27 Janar 2023, 07:27
Nga DOSJA
FRANCE - Disa vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Danimarkën, kundërshtuan këtë të enjte nismën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të gjetur një "rrugë" për të lejuar sportistët rusë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024 (26 korrik - 11 gusht 2024), pavarësisht pushtimit të Ukrainës. Duke injoruar thirrjet nga Kievi për të ndaluar sportistët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në Lojërat e ardhshme, IOC tha të mërkurën, se mënyrat për t'i lejuar ata ta bëjnë këtë, duhet "të hulumtohen më tej".
Rusia dhe Bjellorusia janë anashkaluar nga shumica e ngjarjeve sportive që kur ushtria ruse pushtoi Ukrainën në shkurt 2022. "Asnjë sportist nuk duhet të ndalohet nga gara vetëm në bazë të pasaportës së tij,"- ka thenë megjithatë Komiteti. Këshilli Olimpik i Azisë (COA) ka propozuar nga ana e tij integrimin e atletëve rusë dhe bjellorusë në garat e tij rajonale, siç janë Lojërat Aziatike, duke shprehur mbështetjen e tij për pozicionin e IOC. Propozimi i COA-s mund të lejojë veçanërisht atletët e ndaluar të marrin pjesë në ngjarjet e saj kualifikuese rajonale, disa prej të cilave tashmë kanë filluar, për Lojërat Olimpike të 2024-ës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është fuqimisht kundër çdo përpjekjeje për t’i hapur dritën jeshile Moskën dhe Minskun për pjesëmarrje në lojëra dhe Ukraina kërcënoi sërish të enjten se do të bojkotojë Lojërat e Parisit nëse IOC vazhdon.
“Nëse nuk dëgjohemi, nuk e përjashtojmë mundësinë që ne të bojkotojmë dhe të refuzojmë të marrim pjesë në Lojërat Olimpike”, tha ministri ukrainas i Sportit Vadym Gutzeit.
Michelle Donelan, ministrja britanike e Kulturës, e cila është gjithashtu përgjegjëse për Sportin, nga ana e saj konsideroi se nisma e IOC ishte shumë larg realiteteve të luftës. “Ne dënojmë çdo iniciativë që do të lejonte presidentin Putin të legjitimojë luftën e tij të paligjshme në Ukrainë,”- vazhdoi ajo. Vetë presidenti i IOC-s, Thomas Bach dënoi Rusinë më pak se një vit më parë për shkeljen e armëpushimit olimpik”.
Kreu i komitetit olimpik danez, Hans Natorp, theksoi se vendi i tij ishte gjithashtu fuqishëm kundër kthimit të Rusisë në botën olimpike. “Agresioni rus në Ukrainë po intensifikohet”, shkroi ai në Twitter. “Në këto rrethana, do të ishte e papranueshme të lejohej Rusia dhe Bjellorusia të marrin pjesë në ngjarje sportive”.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 Janar 2023, 07:24
HOLANDE - Pas një tjetër barazimi në ligë, i gjashti me radhë, Ajax vendosi të shkarkojë trajnerin Alfred Schreuder.&n...
Sport
27 Janar 2023, 07:19
ITALI - “Hajde zotëri, përpar Roma!". Roma feston 60-vjetorin e José Mourinhos me një postim në Twitter d...
Sport
27 Janar 2023, 06:42
SPANJE - Real Madridit iu deshën 120 minuta për të fituar derbin 3-1 kundër Atletico Madridit. ‘Bardhekuqt&eum...
Sport
26 Janar 2023, 21:41
ARABI SAUDITE - Titulli i parë i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite u... shty nga Al Ittihad, i cili u mund 3-1 nga Al Nassr&nb...
Sport
26 Janar 2023, 21:33
DURRES - Tirana nuk ndalet në “Niko Dovana”. Bardheblutë e Orges Shehit fituan 0-2 ndaj Erzenit, duke forcuar pozitat në krye të...
Sport
26 Janar 2023, 21:16
ANGLI - Evertoni ka shkarkuar Frank Lambert dhe po kërkon me kujdes të përzgjedhë zëvendësuesin e tij. ...
Sport
26 Janar 2023, 20:58
ZVICER - Dy finale europiane futbollit do të zhvillohen në Greqi në 2023 dhe 2024. UEFA ka vendosur t'i besojë Greqisë dy finale, ...
Sport
26 Janar 2023, 20:09
ZVICER - Kampioni i Botës, ylli argjentinas Lionel Messi, fundjavën e shkuar zgjodhi Alpet zvicerane për pushimet e tij të shkurtra d...
Sport
26 Janar 2023, 19:44
ITALI - Njëzet e katër orë para Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Roma u trondit nga një po...
Sport
26 Janar 2023, 19:23
SPANJE - Një kukull e veshur me fanelën e Vinicius Jr. është varur sonte pranë qendrës sportive të Real Madridit, p...