Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në prag të kësaj sfide, tepër të vështirë për kombëtaren shqiptare, mediat angleze kanë nisur të bëjnë prognoza të llojeve të ndryshme. E tillë është edhe analiza e fakteve nga “englandfootball.com”
ANGLI - “Tre Luanët” do të përballen me kuqezinjtë tanë më 21 mars, në stadiumin mitik “Wembley”. Për të dyja skuadrat do të jetë starti i fushatës eliminatore të Botërorit 2026, teksa në grupin tonë kualifikues janë edhe Serbia, Lituania dhe Andorra. Në prag të kësaj sfide, tepër të vështirë për kombëtaren shqiptare, mediat angleze kanë nisur të bëjnë prognoza të llojeve të ndryshme. E tillë është edhe analiza e fakteve nga “englandfootball.com”:
Statistikat e përballjeve:
Përballja e fundit: Angli-Shqipëri 5-0, kualifikuese e Kupës së Botës, 12 nëntor 2021, stadiumi “Wembley”.
Anglia i ka fituar të gjitha (6) ndeshjet kundër Shqipërisë, duke pasur një përqindje më të mirë suksesi vetëm kundër Luksemburgut (9/9), San Marinos (8/8) dhe Maltës (7/7).
Shqipëria ka shënuar vetëm një gol në 6 përballjet me Anglinë. Fjala është për realizimin e Altin Rrakllit në humbjen 3-1, në mars 2001. Kjo është norma më e ulët e golave për ndeshje (0.17) kundër çdo kombi, që ka sfiduar të paktën tri herë.
Anglia është e pamposhtur në 31 kualifikueset e fundit të Kupës së Botës (23 fitore, 8 barazime), rekordi më i gjatë aktual për një kombëtare europiane.
Vetëm një herë Anglia e ka humbur ndeshjen e parë të një fushate kualifikuese (13 fitore, 3 barazime), kur u mposht 1-0 nga Gjermania në tetor 2000, në ndeshjen e fundit në “Wembley” e vjetër.
Shqipëria nuk ka fituar kurrë një ndeshje zyrtare kundër një kombëtareje të renditur në “top 10” të FIFA-s (2 barazime, 17 humbje). Përfshirë miqësoret, kuqezinjtë kanë mposhtur Francën (renditur e nënta) me rezultatin 1-0, në qershor 2015, falë një goli të Ergys Kaçes.
Anglia ka fituar 16 nga 17 ndeshjet e fundit kundër kombëtareve që emri i tyre fillon me shkronjën “A” (Albania), pra ka vetëm një barazim, duke e mbajtur portën e paprekur në 15 prej tyre. Kombëtarja e fundit me “A” që mundi Anglinë ishte Australia në “Upton Park”, në shkurt 2003, ndërsa në një ndeshje zyrtare ishte Argjentina në Kupën e Botës 1986.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Thomas Tuchel si trajner i Anglisë. Secili nga dhjetë trajnerët e fundit të përhershëm të “Tre Luanëve” e ka fituar ndeshjen e tij të parë, që nga barazimi 1-1 i Bobby Robson kundër Danimarkës më 1982. I vetmi trajner i përhershëm që ka humbur ndeshjen e parë ishte Alf Ramsey më 1963 kundër Francës.
Jude Bellingham është përfshirë në 10 gola në 15 paraqitjet e tij të fundit për Anglinë (5 gola, 5 asistime). Paraqitja e tij e radhës do të jetë e 41-ta, duke thyer rekordin e Wayne Rooney për më shumë ndeshje me Anglinë të një lojtari nën 21 vjeç (Rooney kishte 40 ndeshje mes viteve 2003 dhe 2007).
Që nga debutimi i tij në një kualifikuese të Kupës së Botës në shtator 2016, vetëm Robert Lewandowski (25) dhe Cristiano Ronaldo (21) kanë shënuar më shumë gola në eliminatore se Harry Kane (17 gola në 14 ndeshje). Sulmuesi i Bayern Munich ka qenë gjithashtu i përfshirë në 6 gola në 2 ndeshjet kundër Shqipërisë (4 gola, 2 asistime).
Përballjet e deritanishme:
“Tre Luanët” janë përballur me Shqipërinë në nivel kombëtaresh të para në 6 raste, duke i fituar të gjitha.
Tri përballjet e fundit ndaj Shqipërisë:
Angli-Shqipëri 5-0, kualifikuese e Kupës së Botës, 12 nëntor 2021
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, realizoi një “hat-trick” në pjesën e parë, ndërsa Harry Maguire dhe Jordan Henderson shënuan gjithashtu, duke e çuar kombëtaren ishullore drejt kualifikimit në Kupën e Botës 2022.
Shqipëri-Angli 0-2, kualifikuese e Kupës së Botës, 28 mars 2021
Kjo fitore 2-0 në Tiranë siguroi vazhdimin e ecurisë së suksesshme të Anglisë në kualifikime, me Harry Kane dhe Mason Mount që gjetën rrugën e rrjetës.
Angli-Shqipëri 2-0, kualifikuese e Kupës së Botës, 5 shtator 2001
Skuadra e Sven-Goran Eriksson triumfoi 2-0 ndaj Shqipërisë më 2001, me Michael Owen dhe Robbie Fowler që shënuan golat për ta afruar Anglinë me kualifikimin në Kupën e Botës 2002.
Një javë pasi Ronaldo Nazario u detyrua të tërhiqte kandidaturën e tij për presidencën e Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), gruaja e “Fenomenit”, Celina Locks, shpërtheu në zemërim në Instagram, duke denoncuar ashpër “sistemin e korruptuar” të një “vendi të neveritshëm”, duke iu referuar Brazilit.
Modelja sulmoi autoritetet braziliane, të cilat i konsideron të korruptuara. “Korrupsioni vazhdon”, – shkroi ajo mbi një stemë të Brazilit.
Nëse deklarata e saj e parë nuk ishte mjaft e fortë, Celina Locks e ashpërsoi më tej kritikën, duke thënë troç: “Brazili është një vend i neveritshëm”.
Në dhjetor, Ronaldo kishte shpallur synimin e kandidimit për president të CBF. Megjithatë, kampioni i botës më 1994 dhe 2002 hasi në rezistencë të fortë nga federatat rajonale, të cilat refuzuan ta mbështesnin.
“Në kontaktin tim të parë me 27 federatat rajonale, u përballa me 23 dyer të mbyllura. Nëse shumica e drejtuesve besojnë se futbolli brazilian është në duar të sigurta, nuk ka rëndësi çfarë mendoj unë”, – u shpreh legjenda braziliane e futbollit në rrjetet sociale.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Tuchel do të debutojë në stolin e Anglisë pikërisht në ndeshjen përballë Shqipërisë në Wembley, n...
ANGLI - Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë të premte një ndeshje shumë të rëndësishme në Angli pë...
ANGLI - Trajneri i Kombëtares kuqezi, braziliani Sylvinho, në konferencë tradicionale për shtyp, para ndeshjes startuese për kualifikue...
ANGLI - Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është shfaqur krah trajnerit Sylvinho në konferencën për shtyp në prag t&...
BRAZIL - E mbledhur në Brasilia për t'u përgatitur për ndeshjet kundër Kolumbisë dhe Argjentinës në ndeshjet kualifikues...
SPANJE - Sezoni i parë i Julián Álvarez te Atlético Madridi ka bërë vetëm një gjë: konfir...
FRANCE - Zinedine Zidane bëri një shfaqje në Limoges, gjatë një ndeshje bamirësie në futsal. Ish-lojtari i Juventusit dhe Re...
SHBA - Boston Celtics, një nga skuadrat më ikonike dhe legjendare në NBA dhe më i suksesshmi me 18 unaza kampionati, po ndryshon...
GREQI - Kirsty Coventry u zgjodh presidente e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të enjten në Costa Navarino të Greqisë, në raund...
BRAZIL- Memphis Depay aktualisht është në Corinthians, duke luajtur në kampionatin brazilian të Serie A. N&e...