LIVE UPDATES
Sport

Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, Presidenti Duka vlerëson zhvillimin e futbollit në Kosovë…

“Më lejoni që t’ju përcjell përshëndetjet më të mira të Presidentit të UEFA-s, z. Aleksander Čeferin, Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, z. Theodore Theodoridis, dhe të kolegëve të mi nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

5 Shkurt 2026, 14:00 Nga DOSJA

Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, Presidenti Duka vlerëson zhvillimin e

KOSOVE - Presidenti Armand Duka mori sot pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, e zhvilluar në Prishtinë, një ngjarje me rëndësi të veçantë për qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit në Kosovë.

Në këtë Kuvend, u rizgjodh President i FFK-së, z.Agim Ademi si dhe u zgjodhen 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, duke riafirmuar qëndrueshmërinë institucionale dhe vazhdimësinë e projekteve zhvillimore të federatës së kosovës.

Në fjalën e tij në cilësinë e zv.presidentit të UEFA-s, Presidenti Duka vlerësoi progresin e ndjeshëm të bërë nga Federata e Kosovës gjatë katër viteve e fundit, duke theksuar se futbolli në Kosovë po ndërtohet mbi baza të qarta, të strukturuara dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane.

Më poshtë, fjala e plotë e Presidentit Armand Duka e mbajtur në Kuvendin Zgjedhor të FFK:

“I nderuar President Agim Ademi

Të nderuar anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së,

Të nderuar përfaqësues të FIFA-s, Rolf Tanner dhe Marco Ferri

I nderuar Denis, Drejtor i Zhvillimit të Federatave në UEFA

I nderuar përfaqësues të Ministrisë së Sportit, z.Fidan

Të nderuar delegatë,

Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua të jem sot mes jush në punimet e Asamblesë së Zakonshme të FFK.

Së pari, më lejoni që t’ju përcjell përshëndetjet më të mira të Presidentit të UEFA-s, z. Aleksander Čeferin, Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, z. Theodore Theodoridis, dhe të kolegëve të mi nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Marrëdhënia ndërmjet UEFA-s dhe Federatës së Futbollit të Kosovës ka vijuar të zhvillohet në mënyrë konstruktive dhe të ndërsjellë. FFK ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj forcimit institucional dhe zhvillimit afatgjatë të futbollit, progres i cili njihet dhe vlerësohet nga UEFA.

Gjatë viteve të fundit, bashkëpunimi ynë është përqendruar në disa fusha kyçe strategjike, përfshirë qeverisjen, zhvillimin e infrastrukturës, futbollin e të rinjve dhe qëndrueshmërinë e institucionit. Në këtë drejtim, dëshiroj të theksoj përdorimin efektiv të fondeve të programit HatTrick të UEFA-s, veçanërisht për ndërtimin e fushave të reja me bar artificial dhe objekteve stërvitore. Këto investime kanë një rol të rëndësishëm në zgjerimin e qasjes së futbollit, përmirësimin e kushteve të stërvitjes dhe forcimin e futbollit të bazës në të gjithë Kosovën.

Në aspektin sportiv, futbolli i Kosovës vazhdon të shënojë përparim të qëndrueshëm. Paraqitja e përfaqësueses A në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026 dhe pjesëmarrja e saj në play-off-in e marsit, për të qenë pjesë e finaleve, dëshmojnë qartë zhvillimin dhe ambicien e lartë. Uroj që Kosova të ketë suksese në dy ndeshjet e ardhshme në play-off-it.

Në nivel klubesh, arritjet janë të mëdha. Drita jo vetëm që është kualifikuar në grupet e UEFA Europa Conference League, por edhe i ka kaluar ato dhe sot është në fazën play-off.

Po ashtu, progresi i përfaqësueseve të moshave të reja është evident. Kombëtarja U-21 ka bërë një performancë pozitive në ndeshjet kualifikuese dhe ka shumë shanse që të jetë pjesë e finaleve të EURO U-21 2027. Uroj që të jetë pjesë e këtij eventi madhor në Tiranë. Ky zhvillim pasqyron rëndësinë që i është kushtuar futbollit të të rinjve dhe tregon se investimet e bëra sot po japin rezultate konkrete për të ardhmen.

Në këtë kontekst, më lejoni t’u shpreh urimet tona më të mira për përfaqësueset kombëtare dhe klubet tuaja në garat aktuale dhe ato që do të vijnë. I urojmë lojtarëve, trajnerëve dhe zyrtarëve tuaj çdo sukses në vazhdimin e rrugëtimit të tyre sportiv.

Të marra së bashku, këto zhvillime dëshmojnë se futbolli në Kosovë po ecën përpara në mënyrë të strukturuar dhe të qëndrueshme, nga infrastruktura, te futbolli i bazës, te zhvillimi i të rinjve, garat e klubeve dhe ekipet kombëtare.

Nuk dua t’ju marr më shumë kohë sot, pasi keni përpara çështje të rëndësishme për të trajtuar sot në Asamble. Do të trajtoni çështjet vjetore të bilanceve apo buxheteve, keni për të bërë edhe zgjedhjen e Presidentit tuaj dhe konfirmimin e komitetit ekzekutiv te zgjedhur nga shoqatat rajonale.

Proceset zgjedhore janë gjithmonë momente themelore e të rëndesishme për çdo federatë, sepse rikonfirmojnë  legjitimitetin, unitetin dhe përgjegjësinë e institucioneve të futbollit.

Edhe pse sot ju keni një kandidat të vetëm, fakti që Asambleja zhvillohet në përputhje me statutin, rregullat dhe procedurat demokratike është një tregues i rëndësishëm i stabilitetit institucional të FFK-së.

Ju uroj një Asamble Zgjedhore të suksesshme dhe të zhvilloni punimet, siç e uroi edhe Presidenti Ademi, ‘fair play’.

Ju faleminderit shumë për mikpritjen tuaj të ngrohtë, si gjithmonë, në shtëpinë time në Prishtinë. Punime të mbara.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet