Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Të katër skuadrat u kualifikuan pas dueleve të kthimit çerekfinale të çmendura, ku u shënuan 21 gola në 4 sfida, por një u mbyll me shtesa e dy të tjera me penallti.
GJERMANI - Gjermania, Portugalia, Spanja dhe Franca janë gjysmëfinalistet e Ligës së Kombeve të këtij edicioni. Të katër skuadrat u kualifikuan pas dueleve të kthimit çerekfinale të çmendura, ku u shënuan 21 gola në 4 sfida, por një u mbyll me shtesa e dy të tjera me penallti.
Gjermania dhe Italia dhuruan një ndeshje të çmendur mes tyre, pasi në pjesën e parë ishte një dominim absolut i gjermanëve që shënuan tre herë në portën e Donarumës. Por kundërpërgjigja italiane do të vinte në të dytën, kur edhe ata shënuan 3 herë në portën e Gjermanisë duke bërë që në fund të kishte drithërima për kualifikimin e mëtejshëm, Në fund barazimi i mjaftoi Gjermanisë që kishte fituar 2-1 sfidën e parë në Itali.
Ndërkohë, u deshën shtesat dhe penalltitë për të përcaktuar ekipet e kualifikuara në ndeshjet e tjera. Trinkao u bë heroi i Portugalisë në një ndeshje me shumë emocione ndaj Danimarkës. Ronaldo u bë protagonist pasi humbi penallti e shënoi gol në pjesën e dytë. Por u desh goli i Trinkao për të çuar ndeshjen në shtesa e më pas një tjetër nga ai sapo filluan ato për t’i dhënë avantazhin 4-2, ndërsa më pas Gonçalo Ramos vulosi shifrat 5-2 që siguruan vijimin e luzitanëve në këtë turne.
Spektakolare ishte ndeshja mes Spanjës dhe Holandës, të cilat pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, dhuruan një rezultat të tillë edhe në 90 minutat e të dytës. Në shtesa Jamal shënoi një supergol për të kaluar iberikët në avantazh, por miqtë u përgjigjen me Çavi Simons. Kështu, ndeshja shkoi te penalltitë për të përcaktuar ekipin gjysmëfinalist. Spanjollët triumfuan 5-4 në gjuajtje e tyre dhe kaluan në gjysmëfinalet e turneut.
Francës i duhej fitore ndaj Kroacisë dhe ia doli të triumfonte 2-0, po aq sa shifrat e ndeshjes së parë në favor të ballkanasve. Shtesat nuk prodhuan gola të tjerë dhe u deshën penalltitë për të përcaktuar fituesit, ku rezultuan më të saktë francezët që shkuan në katërshen e më të mirëve të turneut me shifrat 5-4.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Gjermania eliminon Italinë falë fitores së ndeshjes së pare në play-off-i i Ligës së Kombeve edhe pse në k&eu...
SPANJE - Përfaqëuesja e Kosovës ka shënuar fitore të merituar me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të &...
TIRANE - “Unë për vete jo, edhe atë lojë e konsideroj si mundësi, ne si ekip nuk e mendojmë ashtu. Ishte mundësi pë...
TIRANE - Shqipëria vjen në këtë ndeshje të dytë, duke ditur se i duhet vetëm fitorja, pas një starti me humbje përb...
ITALI - Ish-trajneri i njohur Italisë, pas këtij rezultati, e konsideron tepër të vështirë misionin e Italisë për kualif...
SPANJE - Kylian Mbappe kaloi shtatë vite të mrekullueshme në Paris dhe fitoi tituj, para dhe lavdi me të, megjithatë, largimi i tij ver...
Saimir Demi dhe Enkel Demi TIRANA- Gazetari dhe moderatori Enkel Demi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të të vëllait, gazetarit të ...
SHBA - Lionel Messi nuk është në skuadrën e Lionel Scalonit për ndeshjet e kombëtares së Argjentinës ...
ITALI - Leao, sulmuesi i Milanit, është në një udhëkryq të vërtetë në tregun e transferimeve. Ja si do të je...
ITALI - Gjigantët e Serisë A e kanë shprehur më parë interesim për anësorin kosovar gjatë afatit kalimtar të dimrit...