LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kampione në Evropë, Gega pritet me ceremoni, Rama i puth duart, Ylli: Mos i lini sportet me lëmoshë

• Kampionia e Europës Luiza Gega u prit me ceremoni në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh në shenjë mirënjohje dhe nderimi për Luiza Gegën. Me mjetin e tipit ‘Cadillac’, kabriole, Gega u përlot në momentin që qytetarët brohorisnin për të dhe i dhuronin lule. • Kryeministri Edi Rama i puthi duart në shenjë mirënjohjeje. • Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Ylli Fideli tha se puna e madhe për arritjen e Luiza Gegës është bërë nga trajneri Taulant Stërmasi. Ai i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të rihapen kompanitë e basteve. Sipas tij, ato para duhet të shkojnë për sported që këto aktivitete të mos mbesin nën lëmoshën e buxhetit të shtetit. • Në fjalën e saj, ministrja e Sportit Evis Kushi tha se qeveria do të ndërmarrë një ligj të ri ku për sportistët elitar do të shpërndahen grada honorifike. Sipas saj, Luiza Gega do të ndërmarrë gradën kolonel. • Kryebashkiuaku Erion Veliaj tha se kanë aplikuar për tu shpallur vitin tjetër Tirana Kryeqyteti Europian i Sportit. • Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se Gega i ka dhuruar Shqipërisë letra fisnikërie.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vlerësimi i Gegës, gazetari Mulosmani: Ceremonia për Luizën duhej, gëzimi i saj për vlerësimin ishte i madh

Kampione në Evropë, Gega pritet me ceremoni, Rama i puth duart, Ylli:
Ermal Mulosmani

TIRANË- Gazetari Ermal Mulosmani ka komentuar reagimet në rrjetet sociale se Rama i ka vjedhur lavdinë Luiza Gegës ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Mulosmani shkruan se Luzia e meritonte ceremoninë e sotme, pasi është kampione Europe në Atletikë. Po ashtu ai e ka konsideruar atë si sportisten e shekullit për Shqipërinë, ndërkohë që ka shtuar se gëzimi i sotëm në fytyrën e Luizës për vlerëzimin është më i madh dhe e tejkalon Ramën .  

Postimi i Plotë:

Po lexoj gjithandej që Rama po ia vjedh lavdinë Luizs Gegës me pritjen në Kryeministri. Jam duke e ndjekë live në një klub ceremoninë. Por pa zë, shoh vetëm gjestet e Ramës. I ngre duart, vetullat, kruan kokën, prek hundën, ka një mëri e hakërrim kushedi ndsj kujt. Me siguri Opozitës. Mirëpo qenka fantastike ta shohësh kështu, të argëtoka më shumë sesa kur e dëgjon me vëmendje. Michelle Houellbeque te "Serotonina" tregon për këtë përvojën e shikimit të emisioneve franceze të darkës me versionin "mute". Argëtohej pafund, qeshte dhe rrinte me orë të tëra para ekranit, si fëmijë. Sa herë provonte të dëgjonte diçka tmerrohej dhe i kthehej versionit "mute". E rekomandonte gjerësisht si metodë. Kur pashë Ramën sot i dhashë të drejtë. Ishte shumë argëtuese. Tani të kthehemi edhe një herë te Luiza. Ajo është ndër shqiptaret e Shqipërisë, sipas meje, më meritorja. Sepse është kampione në mbretëreshën e sporteve, atletikën! Mund të ketë kampion shqiptar edhe në tavëll, domino, bilardo, mos u nxeh, xhudo, kajak etj etj. Por Kampione Evrope në Atletikë, në një garë prestigjioze do të duhen dhjetëra vite të vijë e dytë. Ajo është sportistja e shekullit për Shqipërinë. Kështu e shoh unë.

