LIVE UPDATES
Sport

Kryeministri Rama “përplaset” me Xhat Bizhdilin për Besën: “Ne stadiumin e Kavajës mund ta bëjmë, ju bëni pjesën tuaj”...

“Stadiumet do bëhen me bashkëpunim me biznesin. Nëse ju bëheni një grup dhe jepni një kontribut, jo vetëm do të luhet futboll, por të shfrytëzoni mjediset aty dyqanet, kafe, restorante, fitnes…kjo na e lehtëson ne të marrim pjesë, të tre palët”.

15 Prill 2023, 16:45 Nga DOSJA
Kryeministri Rama “përplaset” me Xhat Bizhdilin për

KAVAJE - Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në qytetin e Kavajës, bisedoi edhe me disa përfaqësues së bizneseve private për rritjen e pagave dhe domosdoshmërinë e ecjes me të njëjtin ritëm edhe të sektorit privat.

“E fundit që kam lidhur me këtë, - tha Kryeministri Rama, - se meqë pashë Xhat Bizhdilin që mezi më priste se do stadium, se ka një, si i thonë asaj “Halle, halle kjo dynja, halli-hallit nuk i ngja”. Xhati do stadium dhe e kuptova që Xhati ishte përgatit për konfrontim këtu, nuk ishte përgatit thjesht për të dëgjuar punën e pagave.

Edhe kjo histori, lojtar futbolli me pagë minimale Xhat, nuk shkon. Jo “ça të bësh” se unë nuk po të them ty, se ti shyqyr që e ke mbajtur njëfarë ekipi kështu në hije, por flas dhe ata që janë në Superligë si quhet, por unë vetëm për të bërë stadiume jam, nuk jam për të shijuar performancat tuaja, por dhe në Superligë me pagë minimale sikur janë gra që punojnë makinë qepëse, sikur nuk hahet kjo gjë.

E di unë që do e rregullosh ti, po puna është që ti do stadium, si t’ia bëj unë? Jepja pak mikrofonin se rri më shef sikur e kam stadiumin në xhep e nuk po ja jap.

Xhat Bizhdili: “Unë kam qenë e do jem me dy gishta po sinqerisht që ky kryetar bashkie që kemi ne, na ka bërë më të majtë se të majtët. Ne nuk kërkojmë gjë tjetër, po bëhet stadium në Durrës, Vlorë e Korçë, ne kërkojmë 1/4 e fondit të stadiumit të Vlorës, të Durrsit dhe të Korçës. E meritojnë, janë qytete më të mëdha”

Kryeministri Rama: “Jo, jo s’është puna janë qytete më të mëdha. Qytet më i madh mund të jetë edhe Kavaja, por kur vjen puna tek futbolli, Kavaja është Kavajë se qytet i madh ka qenë dhe Tirona, po Besa luante me Celtic. Apo jo? Stadiumet në Durrës, Vlorë dhe në Korçë do të bëhen në bashkëpunim edhe me biznesin. Kështu që nëse juve, ti i pari, mblidheni dhe bëheni këtu një grup dhe të jepni një kontribut, dhe jo të jepni kontribut që të luhet futboll, por të jepni kontribut dhe të merrni pastaj të shfrytëzoni të gjithë mjediset aty, dyqane, restorante, kafe, kjo na lehtëson ne që të marrim pjesë dhe futemi  të tre palët.

Ky më thotë mua, futemi ne si bashki. Këta si bashki do vijnë te unë, do thonë na jep lekët për stadiumin. Futemi ne thotë, si bashki. Në qoftë se ashtu, ne futemi të gjithë, qeveria futet me një pjesë, Federata nuk diskutohet do të futet me pjesën e vet, sepse mjedisi i brendshëm, ai mjedisi sportiv si të thuash, fusha etj, etj, janë të mundura të financohen nga federata, biznesi me një pjesë, pastaj dhe bashkia do të japë një dorë meqë ka dhe fondet më të mëdhaja këtu. Po e bëtë këtë, unë jam gati”.

Xhat Bizhdili: “Tani të mbarojë kjo”.

Kryeministri Rama: “Po kjo do mbarojë, po thuaj edhe atyre me dy gishta, i dhanë votën atyre që duan ta çojnë edhe Shqipërinë bashkë me Kavajën tek kategoria e 3-të. Këtu s’ka as stadium, këtu s’ka asgjë. Thuaja. Duan stadiumin, të na japin mundësinë ta bëjmë stadiumin. Se këtu nuk është punë politike. Po këtu ne na ndodhi, ishte për bukuri bashkia atje, e morët prapë ju. Bëtë ndonjë stadium kur e morët bashkinë? Jo.

Jo s’bëtë stadium, po të vetmet probleme, problemet që unë kam më këtë, problemet që kisha me atë tjetrin përpara, ishin projektet, duam lekë, duam fonde, këtu, atje, shefo DS4, DS5, kurse e morën këta, ju dmth ça ndodhi? Të vetmet probleme, u dha edhe një leje tjetër tek rëra në Golem. U dha edhe një leje tjetër tek pylli, u prenë dhe ca pisha. Të gjitha leje të paligjshme. Këtu ka arrit kulmi, këtu është dhënë leje ndërtimi për të prerë pisha e për të shkatërruar rërën nga sekretari i këshillit bashkiak, siç i jepnin në kohën që ishte njëri këtu, si e kishte emrin? Që ka qenë i famshëm? Që bënte pallate nëpër kodra? Ai mbante vulën me vete. Kur ishin ato karikuesit e celularëve me atë telin këtu, e mbante këtu vulën, pinte raki dhe i jepte lejet në kafe. Tani kështu s’ka. Doni ta ktheni Kavajën atje, kthejeni. Jo stadium, po do ta shembin edhe këtë se ky është DS5”.

Xhat Bizhdili: “Duhet ishte shembur”.

Kryeministri Rama: “Atëherë në qoftë se na jepni mundësinë ta ndërtojmë, sa të na jepni do të fillojmë projektin për ta ndërtuar. S’na e dhatë, do ta shembim edhe dil e luaj, shkoni luani të rëra që e keni zënë me ndërtime pa leje atje. Unë po të them edhe njëherë që stadiumin e Kavajës ne mund ta bëjmë. Projektin e kam unë përsipër, ne domethënë”.

Xhat Bizhdili: “E kemi bërë, super projekt”.

Kryeministri Rama: “Po emrin si e ka? Akoma Besa?”

Xhat Bizhdili: “Po Besa. Ka bërë Rogozhina arena, Luzi arena, ndërkohë që kemi shkuar në fund fare. Këtu vetëm Besa.”

Kryeministri Rama: “Luzit bravo i qoftë se mos dëgjoj ata të Luzit të thonë çfarë ka me ne. Luzit bravo i qoftë se Luzi e di drejtimin, Luzi ecën vetëm përpara, ju ngelët duke shkuar mbrapa. Luzi është vetëm “avanti”. Çfarë e keni këtë zakon që doni mbrapsht gjithmonë?”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll
Sport 15 Prill 2023, 12:17

Rasti Negreira: Kërkohen 1.050.871 euro!

SPANJE - E shtuna e tij ishte sa dy muaj që kur Cadena Ser zbuloi pagesat nga Barcelona për kompanitë e Enríquez Negreira dhe ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet