Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në fund, do të zbulohet “Formacioni i Vitit 2022” me emrat e 11 lojtarëve më të dalluar përgjatë vitit për çdo pozicion, të cilët janë përzgjedhur përmes votimit nga gazetarët e emisioneve sportive në vend.
TIRANE - Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të mirët 2022” do të jetë momenti kulmor i një viti kalendarik, ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e blertë.
FSHF ka përgatitur gjithçka për një mbrëmje festive, ku nuk do të mungojë programi artistik e ku do të jenë të pranishëm të ftuar specialë, së bashku me më të mirët e futbollit. Sakaq, fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar, pas një procesi të gjatë e transparent votimi të udhëhequr nga FSHF e që ka nisur prej kohësh.
Fituesit do të shpallen gjatë mbrëmjes, ndërkohë që po ju njohim edhe me të nominuarit për çdo kategori. Për çmimin “Topi i Artë 2022” të nominuarit janë: Xhuliano Skuka, Mentor Mazrekaj dhe Redon Xhixha, ndërsa për “Topin e Artë 2022” për vajza finalistet janë: Sara Maliqi, Esmeralda Franja dhe Megi Doçi.
Dy trofetë ‘Këpuca e Artë 2022’ për djem dhe vajza do të shkojnë për golashënuesit më të mirë të vitit, ndërsa për çmimin “Trajneri i Vitit 2022” kandidaturat janë: Mirel Josa, Shpëtim Duro dhe Orges Shehi. “Talenti i Vitit 2022” do të shpallet njëri mes Simon Simonit, Arinaldo Rrapajt dhe Rejan Alivodës, tre prej lojtarëve të rinj që janë paraqitur mjaft mirë vitin e kaluar. Kurse për çmimin “Talentja e vitit 2022” janë në garë: Rosela Vasa, Gelda Kadiolli dhe Xhesika Ndoj.
Sakaq, do të jepet dhe një çmim për “Arbitrin e Vitit 2022” dhe finalistët e përzgjedhur janë Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti e Enea Jorgji, teksa çmimi i nderit “Mirënjohje” do t’i shkojë ekipit të Vllaznisë së vajzave për suksesin e jashtëzakonshëm, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të UEFA Women’s Champions League dhe duke luajtur me 16 klubet më të mëdha të Europës.
Dhe në fund, do të zbulohet “Formacioni i Vitit 2022” me emrat e 11 lojtarëve më të dalluar përgjatë vitit për çdo pozicion, të cilët janë përzgjedhur përmes votimit nga gazetarët e emisionet sportive në vend.
Mbrëmja gala do të zhvillohet më 27 janar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe nis në ora 19:00 me eventin që do të transmetohet direkt në kanalin zyrtar të FSHF në Youtube dhe në platformën Supersport, bën me dije zyra e shtypit në FSHF.
B.T (Dosja.al)
AUSTRALI - Në kërkim të dashurisë së përhershme nga publiku, Novak Djokovic është gjithashtu në gjendje të u...
ARABIA SAUDITE - E ardhmja e Leo Messit nuk është aspak e sigurt. Kontrata me PSG-në skadon në qershor, por ekzi...
ANGLI - Arsenali dhe Manchester City janë në një luftë të ngushtë për titullin e Premierligës këtë...
ANGLI - Kjo është një nga blerjet gjatë periudhës së transfertave: në klubin ‘e vogël’ britanik, q...
FRANCE - Sébastien Marie-Sainte, presidenti i klubit të basketbollit të Aubervilliers (Seine-Saint-Denis) nuk mund ta besojë. Salim...
TIRANE - Në prag të ndeshjes së sotme ndaj Erzenit, në ‘Niko Dovana’ të Durrësit, në orën 19:00, trajneri ...
Vëllai i Daniel Alves, Ney Alves SPANJE - Vëllai i Daniel Alves mohoi në një intervistë për televizionin spanjol "Espejo P&ua...
GREQI - Ngjarje të vogla kanë ndodhur jashtë stadiumit “Cleanthis Vikelidis” pas përfundimit të ndeshjes Aris - Olym...
SPANJE - Barcelona mposhti Real Sociedadin me rezultat 1-0 në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Formacioni i Xavit përfit...
GJERMANI - Borussia Dortmund ka arritur një sukses shumë të çmuar jashtë fushe. Heroi është Gio Reyna, i cili sh&eu...