Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Klubi anglez nuk bëri të ditur kohëzgjatjen e kontratës me trajnerin 52-vjeçar spanjol

ANGLI - Spanjoli Javi Gracia është trajneri i ri i Leeds, skuadër e cila aktualisht renditet e 19-ta dhe e parafundit në Premier League, duke komunikuar marrëveshjen me trajnerin, me kusht që të pajiset me vizë pune.
“Leeds United ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur një marrëveshje me Javi Gracia për të marrë detyrën e trajnerit të ekipit të parë, me kusht që të merret një vizë pune”,- thuhet në faqen zyrtare të klubit, pa zbuluar kohëzgjatjen e lidhjes së nënshkruar mes palët.
Trajneri 52-vjeçar e njeh mirë futbollin anglez, pasi ka zëvendësuar portugezin Marco Silva në Watford në janar 2018, edhe pse ai qëndroi në detyrë vetëm për një sezon e gjysmë, me Hornets, që e shkarkuan gjithashtu në shtator të 2019-ës.
Gracia mbërrin te Leeds United në një moment të vështirë, i parafundit në renditje dhe aktualisht në një seri prej 10 ndeshjesh pa fitore në Premier League (gjashtë humbje dhe katër barazime), që nga 5 nëntori.
Skenari çoi në largimin, në fillim të shkurtit të trajnerit amerikan Jesse Marsch dhe Michael Skubala, që ishte i përkohshëm në tre ndeshjet e fundit.
Në karrierën e tij, Javi Gracia luajti për klube si Cádiz, Almeria, Osasuna, Málaga, Rubin Kazan, Watford, Valencia dhe së fundmi, për Al-Sadd, skuadra e vetme në të cilën ai fitoi një trofe, Ligën e Katarit.

B.T (Dosja.al)
FRANCE - Gazeta 'Evening Standard' parashikon një ndryshim në komandën teknike të Paris Saint-Germain me një të njohur të vje...
ANGLI - Belle Silva, gruaja e mbrojtësit të Chelseas, braziliani Thiago Silva, ka bërë bujë në rrjetet sociale në orët...
SPANJE - Mahamadou Landoure është një emër që premton të bëhet diçka për të folur në të ardhmen ...
HOLANDE - Ruud Gullit ka treguar se është befasuar nga puna që po bën Erik Ten Hag te Manchester United dhe nuk ka harruar edhe largimin e C...
TURQI - Taner Savut, drejtori sportiv i Hatayspor, u gjet i vdekur nën rrënojat, 15 ditë pas tërmetit në Turqi dhe Siri, që mori...
HOLANDE - Marco Van Basten, në një prononcim për televizionin holandez 'Ziggo Sport', kritikoi Antony, anësorin brazilian të Manchester...
BRAZIL - Këtë të hënë, futbolli brazilian mban zi për vdekjen e Jian Kayo, një portier i ri vetëm 21 vjeç, i ci...
ITALI - Zlatan Ibrahimović po i afrohet kthimit në fushën e futbollit me fanellën e Milanit, por ndërkohë ai gjeti një m...
GJERMANI - Iluzioni ka marrë përsipër ndeshjen mes Eintracht Frankfurt dhe Napolit. Kampioni aktual i Europa League dhe lideri i Seris&...
RUSI - Kampioni i shumëfishtë botëror i Jiu-jitsu, Vidadi Mardanov, u vra para shtëpisë së tij dhe tani ësht...