Tani a duhej ta priste Rama. Unë them poooo, patjetër që po. Imagjinoni për një çast të kundërtën, pra që Rama nuk e priti. Do ishte skandal. Luiza vetë ka nevojë për pak vletësim, nderim. Njeriu është qenie vanitoze. Miklimi i sedrës shkon paralel me shpërblimin financiar, për njerëz të caktuar është më i rëndësishëm sesa paratë. Njoh njerëz që koleksionojnë dekorata dhe i admitojnë si Harpagoni paratë. Luiza e meritonte cereminonë e vlerësimit, meriton çdo lëvdatë që shqiptarët ia dhanë me tepri. Volteri ka thënë diku : "Me anë të vletësimit e bëjmë përsosmërinë e tjetrit pronën tonë". Pra edhe yryshi ynë i krenarisë e ka pak nga thënia e Volterit. Edhe vlerësimi i Ramës gjithashtu. Por vlerësimi i gjithë shqiptatëve e, edhe ai i shtetit, kanë qenë një mirënjohje për Luizën dhe kështu duhen parë. Unë shoh gëzimin e saj për vlerësimin dhe as më shkon në mendje se Rama apo dikush tjetër përfiton diçka. Kështu që jam pro vlerësimit në këtë rast. Të kishte ndonjë vlerë dekorata Nderi i Kombit do të isha pro. Por atë e ka marrë edhe Ferdinand Samarxhiu ndaj nuk duhet ta bëjë pis Luizën. Për të duhet shpikur një dekoratë unikale. Plus pare, shumë pare....

Kampionia e Europës Luiza Gega u prit me ceremoni në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh në shenjë mirënjohje dhe nderimi për Luiza Gegën. Me mjetin e tipit ‘Cadillac’, kabriole, Gega u përlot në momentin që qytetarët brohorisnin për të dhe i dhuronin lule. 

3 VITE ME PARE

Artan Hoxha: Luiza Gegën e morën peng

Kampione në Evropë, Gega pritet me ceremoni, Rama i puth duart, Ylli:
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha e konsideron pengmarrje të Luiza Gegës ceremoninë e nderimit të saj. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se gegën që stërvitet tek Liqeni Artificial sot nuke k anë lënë të shijojë fitoren e saj, por e kanë marrë ‘peng’ në mënyrën më të shëmtuar për të përfituar të gjithë nga lavdia e saj. Gazetari shton se Luiza Gega është stervitur në shi, pikun e vapës, ka sakrifikuar e vetme dhe sot nuk ka askush të drejtë të përfitojë nga lavdia e krenaria që ajo ka arritur me shumë sforco.

Postimi i Artan Hoxhës:

Ne ditet e para te muajit gusht, ka ndodhur nje nga pengmarrjet me te bujshme ne historine e Shqiperise. Pos sot, ne ditet e fundit te muajit gusht, kryeministri i Shqiperise, kryetari i bashkise dhe nje taborr me ministria te qeverise, moren peng live, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” kampionen e sapo shpallur te Europes ne 3000 metra, Luiza Gegen…Çdo qytetar i kryeqytetit apo çdo shqiptar, qe ka dale qofte dhe nje here te vetme per nje shetitje nga liqeni artificial e ka pare me syte e tij ku stervitet Luiza Gega…Diten kur kampionia e re e Europes duhet te shijonte me shume se kurre lavdine e sakrifices se saj, duke triumfuar pertej çdo pengese ne kete vend, Luiza Gegen e moren peng, per ta privuar nga shija e krenarise te se qenit kampion europian ne kete vend. E moren peng ne menyren me te shemtuar, per te perfituar sadopak nga lavdia e saj, nga suksesi i saj, nga sakrifica dhe mundi i saj, nga dashuria qe shqiptaret e thjeshte kane per kampionen e tyre te sakrifices…Edhe diten kur duam te pershendesim dhe duartrokasim nje kampione europe, qe na perfaqeson me mire se askush tjeter. Na jep shprese dhe besim se ky vend BEHET. Pa piken e turpit, faqe gjithe shqiptareve, e merrni peng dhe shfaqeni para ekraneve duke na detyruar te degjojme perrallat dhe kapardisjet tuaja.

