LIVE UPDATES
Sport

Ja shkaqet pse Mike Tyson i largoi tigrat: "Isha shumë budalla, ata të vrasin"!

Boksieri adoptoi tre tigra me të cilët flinte çdo natë, edhe pse e pranon se kjo ishte një gjë mjaft e rrezikshme

9 Gusht 2022, 15:24 Nga DOSJA

Ja shkaqet pse Mike Tyson i largoi tigrat: "Isha shumë budalla, ata

SHBA - Mike Tyson ka qenë i njohur për bëmat e tij të mëdha në ring, por ai gjithashtu ka bërë lajm në shumë raste edhe për blerjet e tij ekscentrike jashtë tij. Një nga blerjet që befasoi më shumë botën, ishin tre tigrat që Tyson adoptoi në rezidencën e tij në Las Vegas.

Kenia, Storm dhe Boris, siç i quajti Tyson, u birësuan pasi boksieri u lirua nga burgu për një abuzim seksual me një vajzë 18-vjeçare. Vetë Tyson ishte ai që tregoi historinë disa vite më parë për podcastin e 'Hotboxin': "Isha në burg dhe duke folur me një nga miqtë e mi atje dhe prej tij mësova se tregëtoheshin edhe kafshë. I thashë: Çfarë kafshësh? Majk, ata kanë gjithashtu disa tigra dhe luanë të mire, më tha”.

Kjo bisedë ishte fillimi i tekave të tij të reja, blerjes së kafshëve ekzotike. Kështu që pas dy muajsh kur doli nga burgu dhe u kthye në shtëpi Tyson kishte dy këlyshë tigri. Boksieri rrëfeu gjithashtu gjatë fjalës së tij në podcast, se kishte fjetur me ta, por që ishte diçka, që ai e pranon se ishte shumë e rrezikshme: "Unë isha shumë budalla në atë kohë. Nuk ka asnjë mënyrë për t'i zbutur plotësisht këto mace. Ato të vrasin rastësisht, nuk është se përpiqen ta bëjnë, e bëjnë rastësisht”.

Por macet kishin jetë të shkurtër në pronën e Majk për shkak të incidenteve të ndryshme. Boksieri iu desh t'i thoshte lamtumirë tigrit tij të parë për shkak të një frike: "Një herë, unë u detyrova të bëj gjilpërën e tetanozit, pasi ai më kafshoi. Unë u frikësova. Ata duhej të më bënin shtatë qepje, kështu që vendosa që ta largoja tigrin”, komentoi ai.

Ja shkaqet pse Mike Tyson i largoi tigrat: "Isha shumë budalla, ata

Ish-menaxheri Shelly Finkel zbuloi për ‘Sun Sport’ pse duhej të hiqnin qafe tigrin e dytë. Ai tregon një histori që i habiti të gjithë: "Prona e Majk në Las Vegas ishte midis dy shtëpive dhe në njërën anë jetonte një burrë që kishte dy qen. Majk vendosi të bënte një shëtitje me një nga tigrat, i cili teksa pa qenin u ngjit në mur për ta ngrënë”,- tregon menaxheri.

“Burri po shikonte nga dritarja, sesi tigri po përpiqej të hante qenin e tij dhe ndërkohë Majk po përpiqej ta ulte poshtë. Në fund, tigri nuk arriti ta hante qenin”, shpjegoi Shelly.

Por historia nuk mbaron me kaq. Ish-menaxheri Tyson tregon se në fund të ditës mori një telefonatë nga klienti i tij paksa i mërzitur: "Shoqëria Amerikane për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve ka ardhur në shtëpinë time sepse nuk mund t'i mbaj tigrat në robëri. Si mendoni se e morën vesh?", më pyeti Tyson. Ishte e qartë fqinji kishte denoncuar ngjarjen”.

Tigresha e tretë, Kenia, jetoi më gjatë në rezidencën e Las Vegasit, por qëndrimi i saj nuk zgjati shumë, pasi i hëngri krahun një personi që hyri fshehurazi në pronë. Mike Tyson mori vendimin për ta kompensuar viktimën me 250 mijë dollarë dhe më në fund hoqi qafe të vetmin tigër që i kishte mbetur në atë kohë.

Ja shkaqet pse Mike Tyson i largoi tigrat: "Isha shumë budalla, ata

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale