27 Janar 2025, 16:44
Nga DOSJA
ANGLI - Michael Oliver, gjyqtari i njohur i Premier Legue, është ndaluar të drejtojë ndeshje të një skuadre angleze, ndërsa PGMOL (Organizata e Gjyqtarëve Profesionalë të Futbollit) po kryen një hetim mbi abuzimet që ai dhe familja e tij kanë marrë pas një vendimi kontrovers gjatë ndeshjes mes Arsenalit dhe Wolves.
Oliveri vendosi të dëbojë Myles Lewis-Skelly të Arsenalit për një ndërhyrje të rëndë ndaj Matt Doherty gjatë gjysmës së parë të ndeshjes. Ky vendim shkaktoi polemika të mëdha midis tifozëve dhe u kritikua ashpër nga disa ish-lojtarë dhe komentatorë, përfshirë Alan Shearer.Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, tha se ishte “absolutisht i zemëruar” nga vendimi i gjyqtarit, megjithëse disa tifozë menduan se vendimi, edhe pse i ashpër, ishte i kuptueshëm pasi u shfaq një kënd tjetër i incidentit.
PGMOL nxori një deklaratë të dielën, duke konfirmuar se është nisur një hetim pasi Oliver dhe familja e tij kanë marrë kërcënime “të neveritshme” pas ndeshjes në Molineux. Në deklaratë thuhet: “Policia është në dijeni dhe janë nisur disa hetime. Ne po mbështesim Michael-in dhe të gjithë ata që janë të prekur, dhe jemi të vendosur të luftojmë këtë sjellje të papranueshme.” Nuk është ende e qartë nëse Oliver do të vazhdojë të drejtojë ndeshje të Arsenalit këtë sezon si pasojë e hetimeve dhe kërcënimeve që ka marrë.
Ashtu si disa gjyqtarë të tjerë që operojnë në elitën e futbollit anglez, Oliveri tashmë është i ndaluar të drejtojë ndeshje të një klubi tjetër të Ligës Premier. Oliver, i cili është 39 vjeç dhe ka lindur në Ashington, është një tifoz i Newcastle United dhe për këtë arsye nuk mund të drejtojë ndeshje zyrtare ku marrin pjesë ata (Newcastle) ose rivalët e tyre, Sunderland.
Peter Bankes dhe Darren Bond po ashtu nuk drejtojnë ndeshje të Liverpoolit ose Evertonit, pasi kanë lindur në Merseyside. Ndërkohë, Craig Pawson, i cili është tifoz i Sheffield United, nuk mund të drejtojë as ndeshje të tyre, as të Sheffield Wednesday.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 Janar 2025, 16:39
KOSOVE - Në vazhdën e angazhimit të ish-futbollistëve të Kombëtares në role të ndryshme në Federatën e Futboll...
Sport
27 Janar 2025, 16:35
SPANJE - Klubeve spanjolle nuk u dalin llogaritë pasi në këtë merkato të janarit, La Liga renditet e 25-ta në Europë mes kamp...
Sport
27 Janar 2025, 16:32
ITALI - Mbrojtësi brazilian, Danilo, i ka dhënë lamtumirën Juventusit me një postim shumë të gjatë në Instagram duk...
Sport
27 Janar 2025, 16:29
ITALI - Është koha për prezantime në shtëpinë e Milanit. Në konferencën për shtyp foli afrimi më i fundit i ku...
Sport
27 Janar 2025, 16:25
ARABI SAUDITE - Riyad Mahrez është akoma në gjendje të çmendë rrjetet sociale, edhe pse tani luan në Arabinë Saudite. ...
Sport
27 Janar 2025, 16:22
SPANJE - Luis De La Fuente është zyrtarizuar si trajner i Spanjës deri në vitin 2028. Federata Spanjolle e Futbollit ka treguar sot për...
Sport
27 Janar 2025, 14:30
ANGLI - Sonia Bompastor po kërkonte një përforcim për mesfushën e saj dhe ajo mori një nga lojtaret më të lakmuara n&e...
Sport
27 Janar 2025, 14:06
BELGJIKE - Sipas raportimeve, Radja Nainggolan, është arrestuar nën dyshimin për kontrabandë kokaine. Mesfushori belg u transferua te L...
Sport
27 Janar 2025, 14:00
BRAZIL - Sauditët duan ta hiqin qafe yllin brazilian, të pakënaqur me dëmtimet e tij të përsëritura… Ndaj gjatë...
Sport
27 Janar 2025, 13:30
ANGLI - Everton po lufton për të shmangur rënien në Premier League, por nga sezoni i ardhshëm do të gëzojë një st...