16 Prill 2024, 14:44
Nga DOSJA

GJERMANI - Gjithçka tregon se Julian Nagelsmann është afër që të bëhet pasardhësi i Thomas Tuchel si trajner i Bayernit, duke filluar nga kjo verë.
Dhe kjo, pavarësisht se Federata Gjermane e Futbollit (DFB) nuk heq dorë nga përpjekjet për ta bindur atë për të rinovuar deri në Kupën e Botës 2026. Nagelsmann ka kontratë si trajner me Federatën Gjermane deri në ‘Euro 2024’, që do të mbahet pikërisht në Gjermani.
Ndërkohë, Nagelsmann, 36 vjeç, ka një ofertë nga DFB për të vazhduar kontratën e tij si trajner i Gjermanisë, një pozicion që ai e mori më 22 shtator 2023, duke zëvendësuar Hansi Flick të shkarkuar. Por, kur Nagelsmann nënshkroi me DFB-në, kontrata ishte vetëm deri në Kampionatin Evropian.
Por gjithçka tregon se Nagelsmann është afër pranimit të propozimit për t'u rikthyer te Bayerni. Nuk mungojnë ata që mendojnë se në këtë pike, Federata Gjermane e Futbollit ka gabuar që i ka dhënë trajnerit të ri kontratë vetëm deri në ‘Euro 2024’. Nëse gjërat shkojnë mirë për ekipin gjerman, ata mund të gjenden përballë paradoksit të humbjes së trajnerit të tyre.
Nagelsmann (gjithashtu ish-trajneri i Hoffenheim dhe Leipzig) drejtoi Bayernin midis 2021 dhe 2023 (ai u shkarkua më 24 mars 2023 dhe u zëvendësua nga Thomas Tuchel, i cili do të largohet në qershor).
Dy të tjerë që u përfolën për Bayernin, janë Roberto De Zerbi (trajneri i Brighton) dhe Ralf Rangnick, trajner i Austrisë që nga viti 2022 dhe, mes skuadrave të tjera, ish-trajneri i Shtutgartit, Hanoverit, Schalkes, Hoffenheim dhe Leipzig.
B.T (Dosja.al)
Sport
16 Prill 2024, 14:27
ANGLI - Fituesi i madh ndaj Evertonit (6-0) të hënën në fushën e tyre, Chelsea, pak e afroi veten në garën p...
Sport
16 Prill 2024, 14:02
GJERMANI - Xabi Alonso adhurohet te Leverkusen. Tekniku spanjol, i cili njoftoi se do të qëndronte në klub sezonin e ardhshëm, pavar&...
Sport
16 Prill 2024, 11:49
ANGLI - Një sfidë e madhe i pret nesër në mbrëmje, Carlo Ancelottin dhe lojtarët e Real Madridit, teksa do të për...
Sport
16 Prill 2024, 11:31
SPANJE - Përplasja mes Barcelonës dhe PSG-së, në ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Champions League në mbr&...
Sport
16 Prill 2024, 11:11
Macron i dha titullin e Legjionit të Nderit, Kylian Mbappé dhe shokëve të tij pas kurorëzimit kampionë të Bluve në K...
Sport
16 Prill 2024, 10:59
TIRANE - Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datën, orën dhe stadiumin ku do të luhet finalja e madhe e Kupës së Sh...
Sport
16 Prill 2024, 10:48
SPANJE - Tifozët katalanas donin t’u prishnin natën e lojtarëve parizienë përpara ndeshjes së dytë çerekfinale t...
Sport
16 Prill 2024, 10:45
GJERMANI - Para rikthimit të ndeshjes çerekfinale të Champions League ndërmjet Dortmundit dhe Atlético Madridit, këtë t...
Sport
16 Prill 2024, 10:30
BRAZIL - Pak kthim dhe më pas largohet. Këtë të hënë, klubi brazilian i Santos-it njoftoi dorëheqjen e Kleiton Lima, trajne...
Sport
16 Prill 2024, 10:00
GJERMANI - Golashënuesi në ndeshjen e parë në fushën e Atlético Madrid (1-2), Sébastien Haller do të humbas&e...