14 Shkurt 2025, 08:30
Nga DOSJA
FRANCE - Ish-zv.presidenti i Federatës Franceze të Tenisit (FFT), Jean-Pierre Dartevelle, u dënua të enjten me 10 vjet burg nga gjykata penale e Doubs për përdhunimin e një ish-lojtareje, gati 50 vjet më të re se ai.
Dënimi i dhënë është në përputhje me atë të kërkuar më herët në mbrëmje nga Prokurori i Përgjithshëm François Prélot, siç është masa shtesë e ndalimit të çdo veprimtarie që lidhet me të miturit. Jean-Pierre Dartevelle, 74 vjeç, u përball me 15 vjet burg.
I pyetur nga gjykatërsi nëse e kishte kuptuar dënimin që i ishte shqiptuar, Jean-Pierre Dartevelle u përgjigj "Po". Gjykata e shpalli atë fajtor për përdhunimin e një tenisteje të re midis shtatorit 2016 dhe marsit 2018, kur ajo ishte nga 17 deri në 19 vjeç.
“Pala civile që unë përfaqësoj dhe ndihmoj njihet në statusin e saj si viktimë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për të”, u tha gazetarëve avokati i së resë, Benjamin Liautaud. “Sot, për sa i përket klientes time, kufizimi moral është njohur dhe sanksionuar.
Në seancë, përfaqësuesi i prokurorit publik gjithashtu theksoi se i akuzuari gjatë tri ditëve të gjykimit “nuk ka lëvizur asnjë pikë në deklaratat e tij”, ndërsa prindërit e viktimës, tashmë 25 vjeç, “pritnin rrëfime, keqardhje, falje”.
70-vjeçari, një burrë i vogël i veshur me të zeza, e kishte përshkruar një "histori të mrekullueshme dashurie" me akuzuesen e tij. Ajo e kishte denoncuar përdhunimin në vitin 2018, duke përshkruar një marrëdhënie “të detyruar” dhe duke shpjeguar se ishte viktimë e “kontrollit” të këtij burri që ishte shumë i afërt me prindërit e saj në botën e tenisit.
Ajo gjithashtu tha se u përpoq të gjente zgjidhje për të dalë nga kjo pengesë që ai kishte mbi të. "Kam krijuar një frikë të madhe ndaj (...). Nuk mund të gjeja një rrugëdalje ose nuk pata guximin ta bëja këtë, më vinte shumë turp."
B.T (Dosja.al)
Sport
14 Shkurt 2025, 08:00
ITALI - Prezenca e tij në tribunat e stadiumit Pierluigi Penzo ishte vënë re. Të dielën e kaluar, Wissam Ben Yedder ishte d&e...
Sport
14 Shkurt 2025, 07:30
PORTUGALI - Në fundin e Porto-Romës që përfundoi 1-1, Claudio Ranieri shpërtheu të gjithë zemërimin e tij ndaj gjyqtarit...
Sport
14 Shkurt 2025, 02:14
ZVICER - U luajtën mbrëmë, duke nisur nga ora 18:45, tetë ndeshjet e para për në fazën e “play-off”-it n&eum...
Sport
14 Shkurt 2025, 01:49
HOLANDE - Az Alkmaar fitoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Galatasaray në ndeshjen e parë të “play-off”-it në Europa League...
Sport
13 Shkurt 2025, 18:51
TIRANE - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Në një intervis...
Sport
13 Shkurt 2025, 18:09
FRANCE - Është një rast që mund të shkaktonte një efekt të tmerrshëm, nëse do të realizoheshin kërcë...
Sport
13 Shkurt 2025, 17:42
SPANJE - Tifozët e Barçës mund të buzëqeshin, e ardhmja duket e ndritshme! Prej disa javësh, drejtuesit Blaugrana kanë nd&e...
Sport
13 Shkurt 2025, 17:11
SPANJE - “Pas një lufte të gjatë që e luftuat me guxim, mbrëmë ndërrove jetë”. Me këto fjalë...
Sport
13 Shkurt 2025, 16:58
ANGLI - Së shpejti një risi e madhe në futbollin anglez. Federata Angleze e Futbollit (FA) njoftoi të enjten se teknologjia gjysmë auto...
Sport
13 Shkurt 2025, 16:44
SPANJE - Me shprehjen e tij të padurueshme dhe vetullën tradicionale të ngritur, Carlo Ancelotti ka çimentuar fytyrën e tij në h...