Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Neuer argumentoi se "Barça luajti me një intensitet më të lartë se skuadrat me të cilat jemi përballur deri më tani" dhe Müller u ankua që "Raphinha kishte një natë pothuajse perfekte".
SPANJE - Joshua Kimmich pranoi humbjen dhe epërsinë e Barcelonës gjatë 90 minutave, por vlerësoi se rezultati 4-1 ishte shumë i madh.
“Ishte një disfatë shumë e vështirë. E nisëm keq, por më pas arritëm të barazojmë dhe patëm kontrollin e lojës derisa pësuam golin e dytë, që për mendimin tim ishte një faull ndaj Kim.
Ata shënuan të tretin pak para pushimit, që na bëri të humbnim pak durimin dhe kontrollin. Ne bëmë gabime dhe Barcelona mundi të dilte më lehtë nga presioni, gjë që e çoi te golat. Duke marrë parasysh zhvillimin të lojës, por ne e meritonim humbjen”, tha Kimmich.
Manuel Neuer shpjegoi se "të dyja skuadrat po luanin një lojë të rrezikshme, kështu që mund të ndodhin gabime dhe humbje topi. Kemi bërë gabime, duhet të jemi më të pranishëm dhe agresivë në qendër të fushës sepse Barça ka lojtarë të shpejtë si Raphinha përpara, të cilët sot na ka vrarë. Është një pikë që duhet ta përmirësojmë”.
Harry Kane u ankua se "Pësimi i tre golave jashtë shtëpisë në pjesën e parë nuk ishte një fillim i mirë për bavarezët. Ne patëm një moment në pjesën e pare, ku dukeshim shumë të rrezikshëm, por Barcelona luajti mirë dhe ne nuk shfrytëzuam momentet në të cilat ne ishim më të mirë. Pastaj na dënuan në tranzicion”.
Sulmuesi i Bayern-it kërkoi "të mësojmë nga kjo. Mendoj se ka pasur një moment kur ne dukeshim të rrezikshëm, por ndoshta u tërbuam pak, duke u përpjekur të luanim topin e fundit shumë shpejt dhe nëse do të kishim përdorur më shumë posedimin në vend që të nxitonim. Ne do të kishim krijuar mundësi më të mira. Por nuk ka nevojë për panik: ka të bëjë me të mësuarit dhe të jesh më i mirë herën tjetër."
Më në fund, Thomas Müller rrëfeu se "padyshim që nuk është një ndjenjë e këndshme. Erdhëm për të fituar, por humbëm 4-1, kështu që kemi shumë punë përpara. Ndoshta na ka munguar besimi në fund për shkak të rezultatit dhe mënyrës së të luajturit.
Dukej se luajtëm pas, por Barcelona ka pasur më shumë momente të mira se ne dhe ata kishin kontrollin që ne po kërkonim. Ndoshta rezultati ishte pak i çuditshëm. Ne duhet të respektojmë se ata janë një ekip i mirë, që Raphinha pati një natë pothuajse perfekte, ndërsa ne humbëm raste të mira."
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Aeroporti i Birminghamit u evakuua për disa orë dhe të gjitha fluturimet u pezulluan për shkak të një automjet...
SPANJE - Vincent Kompany nuk ka dashur të justifikohet për humbjen e Bayernit dje ndaj Barçës në Montjuïc. Trajneri belg,...
ZVICER - Që nga fillimi i sezonit, Champions League ka marrë një kthesë me një fazë lige, e cila zëvendësoi fazën...
TURQI - Përveç Champions League, këtë të mërkurë të futbollit europian, ka pasur hapësirë edhe për ...
SPANJE - Një mbrëmje e veçantë që përjetoi Raphinha. Para ndeshjes së Champions League kundër Bayern Munichut, ish-l...
ANGLI - Një natë speciale për Manchester Cityn në Champions League. Jo aq për golat e shënuar ndaj Spartës s...
ANGLI - Gjithçka ishte e lehtë për Manchester Cityn, i cili mundi 5-0 Spartën e Pragës në Etihad. “Qytetarët”...
GJERMANI - Bayer Leverkuseni ndalet në barazim 1-1 në fushën e Brestit, në raundin e tretë të Champions League. Kampionët e G...
FRANCE - Edon Zhegrova udhëheq Lillen drejt një fitoreje të madhe dhe me përmbysje përballë Atleticos së Madridit (1-3). Atle...
SPANJE - Barcelona thyen më në fund Bayernin e Munihut që katër vite më e parë e kishte turpëruar me atë fitore të ...