6 Tetor 2025, 14:49
Nga DOSJA

TIRANE - Për Julian Shehun presion i transfertës serbe nuk duhet që të jetë një faktor në takimin e radhës të Shqipërisë, pasi futbollistët në fushë janë të ambientuar me situata të tilla. Mesfushori ishte i qetë në konferncën e sotme për shtyp kur pranoi se në takimin e radhës do të vendoset fati i Shqipërisë në Eliminatoret e Botërorit 2026.
Si e ndjen këtë ndeshje, duke pasur parasysh edhe presionin që ka?
“Ne jemi futbollistë profesionistë. Për ne, presioni është gjë normale. Është një ndeshje pa dyshim e rëndësishme për ne, por ne do të shkojmë aty për të marrë maksimumin e mundshëm”.
Si përjetohet kjo ndeshje, duke pasur parasysh edhe ndryshimin e stadiumit dhe bisedat e para mes lojtarëve?
“Kjo nuk është çështje që na takon ne. Për ne është e rëndësishme që të gjithë të jemi të fokusuar dhe të përqendruar te objektivi që kemi për këtë ndeshje. Do të shkojmë aty për të dhënë maksimumin tonë, për të marrë tre pikët. Kjo është më e rëndësishmja për ne. Nuk kemi folur akoma me çunat, sepse nuk jemi grumbulluar të gjithë. Jemi shumë pak lojtarë për momentin. Për ne është e rëndësishme, pavarësisht stadiumit dhe fushës, të shkojmë aty dhe të marrim maksimumin”.
Sfida kundër Serbisë, finale që na çon më afër Botërorit?
“Kjo është ndeshje e rëndësisë shumë të madhe për ne, për vetë faktin se nga kjo ndeshje besoj se vendoset edhe vazhdimësia e objektivit që kemi për të shkuar në Botëror. Është ndeshje decizive për objektivin që ne kemi, prandaj jemi shumë të përqendruar që të marrim maksimumin dhe të vazhdojmë ëndrrën që kemi për të shkuar në Botëror”.
I keni marrë “vendin” Ramadanit në Kombëtare. Keni folur me të? Çfarë komenti ka?
“Në Kombëtare jemi të gjithë për të bërë më të mirën, pavarësisht se kush e nis si titullar. Këto janë çështje që i vendos trajneri. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën dhe për të dhënë maksimumin për Kombëtaren. Me Ramadanin jemi shokë, kemi marrëdhënie shumë të mirë dhe e mbështesim njëri-tjetrin, pavarësisht se kush luan”.
A mund të sjellësh në Kombëtare atë që po bën në skuadër?
“Kam sjellë versionin më të mirë timin te Kombëtarja, pavarësisht pozicionit dhe taktikave, dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën time për Kombëtaren”.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Tetor 2025, 14:43
TIRANE - Edhe për mesfushorin e Spartës së Pragës takimi i radhës i Shqipërisë do të jetë një duel mjaft i v&e...
Sport
6 Tetor 2025, 14:31
ITALI - Sezoni 2025/2026 i Serie A u hap me një shfaqje të fortë të vazhdimësisë së trajnerëve. Shpesh ...
Sport
6 Tetor 2025, 14:19
Borja Iglesias me fanelën e Celta Vigos të dielën kundër Atlético Madridit
SPANJE - Dy vjet pas debutimit të tij për e...
Sport
6 Tetor 2025, 14:09
Kirian Rodriguez luajti përsëri
SPANJE - Një ovacion i jashtëzakonshëm. Duke hyrë në lojë në minutën e 7...
Sport
6 Tetor 2025, 14:00
Adi Hütter ka qenë në krye të stolit të ASM që nga vera e vitit 2023
FRANCE - Adi Hütter mund të ketë qenë...
Sport
6 Tetor 2025, 13:50
FRANCE - Ansu Fati, i cili shënoi dy herë nga pika e bardhë kundër Nice (2-2) në javën e 7-të të kampionatit...
Sport
6 Tetor 2025, 13:00
Mauricio (majtas), këtu kundër Portos, ishte vendimtar për Palmeiras
BRAZIL - Barazimi 0-0 midis Flamengos dhe Cruzeiros të premten ia ...
Sport
6 Tetor 2025, 12:30
TIRANE - UEFA i ka besuar ndeshjen mes BK Hacken FF - GKS Katowice, e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup, do t&e...
Sport
6 Tetor 2025, 12:00
SPANJE - Në vitin 2010, ai udhëhoqi Spanjën e madhe dhe, së bashku me shokët e tij të ekipit, e ngriti atë në majë...
Sport
6 Tetor 2025, 11:30
ANGLI - Erling Haaland e falënderoi të birin që e ndihmoi të ishte në formën e tij më të mirë në jetë, ...