Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Al Khelaïfi ka konfirmuar se Juventusi kthehet në Asociacionin e Klubeve Evropiane pas largimit për shkak të Superligës. Presidenti i ECA-s hap derën për pjesën tjetër të klubeve disidente: Real Madrid dhe Barcelona.
ANGLI - Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) u takua në Londër para finales së Ligës së Kampionëve me praninë e presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin dhe sekretarit të FIFA-s, Mattias Grafström dhe e bëri këtë me një lajm të mire, sipas fjalëve të presidentit të saj Nasser Al Khelaïfi.
“E nis takimin me një lajm shumë të rëndësishëm: pasi kam pasur disa takime së fundmi me drejtorët dhe pronarët e tij, kam kënaqësinë t'ju informoj se Juventus ka aplikuar për t'u ribashkuar në ECA, i cili do të zyrtarizohet së shpejti.
Dyert e ECA janë gjithmonë të hapura për klubet që besojnë në interesat kolektive, reformat progresive dhe punën konstruktive me të gjithë aktorët. Ne jemi të kënaqur që Juventusi po i bashkohet familjes evropiane të futbollit”,- tha presidenti i PSG-së në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të ECA.
Juventus u largua nga ECA pas dorëheqjes së presidentit të saj, Andrea Agnelli, pas njoftimit për krijimin e Superligës. Agnelli ishte president i ECA-s nga shtatori 2017 deri në prill 2021 kur dymbëdhjetë klube evropiane njoftuan krijimin e projektit të Superligës.
Tani kanë mbetur vetëm dy skuadra 'rebele', Real Madrid dhe Barcelona, dy anëtarët e vetëm që kanë mbetur në projektin inaugurues të Superligës. “Dyert e ECA-s janë të hapura për të gjitha klubet. E shoh të logjikshëm vendimin e Juventusit për t'u larguar nga Superliga.
Në këtë moment (Real Madrid dhe Barcelona) janë vetëm, duket se janë kundër të gjithëve. Mendoj se është më mirë që ata të kthehen. Ata duhet ta kuptojnë gabimin që kanë bërë dhe ta korrigjojnë atë, do të ishte gjëja më e zgjuar…”,- ka komentuar tashmë Al Khelaïfi për një rikthim të mundshëm të ‘Zonjës së Vjetër’ në Bashkimin e Klubeve Evropiane.
Al Khelaïfi kujtoi gjithashtu numrin rekord të anëtarëve në ECA gjatë këtij sezoni madhështor. “Numri aktual i klubeve anëtare është rritur në 658 anëtarë të ECA-s, nga 266 klube në fillim të këtij sezoni, me 100% anëtarësim në 20 vende. Një rritje e madhe në 'familjen' e ECA me Al Khelaïfi në krye të shoqatës.
ECA, në takimin e saj në Londër, analizoi gjithashtu mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të mbajtur në Dublin dhe Kongresin e FIFA-s në Bangkok. Përveç marrjes së informacionit të përditësuar mbi përfundimin e procesit të shitjes së garave të UEFA-s për meshkuj në periudhën 2024-2027 dhe se si po shkojnë negociatat midis FIFA-s dhe 'Join Venture' me qëllim të marketingut të Kupës së Botës së ardhshme të Klubeve 2025.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Madridi vazhdon të zgjerojë legjendën e tij. Pak javë më parë, trofeu i saj i 36-të kampion i Ligës hyri n...
ANGLI - Portieri ukrainas Andriy Lunin mbërriti në Londër këtë të shtunë, për t'u bashkuar me shokët e tij dhe p&eu...
SPANJE - Sot në mëngjes, 270 tifozë të Real Madridit mbetën në tokë dhe nuk mundën të udhëtonin për ...
ANGLI - Borussia Dortmund luajti me dyer të mbyllura të shtunën e shkuar, një javë para finales së Ligës së Kampionë...
GJERMANI - Hansi Flick zyrtarisht u angazhua këtë javë si trajner i FC Barcelona për dy sezonet e ardhshme. Ish-trajneri i Bayern Munichut d...
SPANJE - Një nga çështjet që Deco dhe Hansi Flick duhet të zgjidhin në ditët në vijim është...
ARABIA SAUDITE - Nuk ishte nata e Cristiano Ronaldos të premten e 31 majit. Al-Hilal mposhti Al-Nassr me penallti (5-4) në finalen e Kup&e...
ANGLI - Toni Kroos luan këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin. Finalja e Champions...
Kylian Mbappé shtrëngon duart me presidentin e tij Nasser al-Khelaïfi gjatë finales së Kupës së Francës ANGLI - N...
ANGLI - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zv.presidenti i UEFA-s, Armand Duka, ka dhënë një intervistë ekskluzive ...