28
SPANJE - Real Madridi bëri një nderim të veçantë fituesit të “Topit të Artë”, Karim Benzema, para takimi...
Sport
23 Tetor 2022, 06:54
SHBA - ‘Pole-position’ i GP të SHBA i përket Carlos Sainz. Spanjolli mposhti shokun e tij të skuadrës Charles Lecler...