Jeni mjerane. Shume mjerane…Po pse nuk e dime ne se çfare ka hequr Luiza Gega per te mberritur ketu ku mberriti?! Po pse nuk e kemi pare Luiza Gegen te stervitet dhe vrapoje ne çdo livadh, shteg, asfalt, beton apo skerk te ketij vendi, per t’u bere kjo qe eshte sot?! Po pse kemi harruar ne, se si Luiza, fill e vetme ka sakrifikuar, ne shi dhe ne zhegun e vapes, aty ku nuk ka pista tartani e tapete atletike, sepse qeveritaret, politikanet dhe kryebashkiaket, mbreterit e betonit dhe shkaterruesit barbare me te medhenj te komplekseve sportive te vendit, nuk lane asnje centimeter piste atletike ne Tirane. Pikerisht ne kryeqytetin e vetem europian, qe nuk ka nje piste atletike, por ka kampione europe ne atletike. Ne kryeqytetin, qe sot e nderon Luizen me shume se askend tjeter, si kampionia me e re e SAKRIFICES ne kete vend…Te gjithe shqiptaret e dine sot me shume se kurre, se kampione Europe dhe kampione e sakrificave te çdo shqiptari per te ecur perpara ne kete vend te keqeverisur, eshte Luiza Gega dhe jo ju, qe e moret peng ne diten me re lumtur te jetes se saj….Harramseze, harram e paçi edhe kete dite…

Kampionia e Europës Luiza Gega u prit me ceremoni në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh në shenjë mirënjohje dhe nderimi për Luiza Gegën. Me mjetin e tipit ‘Cadillac’, kabriole, Gega u përlot në momentin që qytetarët brohorisnin për të dhe i dhuronin lule. 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Përlotet Luiza Gega: Kam pasur oferta nga shtete të tjera, dua Shqipërinë

Kampione në Evropë, Gega pritet me ceremoni, Rama i puth duart, Ylli:
Luiza Gega

TIRANË- Luiza Gega, kampione e Evropës në atletikë është përlotur gjatë ceremonisë për nderimin e saj. Me të dridhur, Ggea falenderoi të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë e kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Ajo kërkoi ndjesë për lotët dhe tha se nuk ishte përgatitur që do të kishte kaq shumë emocione në këtë ditë. 

"Faleminderit të gjithëve, ju falenderoj., nuk e harroj kurrë që kur isha në Kenia më pyetët për performacën dhe për gjithçka. Faleminderit....më falni...nuk jam përgatitur për këto emocione, nuk e prisja...më falni...falemidnerit të gjithëve, ju falenderoj ministra, zoti Veliaj, e kryeministri, nuk kam ndjerë kurrë politikanë më të afërt se ju. Para shumë vitesh kur kam marrë pjesë në një kampionat europian në Paris. Dola nga fundi dhe me diferencë. Kisha veshur ngjyrat kuq e zi dhe nuk isha ndjerë kurrë kaq keq. Dhe biseda me trajnerin ishte që kurrë nuk vij të përfaqësoj vendin tim. Doja të isha afër me konkurrentet e tjera. Aty isha ndarja se çfarë doja të bëja. Duhet të punoja shumë. Ishte një hap shumë i vështirë. Dhe trajneri më tha që do të kërkojë shumë mund dhe sakrificë. Duhet të stërvitesha në shi dhe të ftohtë. Pavarësisht halleve familjare. Filluam të bëjmë hapa që më sollën këtu. Rrugëtimi nuk ka qenë kaq i suksesshëm. Kam pasur shumë vështirësi. Sportistët pësojnë edhe dëmtime që të kthejnë mbrapa. Kam pasur edhe oferta për vazhduar me shtete të tjera por e dua këtë vend. Vërtetë e kam besuar që do vijë një ditë që vendi ynë do të ndryshojë. Kemi vërtetë gjëra për të përmirësuar, por kemi ecur shumë përpara. Nuk është kurrë vonë nëse do t’ia dalësh

,"- tha Gega. 

3 VITE ME PARE

VD-'Shifrat për Luizën nuk imagjinohen dot'/ Rama: Sportistët shqiptarë jashtë vendit marrin më pak

Kampione në Evropë, Gega pritet me ceremoni, Rama i puth duart, Ylli:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se shumë sportistë që nderojnë vendet e tyre marrin më pak se sportistja shqiptare Luiza Gega. Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se shpërblimi që është parashikuar për kampionen e Europës nuk imagjinohet dot.

FJALA E RAMËS:

Shumë do doja të flisja ende, por besoj se fjalët u thanë dhe për të mos marrë mësysh po i vë një hudhër fjalimit duke sjellë këtu në vëmendje një pjese brutale të komunitetit tonë që nuk e duron dot suksesin, nuk e durojnë dot dhe nga ana tjetër që nivelin e urrejtjes për tjetrin, s’ka rendësi nëse tjetri është i një ane tjetër politike, apo në një ane tjetër lagjeje, e ka te tillë sa është gati ta bëjë copë Shqipërinë, të bëjë copë çdo gjë që është shqiptare, jo se nuk e do atdheun, jo se nuk e do flamurin, jo se nuk e do shtëpinë e vet, por sepse nuk arrin dot ta kuptojë se atdheu nuk është vetëm i veti dhe i anës së vetë. Kjo arrin kulmin kur në vend të admirohet pikërisht ana reale e suksesit, që s’ka të bëjë fare me financat, që s’ka të bëjë fare me kushtet, por ka të bëjë vetëm me ëndrrën dhe vullnetin për ta ndjekur ëndrrën deri në fund. Shpotitet suksesi dhe flitet për euro, flitet për braktisje, për vuajtje dhe sfilitje. Kam vetëm një fjalë për t’u thënë këtyre. Shqipëria sot i shpërblen, sot, - jo Luizën sot, Luiza sot është vazhdimi i një rruge të hapur prej disa kohësh, - sportistët që bëjnë sukses më shumë sesa shumë vende të tjera shumë më të suksesshme. Mbase sepse ata kanë më shumë kampionë se ne, por e vërteta është kjo dhe unë dua ta falënderoj edhe Borën, edhe Evisin, edhe Fidelin që nuk folën për shifra.

Shifra e mbështetjes për Luizën është një shifër që nuk do ta imagjinonin dot sportistët që shkonin ndërronin kombësinë, jo në ’91, por në 2012 dhe ngrinin flamuj të kombeve të tjera për të nxjerrë deri në fund potencialin e tyre, jo sepse janë tradhtarë, por sepse nuk mund dot të jetojnë nën peshën e tradhtisë së atyre që e kanë për detyrë t’i mbështesin. Nuk do ta imagjinonin dot.

Në atë vend apo në ato vende ku ata kanë ngritur flamujt e kombeve të tjera shpërblimet janë më pak sesa shpërblimi që do marrë Luiza, me plot meritë, por nuk ka asnjë shpërblim financiar që mund ta shpërblejë Luizën për atë që i ka dhënë kombit dhe prandaj, unë dua ta them, përpara se ta mbyll, që edhe kjo medalje, “Kordoni i Madh i Yllit të Mirënjohjes Publike” është thjeshtë shprehja e përulur e admirimit, respektit dhe mirënjohjes, por nuk e kompenson dot sepse nuk ka shpërblim financiar, nuk ka medalje që mund të kompensojë sfilitjen, gjakun, lotët dhe djersën.

Normalisht, Luiza, kjo medalje është bërë për figura të larta shtetërore, kryesisht, pra normalisht këtë do e merrte Churchill e jo ti, por në fakt, ty të takon, ndoshta, më shumë se kujtdo tjetër sepse në mbajtjet e shenjave të kësaj medaljeje, shqiponjës dykrenare me yllin gjashtë cepësh, është hija e atletit të parë të kombit tonë, atleti i lirisë, Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

Duke t’u lutur të vish këtu, pa ju trembur shtatlartësisë sime të kotë, se mua më rrofshin gjithë këto centimetra dhe unë e di që ti je trime e nuk trembesh.

Edhe vetë Napoleoni që është themeluesi i Kordonit të Madh të Legjionit të Nderit, nëse i besojmë arkivave, ishte vetëm 2 centimetra më i gjatë se ti, por ishte 20 minuta më i ngadaltë sesa ti. 

3 VITE ME PARE

VD-Ceremonia për Gegën, Rama: Vajzat e djemtë do provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë talljetrapistët

Kampione në Evropë, Gega pritet me ceremoni, Rama i puth duart, Ylli:
Edi Rama

TIRANË- Gjatë ceremonisë së nderimit të sportistës Luiza Gega, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj kritikëve të sportit. Ai u shpreh se djemtë dhe vajzat shqiptare do të vërtetojnë të kundërtën e atyre që predikojnë ata që ai i quan si 'tallje trapësit'.

'Kështu që, e dashur Luiza, nëse më pyet se ku hyn ti këtu, unë mendoj që ti hyn në një kënd shumë specifik si para kumtuese e një Shqipërie ku shumë më tepër vajza e djem, shumë më shpejt sesa vonë, do provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë cinikët dhe më falni talljetrapistët me Kombin me flamurin dhe me çdo norme morale, dhe etike të traditës shqiptare.

Shumë vajza dhe djem që sot janë të regjistruar edhe në lëvizjen e re olimpike për të cilën kemi një vit që përgatitemi, në lëvizjen që do të nisë këtë shtator nga shkollat, nga universitetet, me mbi 650 skuadra të regjistruara në volejboll dhe basketboll për vajza dhe për djem në shkolla dhe rreth 50 pak a shumë, në mos gaboj, universitete që do të shtohen, me një kalendar që për herë të parë do të ketë lëvizja sportive ne Shqipëri e sportit jo thjeshte për të fituar, por e sportit për të ndryshuar në raport me jetën shoqërore, në raport edhe me tundimet dhe sfidat që sjell teknologjia e cila i ka mbërthyer kalamajtë pas atyre mrrokllave që i shkëpusin nga shokët, që i shkëpusin nga gjuha e folur, që i shkëpusin nga puna fizike dhe që s’kanë lidhje fare me sfilitjen, me gjakun, me djersen dhe me lotët, por pa këto nuk ka sukses, pa këto nuk ka progres, pa këto nuk ka zhvillim. 'tha Rama.

Rama nderoi sot sportisten me titullin “Kordoni i Madh i Yllit te Mirënjohjes Publike”. 

3 VITE ME PARE

VD-Luiza Gega kampione, Rama: I dha Shqipërisë letra të reja fisnikërie

Kampione në Evropë, Gega pritet me ceremoni, Rama i puth duart, Ylli:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se sportistja Luiza Gega i ka dhënë Shqipërisë letra të reja fisnike. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nderimit të sportistes, Rama tha se Gega i ka dhënë Shqipërisë imazhin e një vendi që ia del në mes të të gjithëve. 

'Ka diçka që bashkon emrin e tij me triumfin e Luizës dhe janë katër fjalë të cilat ai i përdori duke i bërë në fakt homazhin më të madh sipas meje, vetë sportit, kur i ngriti të gjithë në këmbë  britanikët në luftë me një recetë mahnitëse që i ka mbetur historisë, të fitores mbi nazizmin dhe u tha, “nuk kam asgjë për tu ofruar veç sfilitje, gjak, lot dhe djersë”.

Në fakt nëse e shohim të gjithë rrugëtimin dhe vrapimin e Luizës deri kur ka zbritur në pistë për ato më pak se 10 minuta që tanimë i përkasin historisë, ato janë hapa të pafundëm sfilitjeje, gjaku, lotësh dhe djerse. Pikërisht me këto katër fjalë të kthyera në një mënyrë të jetuari, Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie. Sipërmarrja e saj është marramendëse dhe kur flasim dhe mendojmë që çfarë i dhuroi Luiza Shqipërisë, imazhin e një Shqipërie që ia del, që ia del me kokën lart mes të gjithë të tjerëve. Është e pamundur të mos imagjinojmë se çfarë do të thotë kjo dhe është e pamundur të mos e shohim diferencën abisale mes këtyre katër fjalëve kaq të thjeshta dhe kaq të rënda dhe 400 milionë fjalëve të tjera të kota që konsumohen përditë dhe që nuk prodhojnë asgjë.

Gjak, sfilitje, lot dhe djersë është parakushti i çdo ngadhënjimi, i çdo përparimi. Është vetë kushti për jetë a vdekje i të ardhmes dhe tek fitorja madhështore me rekord të ri të kampionatit europian është në fakt edhe një dëshmi e vyer për të gjithë ne, sportistë dhe jo sportistë, të rinj apo më pak të rinj, për të gjithë brezat.'- u shpreh Rama.

3 VITE ME PARE

NGJASHMËRIA/ Luiza Gega dhe Papa Françesku, kampionja e Ati i Shenjtë që u pritën me kabriole

Kampione në Evropë, Gega pritet me ceremoni, Rama i puth duart, Ylli:
Pritja e Luiza Gegës dhe i Papa Franceskut

TIRANË- Luiza Gega, u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Pas shpalljes kampione, Luiza Gega u prit me një ceremoni mjaft të veçantë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. E hipur mbi një mjet me ngjyrë të kuqe të llojit “Cadillac”, pritja e Gegës ngjasonte shumë me atë të vizitës së Papa Françeskut në vitin 2014, më 21 shtator.

Ati i Shenjtë erdhi me një makinë me ngjyrë të bardhë, por e hapur, për të pasur mundësinë për të përshëndetur qytetarët më nga afër. I hipur mbi automjetin tip Benz G Class ngjyrë e bardhë me targa SCV1 (Status Civitatis Vaticanae) dhe e zbuluar, Papa Françesku mbërriti në Katedralen e Shën Palit, në Tiranë, dhe u përlot kur dëgjoi tmerret e persekutimit nën regjimin komunist.

“Të dëgjosh një martir që flet për persekutimin e vet, është tronditëse! Besoj se të gjithë ne që ishin aty, jemi prekur dhe emocionuar: të gjithë. E ata dëshmitarë, flisnin thua se po flitej për dikë tjetër, natyrshëm, me përvujtëri. Mua më ka bërë mirë, kjo!”- thoshte Papa Françesku ndër të tjera.

Në takimin me klerin shqiptar, në Vizita e Papa Françeskut u prit me interesim të madh, sidomos për mesazhet e tij mbi të ardhmen europiane të Shqipërisë, harmoninë fetare në vend, vlerën e familjes, kujdesin për të rinjtë. 

3 VITE ME PARE

VD-Fidel Ylli-Ramës: S'duam lëmoshë nga qeveria! Hap bastet e shpërble sportistët

Kampione në Evropë, Gega pritet me ceremoni, Rama i puth duart, Ylli:
Fidel Ylli

TIRANË- Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli ka kërkuar që Shqipëria të japë buxhet për sportet dhe të mos i trajtojë ata sikur të duan lëmoshë. Në një deklartë nga ceremonia për të nderuar Luiza Gegën e cila u shpall kampione e Evropës, Ylli tha se kërkojnë që KKOSH e qeveria shqiptare të jenë partnerë.

"Sportistët shqiptarë nuk marrin më rrugën e emigrimit për flamuj të tjerë. Luiza është anëtare e Forcave të Armatosura, duhet ta falënderojmë ministri Peleshi për ndihmën e dhënë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë nga qeveria zoti kryeministër, ne qeverinë e duam partner. Zoti kryeministër do të të bëja një thirrje, nxirri ato kompani bastesh që gëlojnë. Ato para t'ua japim shpërblime elitare sportistëve, për të rregulluar atë Pallat Sportesh, për të ringritur palestra vende. Ne nuk mund të kërkojmë lëmoshë nga buxheti i shteti, kaq është buxheti i shtetit. Unë kam qenë në Parlament dhe e di se si ndahet buxheti i Shtetit dhe sa është, por i merr errësira, njerëz anonimë, përse duhet të ndodhë kjo? U bë shumë mirë që u mbyllën, afër çdo institucioni, çdo shkolle, poshtë pallateve kishte 10 lokale bastesh, por ka ardhur momentin që të bëhet një studim, kaq të pasur jemi që ne këto para t’ia lëmë këto para rrugës? Kaq të mëdhenj jemi ne? duhet bërë një studim zoti kryeministër, kompani bastesh ka Italia. Ne nuk mund të rrime në atë Pallat Sporti zoti kryeministër, duhen bërë ljëra olimpike, ne kemi një hap tonin që duhet të tregojmë dhe të promovojmë që Shqipëria ka bërë reforma. Kemi marrë dy projekte nga Komisioni Evropian,"- tha Ylli ndër të tjera. 

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. 

3 VITE ME PARE

FOTO+VD- Ceremonia e nderimit të Luiza Gegës, Rama i puth duart sportistes

Kampione në Evropë, Gega pritet me ceremoni, Rama i puth duart, Ylli:
Edi Rama dhe Luiza Gega

TIRANË- Kampionia e Europës, Luiza Gega u prit me ceremoni në kryeministri. Kryeministri Edi Rama i ka puthur duart sportistes e cila u prit me brohorima të njerëzve që kishin mbushur rrugën përballë kryeministrisë.

Kampionia e Europës ka mbërritur me një makinë Kabriolet të kuqe ne bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku edhe po zhvillohet një ceremoni pritje në nder të saj, pasi u shpall kampione Europe në garën 3000 m me pengesa. Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. 

3 VITE ME PARE

VIDEO-Nis ceremonia! Luiza Gega pritet si kampione në Tiuranë, qytetarët i dhurojnë lule

Kampione në Evropë, Gega pritet me ceremoni, Rama i puth duart, Ylli:
Luiza Gega

TIRANË- Luiza Gega është pritur me shumë dashuri nga qytetarët shqiptarë. Pasi u shpall kampione Europe, ajo ka ardhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku dhe do të nderohet nga qeveria e kryeministri Edi Rama. E hipur mbi një makinë kabriolet, Gega shihet që përshëndet shumë qytetëtarë dhe i falenderon për mbështetjen. Shumë prej tyre i afrohen dhe i dhurojnë trëndafila të kuq. 

 

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. 

3 VITE ME PARE

FOTO- Në pritje të Luiza Gegës... Rama e Veliaj nisin diskutimin përballë kryeministrisë

Kampione në Evropë, Gega pritet me ceremoni, Rama i puth duart, Ylli:
Edi Rama dhe Erion Veliaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë pritur ceremoninë e nderimit të sportistes Luiza Gegës me shumë ëndje. Rama me duart kryq e Veliaj me duart në sup. Kështu janë dukur kreu i qeverisë me kryebashkiakun e Tiranës, teksa presin kampionen e Europës.

Kampione në Evropë, Gega pritet me ceremoni, Rama i puth duart, Ylli:

Gegës do t'i dorëzohet sot Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike nga kryeministri Rama. Për këtë ceremoni, kreu i qeverisë është veshur me kostum gri dhe me atlete po ashtu gri, për t'iu përshtatur formatit. 

Kampione në Evropë, Gega pritet me ceremoni, Rama i puth duart, Ylli:

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. 

luiza gega edi rama

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria