LIVE UPDATES
Sport

Lista e parë e Maran, 27 emra, dy debutues, pesë rikthime dhe katër mungesa… Çfarë na tregon përzgjedhja e “epokës së re”?

Maran ka zgjedhur të mos prekë asnjë prej emrave bazë të gjeneratës “historike”. Gjimshiti, Ismajli, Ajeti, Asllani, Ramadani, Bajrami, Daku, Broja dhe Uzuni janë që të gjithë pjesë e skuadrës. Mesazhi këtu është i prerë: nuk niset nga zeroja, por nga siguria.

28 Maj 2026, 18:08 Nga DOSJA

Lista e parë e Maran, 27 emra, dy debutues, pesë rikthime dhe

Nga Endi Tufa

TIRANE - Rolando Maran e ka nisur epokën e tij në krye të kuqezinjve pikërisht ashtu siç do ta fillonte çdo trajner italian me përvojë të gjatë, pa revolucione të ngutshme, por me sinjale mjaft të qarta. Lista e parë e teknikut 62-vjeçar për miqësoret ndaj Izraelit (3 qershor) dhe Luksemburgut (6 qershor) nuk është thjesht një dokument administrative, ajo përfaqëson deklaratën e parë filozofike të një udhëheqësi të ri.

Në thelb, ky seleksionim nuk është thjesht një listë emrash, por dokumenti fillestar i filozofisë së tij taktike dhe njerëzore: ruajtje e boshtit, hapje e rrugës për elementë të rinj dhe eksplorim i kujdesshëm i alternativave.

Lista e parë e Maran, 27 emra, dy debutues, pesë rikthime dhe

Lista e parë e Maran, 27 emra, dy debutues, pesë rikthime dhe

Boshti i vjetër, i padiskutueshëm

Maran ka zgjedhur të mos prekë asnjë prej emrave bazë të gjeneratës “historike”. Gjimshiti, Ismajli, Ajeti, Asllani, Ramadani, Bajrami, Daku, Broja dhe Uzuni janë që të gjithë pjesë e skuadrës. Mesazhi këtu është i prerë: nuk niset nga zeroja, por nga siguria. Kjo është logjika pragmatike e çdo trajneri me përvojë, i cili synon të shmangë turbullirat e panevojshme që në grumbullimin e parë.

Lista e parë e Maran, 27 emra, dy debutues, pesë rikthime dhe

Dy risitë, vendime me vizion strategjik

Dy debutuesit e ftuar janë zgjedhjet më interesante, të cilat dëshmojnë më së miri “syrin” dhe qasjen e Maranit:

Pano Qirko: Portieri i Partizanit vjen pjesërisht si një nevojë e momentit, për shkak të dëmtimit të Strakoshës, duke plotësuar hierarkinë e portës. Megjithatë, nëse zgjedhja do të ishte thjesht formale, tekniku mund të grumbullonte një gardian tjetër me përvojë ndërkombëtare. Ftesa ndaj Qirkos është një sinjal i qartë i vlerësimit dhe hapjes ndaj talenteve të Abissnet Superiores.

Luis Hasa: Ky përfaqëson një vendim të mirëfilltë vullnetar dhe strategjik. 22-vjeçari në pronësi të Napolit, i huazuar te Carrarese në Serinë B, zgjodhi ngjyrat kuqezi pas largimit nga strukturat e moshave të Italisë. Maran e njeh futbollin italian si rrallëkush, dhe Hasa është ekzaktësisht lloji i mesfushorit teknik që sistemi italian e vlerëson maksimalisht: i mprehtë, inteligjent në lëvizjet pa top dhe me cilësi të larta në pasim.

Pesë rikthime, një sinjal ripajtimi dhe konkurrence

Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi rikthehen në kombëtare pas një periudhe mungese. Pesë rikthime në një listë të vetme nuk janë rastësi; bëhet fjalë për një mesazh institucional: “Askush nuk fshihet nga planet thjesht prej një periudhe mospërfshirjeje.” Maran zgjedh t’u japë një shans të dytë të gjithëve.

Vëmendje e veçantë, Cristian Shpendi

Sulmuesi i Çezenës ka qenë ndër golashënuesit kryesorë të Serisë B dhe vjen për të plotësuar repartin ofensiv ku Broja, Uzuni dhe Daku ishin tashmë të konfirmuar. Me këtë lëvizje, konkurrenca në vijën e parë të sulmit bëhet realisht e egër.

Mungesat e sforcuara, jo zgjedhje taktike

Strakosha, Muçi, Gripshi dhe Manaj mungojnë të gjithë për arsye dëmtimi. Ky faktor i jep listës një ton konservator të detyruar dhe e bën të pamundur gjykimin e plotë të filozofisë taktike që Maran dëshiron të implementojë. Dy prej këtyre emrave ishin titullarë të padiskutueshëm në epokën e Sylvinhos, andaj mungesa e tyre do të ndihet ndjeshëm, veçanërisht në portë dhe në organizimin e fazës offensive.

Koha, faktori më delikat

Maran do të ketë në dispozicion vetëm dy ditë stërvitje të plota përpara ndeshjes me Izraelin. Lojtarët mblidhen të hënën, më 1 qershor, ndërsa takimi luhet të mërkurën, më 3 qershor. Dy ditë kohë janë pothuajse një pamundësi taktike për të instaluar një sistem të ri loje. Për këtë arsye, rezultatet e qershorit nuk duhet të lexohen si një verdikt për punën e Maranit, por si një test i përshtatjes së organikës ekzistuese.

Testi i vërtetë i këtij projekti do të vijë në vjeshtë, gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, kur lojtarët e dëmtuar të jenë rikthyer dhe tekniku të ketë pasur kohën e mjaftueshme për të ngulitur filozofinë e tij.

Lista e parë e Maran, 27 emra, dy debutues, pesë rikthime dhe

Tre nivelet e leximit të listës

Lista e parë e epokës Maran mund të analizohet në tre plane të ndryshme:

Niveli Pragmatik: Ruan strukturën bazë të skuadrës dhe zëvendëson të dëmtuarit me alternativa logjike e të arsyeshme.

Niveli Vizionar: Hap dy vende për debutues të rinj dhe rrit konkurrencën reale përmes rikthimit të pesë futbollistëve.

Niveli Simbolik: Tregon respekt ndaj trashëgimisë së lënë pas, por shfaq njëkohësisht “syrin klinik” të shkollës italiane — një trajner që e njeh në detaje futbollin e Serisë A dhe B, dhe që i ka bërë mirë detyrat e shtëpisë.

Era “Maran” ka nisur me kujdes, maturi dhe logjikë të ftohtë. Qershori do të jetë prova e parë e këtij rrugëtimi; vjeshta, testi i vërtetë i saj.

 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet