15 Tetor 2023, 15:20
Nga DOSJA
TIRANE - Qazim Laçi ka dalë para mediave në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë, që do të zhvillohet të martën, në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00. Ai ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe u shpreh se kjo ndeshje për ta ka rëndësinë njëjtë si një sfidë kualifikuese.
Qazim Laçi theksoi se është një mundësi e mirë për lojtarët që nuk kanë patur shumë minuta në sfidat kualifikuese, teksa u drejtoi edhe një thirrje tifozëve për të mbushur sërish stadiumin “Air Albania”.
Situata në kampin kuqezi pas fitores me Çekinë? “Jemi pak të çliruar sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të marrë tre pikët dhe për të krijuar shkëputje në pikë përkundrejt Polonisë dhe Çekisë. Ne jemi gjithmonë me këmbë në tokë, s’ka mbaruar gjë akoma. Kanë ngelur dhe dy ndeshje për t’u kualifikuar në Europian”.
Vendi i parë është objektiv? “Objektivi i parë ishte kualifikimi në Europian. Tani si objektiv të dytë kemi vendin e parë dhe për atë do luftojmë”.
Ndryshimet në formacion? “Besoj se trajneri Silvinjo i njeh të gjith vlerat e lojtarëve. Jemi të gjithë të rëndësishëm për ekipin. Edhe ndeshje miqësore, edhe ndeshje kualifikuese trajneri ka besim te të gjithë lojtarët. Jam dakord me ju edhe për ne që nuk kemi shumë minuta me ekipin kombëtar është si një ndeshje zyrtare për ne dhe prandaj do ta marrim seriozisht”.
Shokët te Sparta e Pragës, çfarë të thanë? “Nuk ishin shumë të kënaqur dhe mua më vjen keq, shpresoj që ata të kualifikohen në fund”.
Dallimi mes Rejas dhe Sylvinhos? “Besoj se brenda dhe jashtë fushës kemi shumë pozitivitet me njëri-tjetrin, po luftojmë për njëri-tjetrin dhe po ndihmojnë njëri-tjetrin. Kjo ka shumë rëndësi dhe rezultatet janë shumë pozitive. Si miqësore si ndeshjet zyrtare ne do të mundojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.
Harmonia e grupit? “Besoj se niveli i ekipit Kombëtar është ngritur. Të gjithë lojtarët janë në kampionatet më të mira në botë. Të gjithë japin maksimumin. Në çdo ndeshje kemi 11 lojtarë, nuk mund të futësh më shumë, zgjedhjet i bën trajneri. Të gjithë lojtarët kur vijnë në ekipin kombëtar janë të motivuar, ndihemi të gjithë krenar dhe tani kemi një shans shumë të madh për të bërë ëndrrat e shqiptarëve dhe tonat realitet, kualifikimi në Europian”.
Thirrje për tifozët? “Nga dita e parë që kemi nisur përgatitjet për ndeshjen me Poloninë, i kemi bërë thirrje tifozëve. E ndjenim që do të ishte radha jonë kësaj here, që do të kualifikohemi në një europian. Tani është gjë e mirë kur shikon “Air Albania” plot dhe ke besimin e tifozëve. I falënderoj shumë, besoj t’i kemi në çdo ndeshje. Kjo miqësore do të jetë gjë shumë e mirë për ne” – u shpreh Qazim Laçi.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 Tetor 2023, 15:00
GJERMANI - Thomas Tuchel tashmë ka nisur ‘sherret’ me drejtuesit e klubit. Në debutimin e tij në Gjermani, ish-trajneri i Paris ...
Sport
15 Tetor 2023, 14:00
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo, sulmues portugez, autor I një dopiede në fitoren fitores 3-2 ndaj Sllovakisë, I është përgjigj...
Sport
15 Tetor 2023, 13:00
FRANCE - I pandershëm, karizmatik dhe pak i ‘çmendur’, ish-futbollisti Eric Cantona bashkon të gjithë përbërësi...
Sport
15 Tetor 2023, 12:00
BRAZILI - ‘Selecao’ ndodhet në Montevideo, duke u përgatitur për përballjen e së mërkurës me Uruguajin, por pluhu...
Sport
15 Tetor 2023, 11:00
ITALI - Yann Sommer firmosi për Bayern Munich në merkaton e fundit të dimrit, për të zëvendësuar Manuel Neuer, i cili u d&eum...
Sport
15 Tetor 2023, 10:00
SPANJE - I arrestuar që nga mesi i janarit, pasi u akuzua për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në klubin e natës Sutton n...
Sport
15 Tetor 2023, 09:27
SHBA - Përpara se të përballen me Meksikën të mërkurën në Filadelfia, gjermanët filluan turneun e tyre amerikan n&e...
Sport
15 Tetor 2023, 09:00
ITALI - Jassim bin Hamad al-Thani, zyrtari i Katarit, që i vuri një mantel tradicional arab mbi supe Leo Messit në finalen e Kupës s&...
Sport
15 Tetor 2023, 08:00
ITALI - Sheiku Jassim bin Hamad al-Thani ka hequr dorë nga lëvizja për blerjen e Manchester United, raporton gazetari italian Fabrizio Romano k&e...
Sport
15 Tetor 2023, 06:00
ITALI - ‘Azzurrët’ e Spallettit i përgjigjen me një fitore të qartë, kaosit të shkaktuar nga rasti i ba...