Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Unë nuk preferoj të bëj paralelizma, ka qenë një vit me histori komplet tjetër, në një situatë tjetër, në një ambient komplet tjetër. Ishte sezon i mrekullueshëm, kështu që ngelet ashtu. Unë personalisht mendoj se ai grup lojtarësh ishin burra për mua”.

TIRANE - Skënder Gega, i vetmi trajner që ka mundur ta nxjerrë Partizanin kampion në shekullin e XXI-të, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, i bën një analizë të hollësishme ekipit të kuq dhe Superiores në përgjithësi. Ai flet edhe për ndarjen me Kukësin pas vetëm katër javësh nga nisja e kampionatit. Gega nuk heziton të flasë as për elemente negative të futbollit tonë, që po e pengojnë vit pas viti të zhvillohet dhe të tregojë rritje të ndjeshme.
Si ju duket Partizani, është në gjurmët e atij tuajit para tri vitesh?
“Unë nuk preferoj të bëj paralelizma, ka qenë një vit me histori komplet tjetër, në një situatë tjetër, në një ambient komplet tjetër. Aq më tepër për mua që isha për herë të parë si trajner i Partizanit. Ishte sezon i mrekullueshëm, kështu që ngelet ashtu. Kurse në këtë vit, me aq sa kam pasur mundësi ta ndjek për shkak të angazhimeve të mia, kanë bërë nisje të mirë dhe e meritojnë të jenë të parët”.
Shihni ndonjë element të ngjashëm të kësaj skuadre me tuajën, pasi emrat kanë ndryshuar thuajse totalisht?
“Po, patjetër, kështu është jeta, gjërat ndryshojnë dhe evoluojnë. Dikur me ndryshime bëhet progres, ndonjëherë ngelesh në vend, apo bën regres. Emrat janë të përveçëm. Unë personalisht mendoj se ai grup lojtarësh ishin burra për mua. Të gjithë kishin karaktere burrërore. Futbolli patjetër që ka brishtësi, zbehje e luhatje, sepse luajmë me kundërshtarë të niveleve të ndryshme. Unë e kam kaluar me qetësi. E rimerrnin veten pas ndonjë goditjeje, kishin harmoni, çdo gjë ishte e hapur dhe dashamirëse mes meje dhe ekipit apo mes meje kundrejt klubit. Nëse nuk funksionon kjo nuk do të jesh asnjëherë i suksesshëm. Edhe unë mora pjesën time të suksesit, e kisha ëndërr të dilja kampion me atë fanellë, sepse jam rritur atje. Këtë vit ka gjëra pozitive, të cilat i kam dalluar. Kanë luhatjet e veta, në futboll luhet për pikë dhe ai që e ka biznes në fund sheh pikët dhe investimin, por teknikisht asnjë ekip nuk është perfekt. Përtej luhatjeve kanë bërë ndeshje të mira. Duhet mentalitet i fortë i ekipit dhe lojtarë të aftë të ngrihen emocionalisht qoftë pas derbit, qoftë në ndeshjet e tjera. Vetëm ato të nxjerrin kampion”.
Ju nuk humbët asnjë derbi nën drejtimin e Partizanit, por ndryshe po ndodh me skuadrën aktuale. Çfarë mendoni se i duhet kësaj skuadre për të dalë me sukses në derbi?
“Kam dëgjuar dhe kam lexuar njerëz që prononcohen vazhdimisht për derbet dhe ndonjëherë kur janë emocionale edhe ndoshta gabojnë, sepse historikisht derbet nuk kanë pasur diferenca. Cinizmi, loja me kujdes dhe ekuilibrat e bëjnë një derbi jospektakolar, por gabimet të jenë të limituara. Unë besoj se në gjithë këto derbe që Partizani nuk ka triumfuar, ka qenë për shkak të mungesës së ekuilibrit. Kurse ai Partizan, që vazhdimisht cilësohej si cinik, por jo spektakolar, garancinë e kishte, sepse kishte ekuilibra dhe ishte i ndërgjegjshëm se 90-minutëshi luhet deri në sekondën e fundit. Në atë vit kemi fituar tri derbe dhe kemi barazuar një. Ka qenë shumë e veçantë, sepse kemi ngritur Kupën pas 26 viteve po në fushën e Tiranës”.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - E kuqja e gjakut të Antonio Rüdiger tërhoqi vëmendjen te bari i stadiumit të Legias. Nuk mbeti njeri n&e...
SPANJE - Julen Lopetegui u shkarkua nga detyra e trajnerit të Sevillas të mërkurën e kaluar pas humbjes kundër Borussia Dortmund...
ITALI - Futbolli është një sport që lë gjithmonë imazhe në kujtesë. Disa më tronditëse dhe të...
FRANCE - Gjendja shpirtërore e Kylian Mbappe dhe dëshira e tij për t'u larguar nga PSG në janar, shkon keq në mediat europiane. ...
GJERMANI - Borussia Dortmund do të duhet të presë të paktën edhe dy javë përpara se të vërtetojë kualifikimi...
FRANCE - Christophe Galtier, trajneri i PSG -së, pas barazimit 1-1 ndaj Benficas, ka komentuar ndeshjen, si dhe ka përgënjeshtruar fj...
ITALI - Milani humbi 2-0 në shtëpi nga Chelsea dhe tani i komplikohet rrugën drejt kualifikimit në fazën e 16-të të Champio...
EUROPË- Ditën e sotme u luajtën takimet e raundit të katërt të Champions League. Kryendeshja e ditës ishte përballja m...
ITALI- Pas humbjes së rëndë në Haifa kundër Maccabit, presidenti Andrea Agnelli është i pari që flet te Juventusi, duk...
IZRAEL- Juventusi humbet 2-0 ndaj Maccabi Haifa-s dhe pëson humbjen e tretë në Grupin H të Champions League dhe me këtë disfat&e...