LIVE UPDATES
Sport

Kombëtarja e vajzave viziton kuqezinjtë, Duka dhe Sylvinho: NE JEMI NJË!

“Nuk ka Shqipëria shembuj më të mirë se ju, jo vetëm në futboll, djem dhe vajza. Mesazhi im është: ‘Ne jemi NJË’ dhe duke qenë NJË, pa dyshim që do të ecim përpara për të pasur një komunitet akoma edhe më të madh. Për të pasur më shumë fëmijë rreth nesh dhe sigurisht të marrim edhe rezultate pozitive. Uroj që t’i realizojmë të gjitha bashkë. Kemi realizuar disa ëndrra, por ato vazhdojnë”, deklaroi Duka përpara djemve e vajzave kuqezi.”

15 Tetor 2023, 21:24 Nga DOSJA
Kombëtarja e vajzave viziton kuqezinjtë, Duka dhe Sylvinho: NE JEMI

TIRANE - Suksesit të Kombëtares shqiptare po i gëzohet këto ditë e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm. Veç krenarisë, futbollistët kuqezi janë kthyer edhe në motivuesit më të mëdhenj. Jo vetëm për brezat më të vegjël që luajnë futboll, por edhe për ekipin Kombëtar A të vajzave. Që në shtator nisi rrugëtimin në edicionin e ri ‘UEFA Nations League’ për këtë kategori.

Dy Kombëtaret patën një takim shumë të ngrohtë e miqësor pasditen e sotme në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Kuqezinjtë u vizituan në stërvitjen e sotme nga disa prej vajzave të Kombëtares. Teksa të pranishëm në këtë vizitë ishin edhe edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka; Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, stafi teknik i Kombëtares A të djemve, me në krye trajnerin Sylvinho. Dhe trajneri i Kombëtares A të vajzave, Armir Grima. Si edhe anëtarja e KE-së, Anila Basha.

Kreu i FSHF-së mbajti një fjalim të shkurtër përpara futbollistëve dhe futbollisteve. Duka dha një mesazh shumë të fortë për djemtë e vajzat e ekipit tonë Kombëtar.  ‘NE JEMI NJË’, u shpreh kreu i futbollit shqiptar, i cili u shpreh se vetëm duke qenë të bashkuar futbolli shqiptar mund të ecë përpara. Për të pasur sa më shumë fëmijë futbollistë dhe rezultate pozitive. Ndër të tjera, Duka tha se djemtë dhe vajzat kuqezi janë shembujt më pozitivë në Shqipëri.

“Rezultati i ndeshjes me Çekinë na ka lumturuar të gjithëve, edhe gocat e Kombëtares dhe çdo shqiptar. Ne e duam shumë Kombëtaren, duam fanellën e Kombëtares, pavarësisht se kush e vesh atë. Dhe për këtë jemi këtu: Ne jemi NJË për një qëllim! Për të zhvilluar sa më shumë futbollin në Shqipëri, dhe ju jeni shembujt më të mirë.

 

Pa dyshim që fitoret dhurojnë emocion, si ajo fitore me Çekinë. Ajo që është e rëndësishme është që rinia shqiptare, djemtë dhe vajzat e këtij vendi të mendojnë të bëhen si ju, pasi ju jeni shembujt pozitivë të Shqipërisë. Nuk ka Shqipëria shembuj më të mirë se ju, jo vetëm në futboll, djem dhe vajza. Mesazhi im është: ‘Ne jemi NJË’ dhe duke qenë NJË, pa dyshim që do të ecim përpara për të pasur një komunitet akoma edhe më të madh.

Për të pasur më shumë fëmijë rreth nesh dhe sigurisht të marrim edhe rezultate pozitive. Uroj që t’i realizojmë të gjitha bashkë. Kemi realizuar disa ëndrra, por ato vazhdojnë”, deklaroi Duka përpara djemve e vajzave kuqezi.

Trajneri Sylvinjo foli shumë pak, por mesazhi i tij ishte i qartë: ‘Futbolli nuk luhet vetëm’. Numri një i pankinës kuqezi të djemve ritheksoi fjalinë e Dukës se ‘ne jemi një’ dhe falënderoi vajzat dhe trajnerin Grima për vizitën.

“E them gjithmonë: Futbolli nuk luhet vetëm. Kurrë! Luhet bashkë dhe siç e tha Presidenti Duka ‘NE JEMI NJË’. Faleminderit profesor Armir Grimës për këtë vizitë dhe të gjitha vajzave. Është kënaqësi që ju kemi sot këtu mes nesh. Faleminderit President, vajza dhe të gjithë”, deklaroi braziliani.

Edhe trajneri i ekipit A të vajzave, Armir Grima u shpreh se skuadra e djemve është një shembull shumë i mirë edhe për ekipin që ai drejton. Tekniku shkodran tha se edhe Shqipëria e vajzave do të tentojë të ndjekë ekipin e djemve me rezultatet e shkëlqyera.

“Është kënaqësi e madhe që jam këtu sot mes jush. Na keni bërë krenar me çdo rezultat tuajin dhe ju flas jo vetëm në emrin tim, por edhe në emrin e vajzave. Është krenari e madhe që jemi sot këtu mes jush dhe është edhe një shembull i mirë edhe për futbollin e vajzave. Sepse në këto momente të mira që është futbolli shqiptar, kemi se çfarë kopjojmë, kemi se çfarë ndjekim dhe ju jeni pararoja.

Ne do mundohemi që të vijmë pas jush për të ndjekur këto rezultate të mira e të bukura që keni nderuar jo vetëm veten. Por edhe familjet tuaja e gjithë Shqipërinë. Faleminderit shumë për kohën që na kushtuat, besoj se do shihemi në rezultate edhe më të mira”, tha Armir Grima.

Në fund, të dyja ekipet bënë një foto së bashku. Ndërsa vajzat tentuan t’i shënonin edhe disa gola portierit Etrit Berisha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet