Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
31-vjeçari u shpreh se Atalanta e meritoi të ishte këtu dhe se të gjithë janë gati për të shkruar historinë ndaj Bayer Leverkusen.
ITALI - Në prag të ndeshjes finale të UEFA Europa League, në konferencën për shtyp krah trajnerit Gasperini ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti.
31-vjeçari u shpreh se Atalanta e meritoi të ishte këtu dhe se të gjithë janë gati për të shkruar historinë ndaj Bayer Leverkusen.
“Këto janë emocione shumë të bukura, ne jemi të lumtur që kemi arritur deri këtu, pasi e kemi merituar. Nuk ndodh çdo ditë të luash të tilla finale dhe kjo ka qenë një ëndërr që kur kam qenë fëmijë. Nesër fusha do të ketë rëndësi. Të gjithë jemi gati për këtë betejë dhe duam të fitojmë dhe të shkruajmë historinë” – tha fillimisht mbrojtësi “kuqezi”.
Më pas, Gjimshiti u pyet mbi mungesën e De Roon, teksa konfirmoi se mund të jetë ai kapiteni i skuadrës.
“Padiskutim që është një mungesë e rëndësishme ajo e De Roon. Por, gjithçka do të varet nga ne, për mënyrën se si do të luajmë. Unë kapiten? Ka mundësi, por kjo nuk ka shumë rëndësi për ne, këtu jemi të gjithë, ne luajmë së bashku dhe fitojmë së bashku” – tha ai.
Në fund, Gjimshiti theksoi se e respektojnë në maksimum Bayer Leverkusen-in dhe pret një ndeshje shumë të luftuar.
“Nuk ka nevojë për shumë fjalë, ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje dhe me meritë e fituan Bundesliga-n. Ata janë një ekip i madh, me një skuadër shumë kompakte dhe shumë të fortë. Ne jemi përballur me Leverkusen dy vite më parë dhe besoj se edhe ata kanë pikat e tyre të dobëta. Natyrisht, e thash edhe pak më sipër se gjithçka nis dhe varet nga ne, nuk duhet të gabojmë, duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të shfrytëzojmë gjithçka sepse jemi në finale”– përfundoi Berat Gjimshiti.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Euro 2024, do të jetë turneu i fundit në të cilin do të shohim Toni Kroos në fushë në rolin e futbollistit. Me ...
PORTUGALI - Së bashku me Anglinë, Francën dhe Gjermaninë, Portugalia është një nga përzgjedhjet e preferuara për ...
TIRANE - Tashmë Shqipëria do të ketë një trajner kombëtareje shqiptar, nga Lushnja, por me origjinë braziliane. Bëhet...
SPANJE - Real Mallorca ka gjithçka gati për të njoftuar largimin e Javier Aguirre në ditët në vijim. Nj...
ANGLI - Një prezantues sportiv televiziv është arrestuar në Britani me dyshimin se ka përdhunuar vazhdimisht nj&e...
FRANCE - Florentino Perez është pak më shumë se president klubi, ai është padyshim presidenti më me ndikim i shekullit të...
ITALI - Argjentina nuk do të grumbullojë për Kupën e Amerikës, Paulo Dybalën. Lajmi po qarkullonte prej disa ditësh në m...
SPANJE - Barça po përgatitet të përjetojë ditë veçanërisht intensive. Pas një sezoni të shënuar nga h...
TIRANE - Partizani dhe Egnatia do të diskutojnë mes tyre titullin kampion në ndeshjen finale që do të luhet të dielën e ardhs...
ITALI - Portieri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Etrit Berisha ka ndarë një lajmë të gëzueshëm me të gjith&e...