Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqipëria luan ndeshjen e fundit të Kualifikueseve të Botërorit 2026 kundër Anglisë në Tiranë, me objektivin “Play Off” që është arritur tashmë zyrtarisht. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u shpreh në konferencën përpara mediave se pavarësisht arritjes së objektivit, ekipi do të futet në fushë për të marrë tre pikët.
TIRANE - Shqipëria luan ndeshjen e fundit të Kualifikueseve të Botërorit 2026 kundër Anglisë në Tiranë, me objektivin “Play Off” që është arritur tashmë zyrtarisht. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u shpreh në konferencën përpara mediave se pavarësisht arritjes së objektivit, ekipi do të futet në fushë për të marrë tre pikët.
“Ne do të futemi në fushë për të marrë tre pikët. E kemi arritur play off-in, por është sërish një ndeshje e rëndësishme për t’u luajtur. Luajmë me një kundërshtar të fortë dhe do të japim më të mirën. Sigurisht që statistikat nuk i di, unë mendoj vetëm për ndeshjen. Kur i sheh është një gjë e mirë, por siç e thashë më herët, kemi një ekip që luan për të fituar Botërorin. Kemi një vetëbesim këto momente. Me armët tona, besoj se do bëjmë një ndeshje shumë të mirë nesër.
Nuk është vetëm për mua vështirësi të ndal Harry Kane, të gjithë mbrojtësit në botë kanë vështirësi me të. Por ne në mbrojtje dhe sulm luajmë si skuadër. Pse jo, Anglia ta pësojë një gol këtë kualifikuese? Nuk mendojmë vetëm për Kane, por për të gjithë ekipin anglez.
Sigurisht që mendojmë për play off-in. Edhe para ndeshjes me Andorrën e kishim mendjen aty. Në këtë pikë të përqendrohemi vetëm te Anglia, më pas të shohim shortin. Nga këto ndeshje mund të mësojmë për kundërshtarët.
Unë di të them që kemi vetëm një organizim shumë të mirë në këtë kombëtare. Jemi të gjithë të organizuar shumë bukur. Kemi rritur kualitetin. Duket edhe në fushë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Kane është shumë i fortë dhe ka kualitete. Është e vështirë të luash kundër tij. Foden njësoj ka kualitete. Është një lojtar që lëviz shumë. Duhet të bashkëpunojmë sa më mirë për t’i ndalur”, tha Gjimshiti.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Luis Rubén Rubiales, xhaxhai i ish-presidentit të RFEF (Federatës Mbretërore Spanjole të Futbollit), u shfaq për...
SPANJE - Robert Lewandowski ishte ylli i fitores së Barcelonës në Balaídos kundër Celta Vigos. Sulmuesi dha një nga ...
FINLANDE - Është përsëri Mikaela Shiffrin. Kampionia amerikane dominoi slalomin e Kupës së Botës në Levi t&e...
KOLUMBI - Tensionet ishin të larta gjatë ndeshjessë Botërorit U-17 midis Francës dhe Kolumbisë, por atmosfera shpërtheu fja...
SPANJE - Gjatë ditëve të fundit, kanë qarkulluar thashetheme të vazhdueshme rreth dorëheqjes së mundshme të Florentino...
ANGOLA - Instituti i Emergjencave Mjekësore i Angolës tregoi këtë të shtunë se regjistroi 70 lëndime në ndeshjen miq&e...
SPANJE - Gary Winston Lineker (Leicester, 1960) luajti për Barçën për tre vjet (1986-89) dhe shënoi 42 gola në 103 ndeshj...
PORTUGALI - Kombëtarja portugeze, pa Cristiano Ronaldon, pret Armeninë të dielën në një ndeshje vendimtare pë...
SPANJE - Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, i minimizoi polemikat rreth largimit të Lamine Yamal nga skuadra, duke theksuar se në...
BRAZILI - Carlo Ancelotti mund të ndihet gjithnjë e më rehat në rolin e tij si trajner i Brazilit, ndërsa përgatitet të nxj...