13 Prill 2023, 11:40
Nga DOSJA

FRANCE - Ndërsa thashethemet për largimin e tij janë rikthyer (sidomos në mediat spanjole) që pas dështimit të ri të PSG-së në Champions League, Kylian Mbappé ka dashur t'i rregullojë gjërat.
Në një intervistë për programin France 3 "Tout le Sport", në një takim të tij në Stade de France me fëmijë të sëmurë nga Shoqata "Premiers de cordée", sponsor i së cilës është edhe ai që nga viti 2017, sulmuesi parizien ka shprehur dëshirën e tij për të qenë ende në kryeqytet sezonin e ardhshëm. I pyetur se cili ishte hapi i radhës për të, kapiteni i skuadrës së Francës nuk la vend për dyshime apo hamendësime.
“Hapi tjetër? Unë do të doja të fitoja Champions League,- u shpreh golashënuesi më i mirë në L 1 dhe në historinë e PSG-së. - Unë kam bërë tashmë një finale, gjysmëfinale, çerekfinale, raundin e 16-të… Kam bërë gjithçka përveç fitores. Thjesht më mungon kjo. Shpresoj që të jetë sa më shpejt. Unë jam parizien dhe me kontratë. Pra, është për Paris Saint-Germain”.

Verën e kaluar, numri 7 i kryeqytetasve e zgjati aventurën e tij në Parc des Princes për tre vjet me një kontratë rekord. Prandaj, sulmuesi 24-vjeçar, synon të qëndrojë në Francë të paktën deri në Lojërat Olimpike të vitit 2024, për të cilat ai ka shprehur interesimin e tij në disa raste. “Është ëndërr për mua të marr pjesë në Lojërat Olimpike, aq më tepër në Paris”,- thotë ai.
Por sulmuesi i PSG-së është i vetëdijshëm për pengesat për të marrë pjesë në një event që nuk është pjesë e kalendarit të FIFA-s. “Nuk varet vetëm nga unë. Ka një klub, një kombëtare, me një Euro më parë (nga 14 qershori deri më 14 korrik në Gjermani), ndaj duhet të diskutojmë, të kemi parasysh të gjitha këto parametra”, - vazhdon ai, pa e fshehur dëshirën e tij të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 Prill 2023, 11:01
TURQI - Julia Ituma, 18-vjeçarja përballë volejbollit Igor Novara, vdiq, pasi u rrëzua nga dritarja e hotelit të Stambollit, k...
Sport
13 Prill 2023, 10:40
ZVICER - Futbollistët e Feyenoord dhe Roma do të hapin fazën çerekfinale të edicionit të sivjetmë të Europa League (...
Sport
13 Prill 2023, 10:14
SPANJE - Sonia Monroy është një aktore, këngëtare, prezantuese dhe ndikuese spanjole. Ajo është gjithashtu e njohur p&...
Sport
13 Prill 2023, 07:42
SPANJE - Ronald Koeman më në fund është kthyer në fillim! Duke u larguar nga kombëtarja holandeze në verën e vitit ...
Sport
13 Prill 2023, 07:33
FRANCE - Përballë një vërshimi ofendimesh dhe kërcënimesh me vdekje ndaj trajnerit të tij, Paris Saint-Germain vendosi të...
Sport
13 Prill 2023, 07:20
SPANJE - Vinicius mori çmimin MVP për lojën më të mirë. UEFA ia dha sepse kështu vendosi trajneri i ri i Portugalisë...
Sport
13 Prill 2023, 07:16
ITALI - Stefano Pioli buzëqesh me suksesin në shtëpi të Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions Lea...
Sport
13 Prill 2023, 06:59
ITALI - Pavarësisht humbjes kundër Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, Luciano Spalletti ësht&eum...
Sport
12 Prill 2023, 22:21
SPANJE - Një tjetër Real Madrid është ky që shfaqet në Champions League dhe këtë gjë e tregon mjaft mire edhe p&eum...
Sport
12 Prill 2023, 22:12
ITALI - Në “San Siro” po zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale, derbi italian mes Milanit dhe Napolit. Në një 45 ...