Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Asnjë ekip nuk futet në fushë për një pikë. Në natyrë e kemi që të futemi në fushë për tre pikë, kështu do jetë edhe nesër”
MOLDAVI - Në konferencën për shtyp, para sfidën në transfertë ndaj Moldavisë për kualifikuese e “Euro 2024”, bashkë me trajnerin Sylvinho, ka dale edhe kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ka vlerësuar kundërshtarin dhe theksoi se kuqezinjtë e Kombëtares do të futen në fushë për të marrë tre pikët, siç bëjnë gjithmonë.
A ju kujton mbrëmjen e Armenisë kjo? “Po, sigurisht që ka kujtime, sidomos kur je sërish në aeroplon dhe ke prapë në dorë kualifikimin. Sigurisht që të kujtohen ato momente të bukura dhe pozitive. Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë dhe duhet ta përsëritim. Ka shumë lojtarë në këtë ekip që nuk e kanë përjetuar atë që e kemi përjetuar ne që jemi pak më të vjetër. Do japim gjithçka në fushë”.
A jeni më seriozë së duhet këtë herë? “Brenda ekipit jemi njëlloj. Presioni rritet sa më afër kualifikimit je. Besoj se presioni transformohet më së miri në fushë, presioni edhe mund të ndihmojë. Nuk duhet të shqetësohemi. Ne që kemi më shumë eksperiencë duhet t’i ndihmojmë më të rinjtë. Edhe trajneri bën punën e tij, e di çfarë u flet. E dimë se jemi shumë afër kualifikimit, por nuk duhet të harrohet rruga që kemi bërë deri këtu për ta bërë ëndrrën realitet”.
Sa e vështirë do jetë? “Do jetë ndeshje e vështirë, siç kanë qenë edhe ndeshjet e tjera të them të drejtën. Do e përballojmë si gjithmonë. Nuk e harrojmë ndeshjen në ‘Air Albania’, deri në minutën e 60-të kur bëri gjuajtjen Asani nuk kishim shumë raste për të shënuar gol. E dimë vështirësinë në këtë ndeshje. Jemi përgatitur shumë mirë për t’i përballuar ato që ndodhin në fushë. Të shkojmë të gjithë në një drejtim”.
A do bëjmë llogari nesër? “Unë, por as ekipi, nuk do të hyjmë në fushë për barazim. Asnjë ekip nuk futet në fushë për një pikë. Në natyrë e kemi që të futemi në fushë për tre pikë, kështu do jetë edhe nesër. Nëse nuk futesh me atë mentalitet ke shumë mundësi të gabosh akoma më shumë”.
B.T (Dosja.al)
BRAZIL - Ne po jetojmë në kohë ristrukturimi në ekipin brazilian. Fernando Diniz komandon Selecaon dhe ka shumë të rinj q&eum...
FRANCE - Didier Deschamps, trajneri i Francës, i ka telefonuar Khéphren Thuram për të plotësuar vendin bosh të lën&eum...
ZVICER - UEFA njoftoi sot se Serbia do të luajë ndeshjen e radhës në shtëpi në një kompeticion evropian të futbollit p&e...
ITALI - Marcus Thuram, sulmuesi i Interit, ka dhënë një intervistë për DAZN për të folur për momentin te Inter dhe karri...
SPANJE - Në ndeshjen Real Madrid - Chelsea, në edicionin aktual të Champions League për femra, u shënua nga një episod i diskutues...
ARABIA SAUDITE - Marcelo Gallardo është pasardhësi i Nuno Espírito Santo në pankinën e Al Ittihad, aktualisht i 5-ti në kam...
SPANJE - Enrique Cerezo foli sërish për João Félix. Presidenti i Atlético Madrid ka dhënë një intervistë...
ANGLI - Disa do ta shohin këtë si shenjën e Mino Raiolas. Që nga vdekja e superagjentit, Rafaela Pimenta, e cila ishte krahu djatht&eum...
FRANCE - Më në vështirësi sezonin e kaluar, Achraf Hakimi rifitoi të gjithë aftësitë e tij nën drejtimin e Luis Eni...
MOLDAVI - Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Chisinau-t, në kuadër të ndeshjes së parë ‘fi...