Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Ka tre herë në tetë ndeshje që ne i kemi ulur standardet tona, dhe ne që dëshirojmë të konkurrojmë në krye, nuk duhet ta lejojmë këtë të ndodhë”.

ANGLI - Në humbjen e papritur të Arsenalit kundër Bournemouth dje, pasi mbeti me 10 lojtarë për shkak të largimit me karton të kuq të Saliba-s pas gjysmë ore lojë, Declan Rice gjithashtu kërcëlliu dhëmbët i zhgënjyer.
Metronomi i ‘Topçinjve’ u tregua disi i konfliktuar në pas-ndeshjen në mikrofonat e klubit për humbjen 2-0: "Mund të them një milion gjëra. Por jam krenar për lojtarët të jem i sinqertë. Mendoni për mënyrën me të cilën ne reaguam, duke luftuar me 10 lojtarë, nuk ishte ideale... Sapo thamë atje (në dhomën e zhveshjes), se ka tre herë në tetë ndeshje, që ne i kemi ulur standardet tona. Dhe ne që dëshirojmë të konkurrojmë në krye, nuk duhet ta lejojmë këtë të ndodhë”.
Gota gjysmë e mbushur, qëndron në përgjigjen: "Por edhe një herë reagimi që treguam dhe besimi duhen vlerësuar, se ne vazhduam për ta fituar ndeshjen me mundësitë që patëm. Jam krenar për të djemtë dhe mentalitetin që shfaqën”.
Objektivi mbetet i njëjtë, si në fillim të sezonit: "Ne do të vazhdojmë të shtyjmë, do të vazhdojmë të luftojmë, mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme. Tifozët ishin fantastikë. Humbja është shumë zhgënjyese, sepse donim të mbesnim të pamposhtur, Por ky është futbolli dhe është një slitë e vërtetë, nuk do të ishte kurrë perfekt, ka ulje dhe ngritje, por duhet të qëndrojmë së bashku, sepse ka gjashtë apo shtatë ndeshje të tjera këtë muaj, kështu që ka shumë gjëra pozitive për të parë."
Kartoni i kuq ndryshoi inercinë e ndeshjes kundër Bournemouth: "Nëse ndeshja mbetej 11 kundër 11, sigurisht që ne do të vazhdonim të luftonim për ta fituar ndeshjen, megjithëse edhe me 10 lojtarë krijuam ende mundësi të jashtëzakonshme. Ata ishin aty dhe na lanë hapësira të mëdha, por ky është futbolli, nuk mund ta urosh apo ta luash, duhet ta fitosh dhe në fund me dy gabimet që bëmë në momente kritike, humbëm. Kjo është mënyra më e mirë për ta përshkruar atë."
Një duartrokitje e përzemërt për mbështetjen: “Këta tifozë ishin kaq të shumtë në stadium, edhe para se të dilnim për t'u ngrohur, ata kënduan emrat tanë, brohoritën dhe pastaj mbetëm me 10 lojtarë, e ndjemë mbështetjen dhe ju dëshironi të bëni shumë mirë për ta dhe të bëni një performancë për ta, sepse ata paguajnë paratë e tyre që të vijnë të na shohin. Të mos fitosh është zhgënjyese, por ne i falënderojmë ata dhe kemi dy ndeshje në shtëpi, me Shakhtarin dhe Liverpoolin, kështu që e di që ata do të jenë përsëri me ne për këto."
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Në ditën e tetë të Premierligës, nxehet dueli për në krye mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt....
ITALI - Napoli mposhti 1-0 Empolin në ndeshjen e ditës së tetë të Serisë A dhe u konfirm...
SPANJE - Barcelona mposhti Sevillan me rezultatin 5-1 në duelin e vlefshëm për javën e 10-të të La Ligës. Dominim i katalanas...
TURQI - Rei Manaj është kthyer në këto dy sezone në idhullin e tifozëve të Sivaspor. Kthimi i tij në fushën e loj&e...
ITALI - Interi mposhti Romën në supersfidën e javës së 8-të të Serisë A. Goli i kapitenit Lautaro Martinez në minut...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo, përveçse një futbollist i madh, është edhe baba dhe duhet të përballet me s...
GJERMANI - Ralf Schumacher bëri bujë gjatë verës, kur në një postim në Instagram zbuloi se është homose...
TURQI - Këtë të shtunë, Galatasaray ka shënuar fitoren e tetë në nëntë ndeshje të Superligës ...
GJERMANI - Mesfushori gjerman Aleksandar Pavlovic ka thyer klavikulën këtë të shtunë dhe do të jetë jashtë garës ...
TIRANE - Luiza Gega ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Maratonën e Tiranës, duke vendosur një rekord komb&eum...