Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-sulmuesi i Manchester United dhe i kombëtares së Anglisë, Wayne Rooney, ka deklaruar se kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, është “ndoshta transferimi më i mirë i sezonit”.

ANGLI - Sunderland ka shkëlqyer në rikthimin e tij në Premierligë dhe aktualisht renditet në vendin e katërt pas 11 ndeshjeve me 19 pikë, duke qenë në rrugën e duhur për të arritur objektivin kryesor, mbetjen në elitë.
Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka qenë një faktor kyç në fillimin e Sunderlandit falë përvojës dhe lidershipit të tij. Ai ka luajtur çdo minutë të të gjitha ndeshjeve në ligë, duke shënuar një gol dhe duke dhënë tre asistime.
Këtë sezon, 33-vjeçari kosovar udhëheq skuadrën në disa statistika: asistime, raste të krijuara, prekje topi, pasime të sakta, duele të fituara, topa të rikthyer dhe distancë të përshkuar. Granit Xhaka iu bashkua Sunderlandit këtë verë pas ngjitjes nga Championship, duke ardhur nga Bayer Leverkusen për një shumë fillestare prej 13 milionë paundësh.
Rooney tha në emisionin e tij “The Wayne Rooney Show”: “Kur u kthye në Premier League, e pyesja veten nëse do ia dilte. Sidomos me një ekip të sapo-promovuar, çfarë ndikimi mund të kishte? Por ai ndoshta ka qenë transferimi i sezonit. Ka qenë i jashtëzakonshëm”.
Xhaka zhvilloi 297 paraqitje me Arsenalin, ku fitoi dy Kupa të Anglisë. Megjithatë, ai shpesh ishte një figurë e diskutueshme te “Topçinjtë”. Ai u përjashtua pesë herë me karton të kuq dhe, gjatë gjashtë javëve sa ishte kapiten në vitin 2019, pati një përplasje të hapur me tifozët, gjë që çoi në heqjen e shiritit të kapitenit.
Gjërat ndryshuan nën drejtimin e Mikel Artetas, ku Xhaka u bë një lojtar kyç përpara se të largohej në vitin 2023 drejt Leverkusenit, ku ndihmoi klubin gjerman të fitonte titullin e parë në Bundesliga në sezonin e tij të parë atje.
Rooney shtoi: “Kur pati atë situatë me Arsenalin dhe u përplas me tifozët, ai tregoi karakter të madh, duke u rikthyer për të luajtur sërish për klubin. Ta kalosh atë periudhë dhe të performosh siç bëri, pastaj të shkosh te Leverkuseni dhe të ndihmosh për të mposhtur Bayern Munichun pas më shumë se 10 vitesh, tregon se çfarë lojtari i madh është.
Sunderland ka një skuadër shumë të re. Ai është si një figurë prindërore dhe do të jetë ndihmë e madhe edhe për trajnerin, si kapiten që lidh lojtarët me stafin. Me gjithë transferimet që bënë këtë verë, ai do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme për menaxherin dhe për lojtarët e rinj, duke përdorur përvojën e tij”.
Wayne Rooney on Granit Xhaka at Sunderland:
— Kosovo Update (@Kosovo_Update) November 10, 2025
“He’s probably the transfer of the season. Brilliant.” pic.twitter.com/ClrN92o83v
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Befasi… Ylli katalanas Lamine Yamal është përjashtuar nga skuadra kombëtare spanjole dhe po kthehet në Barcelonë...
FRANCE - Zinedine Zidane nuk i veshi përsëri këpucët këtë të hënë, por nuk qëndroi duarkryq. Në Stade M...
SERBI - Në konferencën për shtyp, trajneri i ri, i zgjedhur pas shkarkimit të Dragan Stojkoviçit, shpreson që në Wembley ...
ITALI - Një tragjedi e dyfishtë tronditi ditën e dytë të ATP Finals në Torino. Dy burra humbën jet...
ITALI - Portieri i Japonisë, Zion Suzuki, është tërhequr nga kombëtarja për ndeshjet miqësore të ardhshme kundër ...
GJERMANI - Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, nuk është në humor për të provuar asgjë në ndeshjet e mbetura kua...
KOSOVE - Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar stërvitjen e parë përgatitore për ndeshjet e rëndësishme ku...
ITALI - Arina Sabalenka dështoi të arrinte trofeun në Turneun Final, ku në ndeshjen e fundit u mund nga Elena Rybakina. Megjithatë, S...
ITALI - Arkadiusz Milik nuk ka luajtur për Juventusin për më shumë se një vit e gjysmë. Por, në orët e fundit, sulmues...
KROACI - Në vend të një avioni privat luksoz, apo të një bilete të kategorisë të klasit të parë apo biznes, ...