Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sebastian Coe, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF), ka konfirmuar se rusët dhe bjellorusët janë ende të përjashtuar nga garat ndërkombëtare.
ANGLI - Atletika ndërkombëtare ka vendosur ndalimin e rikthimit të atletëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare. Ata në të vërtetë do të mbeten "të përjashtuar" nga garat ndërkombëtare në "të ardhmen e afërt", për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, tha të enjten Presidenti i Atletikës Botërore, Sebastian Coe, një vit e gjysmë përpara Lojërave Olimpike në Paris.
Në një aspekt tjetër, Këshilli i Federatës Ndërkombëtare ka vendosur të ripranojë Federatën Ruse të Atletikës në IAAF, e cila ishte pezulluar pas një skandali të madh dopingu për më shumë se shtatë vjet. Por kjo nuk ndryshon asgjë në lidhje me pjesëmarrjen e menjëhershme të atletëve rusë në garat ndërkombëtare.
Pozicioni i sportit olimpik nr.1 ishte veçanërisht i pritshëm, pasi debati po fryhet mbi riintegrimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë në sportin botëror.
Pasi "rekomandoi" në shkurt 2022 përjashtimin e tyre nga garat ndërkombëtare, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kishte shfaqur në fillim të vitit dëshirën e tij "për të eksploruar mënyra" për të rikthyer atletët rusë dhe bjellorusë në gjirin e sportit botëror, ndoshta nën një flamur neutral, me kusht që ata "të mos e mbështesin në mënyrë aktive luftën në Ukrainë".

Gjithsesi, Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka vendosur të krijojë një grup pune me temën e përjashtimit të sportistëve rusë dhe bjellorusë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Personat transgjinorë, të ndaluar në garat e femrave
Përveç kësaj, Sebastian Coe foli edhe për situatën e personave transgjinorë. Ata janë të ndaluar nga garat e atletikës për femra "nga 31 marsi". "Këshilli i IAAF-it ka vendosur të përjashtojë nga garat ndërkombëtare të femrave, atletet transgjinore meshkuj dhe femra që kanë përjetuar pubertetin mashkullor,"- shpjegoi Sebastian Coe.
“Këshilli ka ndërmarrë veprime të qarta për të mbrojtur kategorinë femërore të sportit tone, duke kufizuar pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë dhe interseks”,- shtoi Sebastian Coe. Shumica e palëve të interesuara të atletikës të konsultuar "besonin se atletët transgjinorë nuk duhet të konkurrojnë në kategorinë e femrave",- vazhdoi ai.
“Për shumë, provat që gratë trans nuk kanë një avantazh ndaj grave biologjike janë të pamjaftueshme”,- shtoi zyrtari. Ata duan më shumë prova përpara se të shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes në kategorinë e femrave.”
Rregullat aktuale kërkonin që atletët transgjinorë që dëshirojnë të marrin pjesë në kategorinë e femrave, të mbajnë nivelet e tyre të testosteronit nën pragun prej 5 nmol/L për një vit.
Përveç kësaj, atletët interseks, për shembull emblematikja e Afrikës së Jugut, Caster Semenya, duhet që nga prilli 2018 të ruajnë nivelet e tyre të testosteronit nën pragun e 5 nmol/L për 6 muaj për të marrë pjesë në ngjarje, që variojnë nga 400 m deri në milje.

Kjo rregullore ishte denoncuar nga Semenya, kampione e dyfishtë olimpike në 800 metra, e cila nuk pranoi ta zbatonte atë me trajtim hormonal, ose një operacion, por që kishte humbur ankesat e paraqitura në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
IOC u kishte kërkuar federatave sportive në nëntor 2021 të vendosnin kriteret e tyre për të lejuar transgjinorët dhe personat interseks të konkurrojnë në nivele të larta.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Kjo është periudha që shqetëson trajnerët dhe ky ‘armëpushim’ në mars nuk do të jetë pë...
PORTUGALI - Lajmi bombastik i shkarkimit të Julian Nagelsmann nga posti i trajnerit të Bayernit dhe ardhja e Thomas Tuchel&nb...
ARGJENTINE - Lionel Messi arriti momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij të enjten, teksa arriti kuotën...
ARGJENTINE - Një paraqitje fantastike nga Lionel Messi kulmoi ditën e madhe për Argjentinën ( 2-0 ), e c...
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo theu një rekord të ri: duke dalë në fushë kundër Lihtenshtajnit , në ndesh...
MAQEDONI E VERIUT - Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut mori fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024. Skuadra ballkanase, me ...
GJERMANI - Vetëm 1 orë më parë, gazetari i mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano zbuloi largimin e teknikut Julian Nagelsmann, nga pankin...
PORTUGALI - Portugalia e nis me ‘poker’ golash aventurën nën drejtimin e Roberto Martinez. Për trajnerin spanjoll të sapoem&eu...
ITALI - Marshimi kualifikues drejt Euro 2024 ka nisur keq për Italinë. Në stadiumin 'Maradona' në Napoli, Azzurrët humbë...
ITALI - Anglia nuk është mjaftuar vetëm me golin e parë, ndaj italianëve dhe në minutën e 43′-të ka gjetur së...